BREAKING NEWS

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja çfarë përmban marrëveshja e Edi Ramës me “Rithemelimin”, nga shkatërrimi i SPAK dhe rrëzimi i ligjit të dekriminalizimit, te ngritja e komisionit anti-reformë

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja
x
BREAKING NEWS

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti Bajram Begaj, te Xhaçka dhe Belinda Balluku, zbardhen shkeljet e rënda penale për interesat e oligarkëve, si u vendos në rrezik siguria kombëtare, operacionaliteti i Forcës Detare dhe detyrimet...

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti
x
BREAKING NEWS

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të suksesshëm Taulant Balla, policia mbledh gëzhojat e ekzekutimeve

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela: Serbët u infiltruan në Shqipëri në vitet ’92-’97 me ndihmën e qeverisë “Berisha” dhe u investuan për të shkatërruar ekonominë e vendit, ja dosja e ‘nxehtë’ që është mbuluar nga pluhuri i harresës dhe si SPAK mund të çojë pas hekurave 2 ...

Spartak Ngjela: Serbët u infiltruan në Shqipëri në vitet
x
BREAKING NEWS

16 vite nga masakra e “Gërdecit”, ja të fshehtat tronditëse të aferës së fabrikës së vdekjes, në “lojë” ishin 10 miliardë dollarë, nga zhdukja e dëshmitarëve, te kërcënimet e Shkëlzenit për Luan Hoxhën për t’i mbyllur gojën dhe alibitë e Berishës për t...

16 vite nga masakra e “Gërdecit”, ja të fshehtat
x
BREAKING NEWS

Nga zbërthimi i bisedave sekrete, te skema që ndoqi kreu i ARRSH për të përfituar miliona euro nga kompania e tij që e deklaroi të shitur, zbardhen të tjera detaje nga arrestimi i Evis Berberit dhe dy biznesmenëve, ja çfarë u zbulua nga celularët e sek...

Nga zbërthimi i bisedave sekrete, te skema që ndoqi kreu i ARRSH
x
BREAKING NEWS

Pas Ogerta Manastirliut, edhe Belinda Balluku drejt dorëheqjes dhe prangave, ja të gjitha skandalet ku është përfshirë zv/kryeministrja

Pas Ogerta Manastirliut, edhe Belinda Balluku drejt dorëheqjes dhe
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri plas “bombën”, Flamur Noka dhe Luçiano Boçi shkuan në Janinë me një thes me para, ja personazhi misterioz që takuan për të goditur kundërshtarët e Sali Berishës në Tiranë, zbardhen pazaret

Idajet Beqiri plas “bombën”, Flamur Noka dhe Luçiano
x

Sport

Shokët dhe rivalët elozhe për Mesin: Është mbreti

Shokët dhe rivalët elozhe për Mesin: Është mbreti

Leo Mesi është padyshim lojtari më i mirë në botë dhe këtë e tregoi më së miri në duelin që Barcelona luajti në “El Clasico” me Realin e Madridit. Ishte një duel mjaft i fortë, i rivalizuar deri në fund, por fitorja 3-2 e Barcelonës ishte e merituar dhe rihapu garën për titull në La Liga spanjolle. Mesi shënoi dy nga tre golat e ekipit të tij, por vlerë në fund mori goli që shënoi në minutën e dytë e të fundit shtesë, duke i marrë tri pikët e plota nga kjo përballje dhe duke lënë në hije rivalin e tij tek Reali i Madridit Kristiano Ronaldo. Kjo performancë fantastike e Mesit ka marrë vlerësime maksimale jo vetëm nga trajneri Luis Enrike dhe shokët e skuadrës së Mesit, por edhe nga rivalët e argjentinasit në kampin madrilen, duke nisur nga trajneri Zinedin Zidane dhe lojtarët e “Los Blancos”, të cilët vunë në pah meritën e “Pleshtit” në këtë ndeshje dhe faktin se ai u shkaktoi disfatë në aksionin e fundit dhe në sekondën e fundit. Pas ndeshjes të gjithë thurën lëvdata për yllin argjentinas, përfshirë këtu edhe kundërshtarët nga Real Madridi. Këto janë disa nga deklaratat për paraqitjen e Mesit: Andres Iniesta: Ai është një bekim për ne. Gerard Pike: Goli i 500-të i Mesit duhej të vinte në një moment special, ashtu siç është edhe ai vet. Luis Enrike: Leo është vendimtar për ne edhe kur është në shtëpi duke ngrënë darkë. Ivan Rakitiç: Mund ta vendosësh në çdo pozitë, por ai është i gatshëm që në çdo moment t’i dënojë kundërshtarët. Zinedine Zidane: Mesi? Ai bën dallimin në skuadrën e tij. Dani Karvajal: Mesi ishte fantastik. Mediat spanjolle mbrojtën lojën e mirë të Realit të Madridit, por nga ana tjetër nuk reshtën së vlerësuari maksimalisht Mesin për atë që bëri në “El Clasico”. Mediat katalanase “shfrynë” fort kundër Realit dhe ngritën “në qiell” Mesin, të cilin e quajtën pas ndeshjes “Mbreti i fushës”. Festimi në një mënyrë të veçantë duke hequr fanellën dhe duke e ekspozuar atë drejt tifozëve madrilenë ishte një tjetër veprim që mori debat të gjerë, sepse rrallë ndodh që Mesi të heqë bluzën e të ndëshkohet me karton, por i vetëdijshëm ai shprehur emocionin e madh që përjetoi me këtë gol dhe faktin se i dha tri pikë të vyera Barçës në rrugëtimin drejt titullit kampion në Spanjë. Natyrisht, Barcelona duhet të shpresojë tani që Reali të ketë dhe një ndalesë tjetër në La Liga dhe vetë katalanasit t’i fitojnë të gjitha duelet e mbetura që ta fitojnë titullin, në të kundërt Reali ka ende një shans më shumë (sepse ka një ndeshje më pak të zhvilluar). Edhe një herë tjetër, Barça i tregoi Realit se kur ka Mesin në fushë është e vështirë ta ndalësh, ndërsa pas eliminimit në Champions, trajneri Luis Enrike mund të ndihet më i qetë pas kësaj fitoreje, sikurse dhe vetë Mesi e tregoi dhe një herë se është lojtar i madh që di të vendosë fatet e ndeshjes edhe në sekondën e fundit.

Sulmuesi/ Ibrahimoviç: Do të kthehem më shpejt nga ç’e mendoni

Një dëmtim i rëndë për sulmuesin suedez Zlatan Ibrahimoviç ndodhi javën e kaluar, por shtatlarti i Mançester Junajtid nuk do të tërhiqet nga futbolli i luajtur. Pas dëmtimit të pësuar në ndeshjen e Europa League u mendua se suedezi po konsideronte seriozisht mundësinë e mbylljes së karrierës, por është vetë Zlatan Ibrahimoviç që nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale qetëson gjithë tifozët e tij. Do të luajë në “Old Trafford” apo në një stadium tjetër? Kjo mbetet për t’u parë por sulmuesi me origjinë boshnjake do të vazhdojë të zbresë në fushë. “Përpara së gjithash dua t’ju falënderoj për mbështetjen që më keni dhënë. U dëmtova dhe për këtë arsye do të qëndroj disa kohë larg futbollit gjithsesi do ta kaloj edhe këtë pengesë siç kam bërë përherë dhe do të rikthehem më o fortë se më parë. Kam luajtur edhe me një këmbë prandaj nuk mendoj se do ta kem problem. Një gjë është e sigurt, do të vendos unë kur t’i jap fund me futbollin e luajtur. Për momentin, tërheqja nuk është një alternativë”. Shumë i qartë gjiganti suedez, pak fjalë dhe një qëndrim i kuptueshëm. Për momentin ai po konsultohet me mjekët për operacionin në kavilje çka do të thotë se sezoni me Mançester Junajtid është mbyllur përpara kohe.

Goli i Mesit/ Ronaldo fyen Marcelon: Je idiot, duhet të bëje faull

Barcelona fitoi dhe Mesi triumfoi përballë Realit dhe rivalit të tij Kristiano Ronaldo. Në fakt, te Real Madridi janë shokuar me humbjen në “El Clasico”. Kristiano Ronaldo e ka humbur arsyen, ndërsa Zinedine Zidane kërkon më shumë maturi nga futbollistët. Kamerat e kanë kapur momentin kur portugezi e fyen njërin nga miqtë e tij më të mirë, Marcelon, pas golit të shënuar nga Mesi. “Duhej të bëje faull”, ka thënë Ronaldo, duke shtuar më pas edhe disa fjalë të pahijshme. Fundi i ndeshjes brazilianin e gjeti me lot, duke e marrë përgjegjësinë për humbjen, pasi nuk bëri ndërhyrje ndaj Serxho Robertos në aksionin kur u shënua goli i tretë. Edhe Zidane e ka pasur vështirë të gjejë fjalë pas humbjes. “Duhej të ishim më të mençur kur rezultati ishte 2:2”, ka thënë tekniku francez. Ndërkohë, shtypi madrilen e trimëron Realin, duke theksuar se ende e ka në duart e veta fatin për titullin e kampionit. Në anën tjetër është e qartë se do të kemi në përfundim fantastik të kampionatit spanjoll, por do të ketë edhe tensione. Pike dhe Ramos sërish janë në luftë, ndërsa se çfarë akuzash do t’i thurin njëri-tjetrit, është vështirë të paramendohet.

Adriatik BALLA