Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Shkëmbi analizon Teutën: Vendi i parë s’është rastësi, do të luftojmë për titull

Postuar: 23/10/2019 - 07:23

Teuta ndodhet në vend të parë në Superiore, me meritë, duke grumbulluar 15 pikë në 8 javët e para të saj, por në një garë mjaft të rivalizuar, ku kundërshtarët ndodhen vetëm një pikë larg. pranohet që ky kampionat do të jetë shumë i fortë deri në fund dhe Teuta do të synojë titullin, nisur dhe nga rezultatet e mira e të qëndrueshme të saj në këtë fazë të parë të garës. Megjithatë, trajneri Bledi Shkëmbi, thotë se skuadra e tij duhet të qëndrojë me këmbë në tokë, t’i marrë ndeshjet një e nga një dhe të japë më të mirën e saj duke nisur nga dueli i sotëm kundër Laçit, një prej rivalëve shumë të fortë të Superiores, skuadër që u hap probleme të gjitha ekipeve që marrin pjesë në garë. Prandaj, trajneri i Teutës, Bledi Shkëmbi, paralajmëron skuadrën e tij para sfidës me Laçin, pavarësisht rezultateve të dobëta të kundërshtarit në këtë fillim sezoni. “Me Laçin do të jetë një ndeshje e vështirë, duke marrë parasysh kundërshtarin. Është rival i fortë, pavarësisht rezultateve jo të mira deri tani. Laçi ka një ekip të kompletuar, shumë të mirë. Për më tepër, në fushën e tij është e vështirë ta mundësh. Pra, duhet të jemi të kujdesshëm dhe të japim maksimumin tonë për të marrë rezultatin që duhet”, theksoi tekniku Shkëmbi. Më tej ai komentoi ecurinë e grupit dhe mungesën e golave të shumtë, por kthimi i Kallakut është shenjë e mirë për grupin dhe vazhdimësinë. “Jam i kënaqur me çfarë dha ekipi kundër Flamurtarit. Luajtëm gjithë kohën në sulm, por nuk është e lehtë të shënosh shumë gola në futbollin e sotëm. Fitorja vlen mbi gjithçka. Nuk jam shumë dakord që ishte vetëm një inkursion i Kallakut. Vërtetë ishte një perlë e tij, një veprim teknik për t’u admiruar, por derisa u shënua goli kemi pasur 22 pasime. Topi nisi nga portieri dhe shkoi deri aty. Flamurtari nuk ishte aq i dobët, siç mund të duket në letër”, theksoi më tej Shkëmbi. Tekniku nuk pranon që skuadra e tij nuk ka fantazi, përkundrazi, beson se me Kallakun dhe Avdylin gjërat shkojnë në drejtimin e duhur, duke bërë që Teuta të funksionojë në tërësinë e saj, por edhe në hallka specifike falë kualitetit të lojtarëve. “Nuk më pëlqen të bëj gabimet që bëjnë të tjerët, që të them se, kur kam luajtur unë, futbolli ishte më i mirë. Nuk e kemi problem fantazinë te Teuta, pasi luajmë me Kallakun. Ai e bën shumë mirë këtë detyrë, por kemi edhe Avdylin. Sulmuesit nuk po shënojnë? Nuk më vjen mirë që kjo ndodh. Ata bëjnë maksimumin në stërvitje, punojnë shumë, ndaj vazhdoj të besoj se do të rikthehen te golat. Patjetër, sulmuesit do të jenë një ndihmë e madhe për ekipin”, vijoi rrëfimin e tij para gazetarëve trajneri i skuadrës durrsake, Bledi Shkëmbi. Kuptohet, vendi i parë i jep qetësi teknikut korçar, por jo në vazhdimësi, sidoqoftë, “djemtë e detit” do të luftojnë për titull këtë edicion dhe këtë re pranon indirekt edhe Shkëmbi. “Teuta, e para? Këtu punohet me dëshirë të madhe për rezultate të mira. Nuk është meritë vetëm e stafit. Merita kryesore iu takon lojtarëve, që kanë uri për sukses. Kjo gjë më pëlqen dhe na ndihmon shumë ne si staf teknik që të arrijmë objektivat. Duhet të mbajmë ritmin e kërkuar”, nënvizoi më tej Shkëmbi. Në fund ka një përgjigje edhe për Vrapin që ka bërë polemika në shtyp, por Shkëmbi zgjedh të mos i deklarojë në media mendimet e tij për miqtë, sikurse e vlerësoi ai. “Jam i pari i kësaj pune dhe nuk bëj asgjë me shoqëri e miqësi. Çfarë kam pasur, ndryshe nga të tjerët, nuk i them gjërat nëpër gazeta, por njerëzve përkatës në sy. Kjo është përgjigjja më e mirë. Unë vazhdoj ta falënderoj Vrapin për ndihmën e madhe që na dha sezonin e kaluar”, përfundoi komentin e tij trajneri i Teutës, Bledi Shkëmbi. Teuta do të përballet me Laçin në kuadër të javës së 9-të, që është e fundit për këtë fazë, ndërkohë që Teuta synon tri pikët për të mbajtur kreun. Përballë do të ketë një trajner rival shumë të fortë dhe energjik si Armand Cungu, kështu që dueli me Laçin do të jetë shumë i vështirë për Teutën e Shkëmbit. 

Adriatik BALLA

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 16/11/2019 - 23:28

Shqipëria U-19, e drejtuar nga Nevil Dede, është mundur me rezultatin 2-1 nga Belgjika U-19, në një ndeshje të vlefshme, për Grupin 4 eliminator.

Postuar: 16/11/2019 - 18:38

Trajneri i Francës Deshamp  kërkon vendin e parë për Kombëtaren që drejton.

Postuar: 16/11/2019 - 14:37

Një letër anonime që përmbante kërcënime dhe një plumb iu dorëzua ditët e fundit trajnerit të Int

Postuar: 16/11/2019 - 13:32

Jo vetëm kontrolle të rrepta dhe uniforma blu pa fund… E nesërmja duhet të jetë festë për

Postuar: 16/11/2019 - 10:13

Trajnerit të Interit, Antonio Konte-s, i ka mbërritur një zarf anonim në shtëpi, ku kishte brenda

Postuar: 16/11/2019 - 09:30

Nesër në stadiumin e ri kombëtar, i cili nisi si “Air Albania” do të luhet ndeshja e

Postuar: 16/11/2019 - 07:30

Argjentinasit fituan me rezultatin 1-0 miqësoren me rivalin vjetër amerikano-latin, v