BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Sport

Shkëmbi analizon Dinamon: Javët e ardhshme janë vendimtare, në Superiore luftojmë për një vend top

Shkëmbi analizon Dinamon: Javët e ardhshme janë vendimtare,

Dinamo kishte një dekadë që lëngonte në kategoritë inferiore, por më në fund ajo është kthyer dhe është kthim me pretendime, pasi presidenca ka investuar, ka sjellë lojtarë cilësorë dhe një trajner “dhelpër” si Bledi Shkëmbi, i cili ka dhënë prova se di të aplikojë futboll modern dhe pranohet nga të gjithë që Dinamo ka një trajner inteligjent që mund ta çojë skuadrën në nivele të larta dhe drejt trofeut. Në fakt, Dinamo është më mirë në Kupë, ku ka eliminuar Tiranën dhe tani ka përpara një pengesë po kaq të vështirë, sepse është rivali tjetër i derbit, Partizanit. Nëse kalon edhe të kuqtë, atëherë Dinamo bëhet skuadra favorite për të fituar trofeun e Kupës. Por nuk ndalet me kaq “nëndetësja” blu. Ajo ka ambicie të kapë Europën nga kampionati, pra të zërë një ndër tre vendet e para në klasifikim por që ta bëjë këtë i duhet të fitojë ndaj rivalëve direktë si Tirana, Partizani, Vllaznia, Kukësi e Teuta, por edhe Laçi që ka pasur tendenca ngritjeje gjatë javëve të fundit. Pikërisht me kurbinasit do të ndeshet Dinamo këtë fundjavë dhe trajneri Shkëmbi ka dhënë mendimet e tij për këtë sfidë dhe njëherësh objektivat sezonale të Dinamos. Në fakt, nga konferenca e shtypit Shkëmbi tha se në këtë transfertë të vështirë dinamovitët do të kërkojnë trepikëshin dhe ky është një objektiv që për të është i mundur.

Vështirësitë e përplasjes me Laçin, mungesat dhe ambicia për tri pikë

Trajneri Bledi Shkëmbi pranoi që në krye të herës që skuadra e tij do të udhëtojë drejt Laçit për të marrë tri pikët, por a do t’ia dalë kjo varet nga ecuria e që do të ketë gjatë ndeshjes dhe mënyra se si do ta menaxhojë atë. “Vijmë pas një fitoreje të vështirë më Kastriotin. E kam thënë që na duhen pikë për t’u ngritur, sidomos në aspektin psikologjik. Do të mundohemi të bëjmë ndeshjen më të mirë të mundshme përballë një prej skuadrave më të mira të kampionatit. Për fat të keq vazhdojmë të kemi probleme me dëmtimet. Na penalizon dalja me karton të kuq e Maliqit. Do të mundohemi të bëjmë më të mirën me lojtarët që kemi. Kam besim te të rinjtë që do t’u jepet shansi”, nënvizoi ai. Më tej foli për objektivat sezonale të “nëndetëses” dinamovite. “Është kampionat shumë i vështirë. Kam besim se do të luftojmë për zonën sipër. Në momentin që do të na bashkohen të gjithë lojtarët, jam i bindur që do të jemi më të fortë. Java që vjen do të jetë vendimtare për të ardhmen tonë. Në fazën e parë na mori Laçi një pikë në minutën e fundit. Do të shkojmë për të zhvilluar një ndeshje perfekte në fushën e Laçit, për të marrë fitoren. Ndoshta në fund të ndeshjes mund të jemi të kënaqur me barazimin, por kurrsesi nuk shkojmë për një pikë. Duhet parë në fund se çfarë ke dhënë dhe sa ke merituar. Nuk na tremb Laçi, sepse kemi luajtur dhe nuk na ka mundur. Nuk na ka mundur as Partizani, as Teuta. Shpresojmë që javën tjetër ta na kthehet ndonjë nga lojtarët e dëmtuar, sepse do të luajmë çdo tri ditë”, theksoi ndër të tjera trajneri dinamovitë, Bledi Shkëmbi. Ky takim do të thotë shumë për vazhdimësinë, sepse të dyja skuadrat janë aty-aty me pikë dhe me pozicione në renditje.