BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Sport

Shkëmbi e quan Ballkanin e tij “Ferrari”, ish trajneri Munishi: Kujdes, ka probleme në kthesa!

Shkëmbi e quan Ballkanin e tij “Ferrari”, ish trajneri Munishi:

Një nga lëvizjet e bujshme në këtë merkato dimri në futbollin shqiptar në rajon nuk ka lidhje me lojtarët por me një nga teknikët e rinj. Pikërisht Bledi Shkëmbin, i cili u kontaktua nga klubi i Ballkanit në Kosovë dhe korçari pranoi, duke nënshkruar kontratë dhe duke u prezantuar zyrtarisht në drejtimin e skuadrës së Ballkanit. Kjo skuadër ka ambicie të forta dhe shpreson të fitojë trofe në futbollin kosovar, teksa një nga objektivat është pjesëmarrja në Europë. Shkëmbi e ka pranuar detyrën pas largimit të Ismet Munishit, ndërkohë që atmosfera nuk është më e mira e mundshme. Sidoqoftë, Shkëmbi e ka nisur me entuziazëm këtë aventurë të re në karrierën e tij, po jo të parën në Kosovë, pasi ai më parë ka drejtuar edhe klubin e Lirisë së Prizrenit dy vite më parë. Në prezantimet e tij, Shkëmbi ka lënë të kuptuar se ka marrë drejtimin e një skuadre të mirë, e një makinerie të shpejtë si “Ferrari”, por qëndrime të tilla janë pasqyruar me ironi nga ish-trajneri Munishi, i cili e këshillon Shkëmbin të bëjë kujdes me “Ferrarin” e tij, sidomos në kthesa, pasi dihet që “kokëkuqja” italiane është e shpejtë në pista të drejta por ka probleme në kthesa. Me kthesat Munishi nënkupton se klubi ka probleme dhe në momentet kur skuadra ka frenime në garë, atëherë vjen edhe dalja nga rruga, që do të thotë se bëhet “kurban” trajneri.

Çfarë deklaroi Munishi?

Në një intervistë për mediat, ish-trajneri Munishi shprehet se ndihet i lehtësuar pas “divorcit” me klubin e Ballkanit, por nga ana tjetër këshillon pasardhësin e tij, Bledi Shkëmbi, të bëjë kujdes në këtë nismë të tij në futbollin kosovar. “Sigurisht se nuk e kam përjetuar mirë ndarjen. Nuk ka qenë e lehtë. Më duhet të ruaj procesin në të cilin ndodhet klubi. Nuk kam dashur që të bëhet temë e gjatë kjo punë. Unë nuk jam dorëhequr, por jam shkarkuar. Më vjen mirë që opinioni më kanë përkrahur jashtë mase duke mos e atakuar askënd. Më ka ardhur shumë mirë kur jam vlerësuar nga qytetarët e Suharekës dhe më gjerë si dhe tifozët “Xhebraliat” për punën që e kam bërë aty. Presidenti (Arsim Kabashi) e di më mirë këtë punë, unë nuk merrem me spekulime. Çështjen e kontratës e kemi zgjedhur me presidentin. Mund të them lirisht se e kemi zgjedhur në mënyrë xhentëlmene. Unë do të vijoj të jem tifoz i Ballkanit. Shpresoj shumë që të paktën të fitojë trofe ose ta arrijë Evropën pasi që një gjë e tillë është reale në raport me kundërshtarët”, theksoi Munishi më pas vjen komenti për afrimin në krye të pankinës së Bledi Shkëmbit, i cili ishte rival me Orges Shehin. “Me Shehin do ta hamë drekën, e respektoj shumë. Shkëmbit i dëshiroj suksese dhe punë të mbarë. Nuk e di se a ka vozitur “Ferrari” më herët, le ta shijojë vozitjen, por le të ketë kujdes nga kthesat. Sa më takon mua, më duhet që të pushoj paksa deri në qershor. Nuk mund të luaj kundër skuadrës (Ballkanit) që e kam ndërtuar me shumë sakrificë dhe djersë. Në një nga televizionet tona na pret një projekt shumë i mirë, një emision fantastik për të cilin kemi shumë nevojë. Konsideroj se edhe si analist do ta jap kontributin tim të çmuar në zhvillimin e futbollit dhe luftimin e dukurive negative në futbollin kosovar. Trajnerët nga Shqipëria? Drenica e ka një trajner shumë të mirë si Bledar Devolli të cilin e kam mik. Devolli është trajner fantastik dhe më pëlqen shumë profesionalisht”, nënvizoi më tej Munishi.

Shkëmbin e ndihmon një italian

Në aventurën e tij të dytë në Kosovë, Bledi Shkëmbin do ta ndihmojë në këtë udhëtim në krye të klubit nga Suhareka edhe një teknik italian. Më mirë këtë çështje e sqaron vetë njoftimi i klubit të Ballkanit. “FC Ballkani sot shënon dy ngjarje të rëndësishme për vazhdimin e kampionatit, prezantimin zyrtar të kryetrajnerit z. Bledi Shkëmbi dhe bashkëpunëtorëve të tij, Francesko Vitobello në cilësi të ndihmësi trajnerit dhe z. Alban Shala në cilësi të trajnerit kondicional. Në takimin e sotëm është bërë njoftimi formal ndërmjet stafit të ri dhe futbollistëve, si dhe është shpalosur dinamika e ardhshme për sa i përket fazës përgatitore. Na priftë e mbara”, njofton klubi nga Suhareka.