
EMRI/ Ndoqi klientin me thikë në rrugë pasi u ankua për faturën, identifikohet pronari i restorantit, policia e shpall në kërkim

Shpallja non-grata e gazetares ruse, reagon Grenell dhe paralajmëron Sveçlën: Precedent i tmerrshëm, zyrtarë të Kosovës mund ta pësojnë në të ardhmen

Procesi i Zajednicës në Kosovë/ “Turp historik dhe krim tradhtie kombëtare, antishqiptarizmi i bashkuar me korrupsionin e lartë shtetëror në Tiranë”, Spartak Ngjela bën paralajmërimin e fortë: Prisni dhe shikoni...

Iku i nxehti afrikan?! Shi, rrufe dhe ulje temperaturash! Parashikimi i motit për javën e ardhshme

Covid-19 në Shqipëri/ Ministria e Shëndetësisë publikon shifrat, ja sa raste të reja ka pasur në 24 orët e fundit

“1 javë pasi i thashë Metës këtë, mua Berisha më arrestoi”, Idajet Beqiri nxjerr prapaskenat dhe ngre dyshimet e forta

Reshje shiu dhe ulje temperaturash, meteorologu Hakil Osmani parashikon si do të jetë moti në gusht, surprizat që na presin javën e ardhshme dhe kthesa e madh pas datës 15

“Ma tregoi Fatos Nano në burg”, Idajet Beqiri plas ‘bombën’ për Ilir Metën

Shkurtaj gjen golin e parë në Kinë, Manaj ende s’e ka bërë sefte në Serie A me Specian

Shkruar nga Adriatik BALLA 27 Nëntor 2021

Lojtarët e Kombëtares po përpiqen të lënë gjurmë me skuadrat ku aktivizohen në kampionatet e ndryshme europiane, por duhet theksuar se futbollistë shqiptarë luajnë edhe në kampionatet e kontinenteve të tjera, madje deri në Kinën e largët. Një nga futbollistët e larguar nga kampionati shqiptar e që luan aktualisht në Kinë është sulmuesi Vasil Shkurtaj, futbollist që ka luajtur me Flamurtarin, Kukësin e Tiranën. Ai këtë edicion luan në kampionatin e ligës së dytë kineze, por kanë qenë parametrat financiarë që e bënë atë të zgjidhte të luante në këtë vend. Ka prej jë viti që është atje dhe më në fund ka gjetur rrjetën e tij të parë në Kinë, një gol që ka vlerë për statistikën historike të pranisë së tij në një kampionat kaq të largët. Ish-sulmuesi i Luftëtarit dhe Kukësit u zhbllokua në Lindjen e Largët pas më shumë se 1 viti që nga momenti që është transferuar te skuadra e kategorisë së dytë kineze Jiangxi Beidamen. Shkurtaj falë një finalizimi të bukur në minutën e 18-të i dha fitoren skuadrës së tij me Jiangsi Beidamen që mori një fitore me peshë me shifrat 1-0 Xinjiang Tianshan për raundin e 28-të të kampionatit. Zhbllokohet më në fund Vasil Shkurtaj që tashmë synon të shënojë të tjerë gola në Kinën e Largët. Kujtojmë që në kampionatin shqiptar Shkurtaj ka qenë një sulmues i spikatur, madje për nja dy sezone ishte një nga futbollistët më të kërkuaqr në treg. Kalimi në Kinë duket se nuk i ka shërbyer për tu rritur në planin sportiv, por atje Shkurtaj ka kontratë të majme në aspektin financiar. Mbetet të shihet se si do të vazhdojë më tej ai në merkaton e janarit, pasi mbyll një vit në Kinë. Nuk përjashtohet mundësia të kthehet në Superiore e një nga skuadrat e interesuara është Partizani, që ka nevojë urgjente për një lojtar goli.
Manaj shumë larg pritshmërive
Rei Manaj, me disa dobësi dëmtimesh, nuk ia ka dalë të lerë gjurmë deri tani në Serinë A italiane me Specian. Ai la Barcelonën për të ardhur sërish në kampionatin italian, madje firmosi me një skuadër në elitë, por sulmuesi lushnjar i përfaqësueses tonë ende nuk e ka bërë sefte në Serie A, ka shënuar një gol vetëm në një aktivitet sezonal, por shumë larg pritshmërive deri tani. Duhet theksuar se Manaj e ka potencialin, ai ka fituar përvojë në Itali dhe në Spanjë, por një bomberi i duhet të shënojë sa më shumë gola që të fitojë një status më të lartë dhe një notë që do ta mbante në kuota më të larta. Për momentin, paraqitja e tij ka qenë nën pritshmëritë prandaj duhet të reflektojë. Edhe në Kombëtare a ka mundur të grumbullohet rregullisht, por nuk ia ka dalë të imponohet me gola. Përkundrazi, Armando Broja, vetëm 20 vjeç, që ka dalë nga Çelsi e luan i huazuar tek Sauthemptioni, ka shënuar me ekipin e tij në Premier League angleze, por ka mundur të shënojë 3 gola në fazën eliminatore të Botërorit “Katar-2022”, ku dy prej golave ia ka shënuar Hungarisë, e falë golave të tij Kombëtarja mori gjashtë pikë nga 18 që ka gjithsej. Me pak fjalë, për minutazhin që kanë në këmbë, Broja është më efikas sesa Manaj, i cili e ka teknikën, por si duket i mungon zhdërvjelltësia dhe saktësia në veprime.
Më të lexuarat


Thirrjet me emrin e Vladimir Putin, UEFA merr masa drastike ndaj Fenerbahçes

Formacionet zyrtare Everton-Chelsea, Broja e nis nga pankina

Akuzohet për trafik droge e pastrim parash, përfundon në pranga ish-futbollisti i njohur (EMRI)

Levandovski prezantohet dhe sfidon rivalin Benzema: Barcelona e mund Realin e Madridit

Ilir Daja i vendosur ta çojë Ballkanin në fazën e grupeve të Conference League

Dyshohet se u përfshi në trukim ndeshjesh, Granit Xhaka nën hetim nga krimi anglez

Mblidhet Komiteti i FSHF-së, shtesë investimesh për stadiumet e Partizanit dhe të Kukësit

Armando Broja takim kokë më kokë me trajnerin Tuhel, rriten shanset e qëndrimit tek Çelsi

Katër vende të Amerikës së Jugut kandidate për të pritur Botërorin e vitit 2030

Elozhe për Asllanin nga “ish”-i i Sampdorias, Roma kërkon 20 mln euro për Kumbullën
