Sport

Shkuan për të parë Ronaldon, por ai nuk luajti, dy tifozët e Juves bëjnë veprimin ekstrem

Shkuan për të parë Ronaldon, por ai nuk luajti, dy tifozët e

Juventusi në këtë verë kishte  planifikuar një miqësore me yjet e kampionatit të Koresë së Jugut. Stadiumi ishte i mbushur në kapacitetin e tij maksimal teksa 65.000 spektatorë prisnin të shihnin nga afër futbollistët bardhezinj dhe më shumë Cristiano Ronaldon.

Por, për shkak të një mbingarkese muskulore, ylli portugez nuk zbriti për asnjë minutë në fushë duke shkaktuar pakënaqësi te të pranishmit.

Kështu, dy nga tifozët e pranishëm në stadium vendosën të hidhnin në gjyq kompaninë e biletave. Dhe, në fakt fituan, pasi tashmë kompania është e detyruar t’i dëmshpërblejë me nga 282 euro dy tifozët e pakënaqur, të cilët humbën mundësinë të ndiqnin në aksion CR7.