BREAKING NEWS

Italia vazhdon të thyejë koronavirusin ,1109 të shëruar dhe 2107 të infektuar

Italia vazhdon të thyejë koronavirusin ,1109 të shëruar dhe
x

Sport

Shkon në tre numri i viktimave në Itali nga koronavirusi, ‘paralizohet’ futbolli, zbardhet mesazhi i Igli Tares

Shkon në tre numri i viktimave në Itali nga koronavirusi,

Me 152 rastet e konfirmuara, Italia bëhet vendi i parë në Europë dhe i treti në botë me më shumë raste të konfirmuara me koronavirus.

Gjithashtu situata me shpërthimin e “coronavirus” në Itali ka bërë që të përgjysmohen këtë fundjavë ndeshjet e Serisë A dhe të ekzistojë rreziku real për ndërprerjen e plotë të kampionatit nëse situata nuk normalizohet.

Ndër të paktat skuadra që kanë qenë në fushën e lojës sot ishte Lacio, e cila u përball me Xhenoan, por Igli Tare bëri të qartë se për të tijtë nuk kishte probleme dhe nëse do të ndalej kampionati e ata të pushonin siç bënin ekipe të tjera.

“Ka shqetësim, por masat duhen pranuar pasi mbrojnë interesin e njerëzve. Do të respektojmë çdo pozicion që del nga vendimmarrësit”, tha pak para fillimit të ndeshjes drejtuesi shqiptar i Lacios.