Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Shokon Guardiola: Do të kthehem në Katalonjë të drejtoj Barcelonën

Postuar: 14/09/2018 - 07:26

 Trajneri Pep Guardiola është një nga më të shquarit e futbollit modern. Falë “tiki taka”-s së tij të famshme ai ka mundur të futet në radhët e teknikëve më të mirë në historinë e futbollit dhe të gjejë vend krahas emrave të spikatur si Bekenbauer, Ferguson, Saki apo dhe Kapelo e Ançeloti. Natyrisht, suksesin më të madh Guardiola e regjistroi me Barcelonën, me fanellën e së cilës njohu triumfe të pazakonta midis viteve 2008 dhe 2011. Si lojtar Guardiola spikati në disa skuadra, por natyrisht kulmin e tij në futboll e arriti si trajner. Atë sukses që korri te Barça vështirë se do ta gjejë me ndonjë skuadër tjetër në vijim, teksa deklaratat e tij së fundmi kanë befasuar krejtësisht, madje kanë shokuar opinionin në Katalonjë, pasi ai ka deklaruar se në vitet e fundit të karrierës si trajner do ta mbyllë me ekipin B të Barcelonës, pikërisht atje ku nisi edhe karrierën e tij të trajnerit. Duket diçka simbolike, por ka shumë filozofi në vetvete. “Guardiola një ditë do të rikthehet te Barcelona”. Kjo është deklarata e vetë trajnerit katalan, i cili dëshiron të stërvitë edhe një herë ekipin B të Barçës përpara se të mbyllë karrierën e tij. 47-vjeçari u bë trajner i ekipit B në vitin 2007, përpara se të merrte drejtimin e ekipit të parë një vit më vonë, pas largimit të Frenk Rajkard. Me “blaugranat” Guardiola fitoi gjithçka, duke përfshirë tre tituj kampionë të La Ligas, dy tituj të UEFA Champions League, si dhe dy tituj Botërore klubesh. Nga viti 2013 deri në vitin 2016, ai drejtoi Bajernin e Mynihut, ku fitoi 3 tituj kampionë radhazi në Bundesligë, e që prej 2 vitesh është trajner i Mançester Sitit, me të cilin fitoi Premier League në sezonin e shkuar, duke grumbulluar gjithsej 100 pikë. Me klubin anglez, trajneri katalana ka një kontratë deri në vitin 2021, të cilën me shumë mundësi do ta rinovojë. Ai ka përjashtuar një rikthim si tranjer tek ekipi i parë i Barcelonës, por mediat spanjolle kanë aluduar shpesh se në të ardhmen, ai mund të bëhet drejtor sportiv i skuadrës. Guardiola e ka nisur mirë sezonin e ri me Mançester Sitin, duke marrë 10 nga 12 pikë në 4 ndeshjet e para, pa harruar fitoren në “Community Shield” kundër Çelsit. Duhet theksuar se në këtë edicion të Premier League, Guardiola ka rivalitetin e madh jo vetëm të Liverpulit e Çelsit, me të cilët e ka nisur ashpër garën në kampionatin anglez, por edhe me skuadra si Totenhem, Junajtid dhe Arsenal. Këto dy të fundit e kanë nisur keq sezonin por besohet se do të rikuperojnë javë pas jave për të rivalizuar në garën për titull. Nuk do të jetë e lehtë dhe pavarësisht se Siti i Guardiolës fitoi titullin kampion sezonin e kaluar, mbrojtja e titullit do të jetë mjaft e vështirë. Sidomos Çelsi dhe Liverpuli duken mjaft të uritur. Ajo që mund të thuhet me siguri është se Guardiola e ka fituar deri tani duelin me rivalin e tij të vjetër, Hoze Murinjo, i cili drejton skuadrën tjetër të Mançesterit, pra Junajtid. Edhe kur drejtonin të dy në Spanjë, Guardiola e mundi Realin e Murinjos kur udhëhiqte Barcelonën e Mesit, Iniestë, Pyjolit e Ksavit. Ishte një sukses i pazakontë i tij, një futboll që bëri shumë fansa në botë të dashurohen me të./Adriatik BALLA

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 0

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 23/09/2018 - 18:33

Pas polemikave të krijuara nga disa deklarata të Navas disa kohë më parë lidhur me lënien në stol të tij, në shtëpinë e Real Madrid një sherr tjetër ka nisur.

Postuar: 23/09/2018 - 17:31

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare ka marrë një mesazh ku e kanë kërcënuar me jetë.

Postuar: 23/09/2018 - 07:51

Shqiptari Xherdan Shaqiri rezultoi deciziv dje në fitoren e madhe të Liverpulit.

Postuar: 23/09/2018 - 07:49

Java e 5-të e Kategorisë Superiore kulmoi dje në mbrëmje me kryendeshjen e kësaj xhiroje, atë mid

Postuar: 23/09/2018 - 07:46

Mundja është një prej sporteve me taban në Shqipëri, një sport me traditë, me arritje dhe natyris

Postuar: 22/09/2018 - 18:55

Sot u zhvilluan disa nga ndeshjet e javës së gjashtë në kuadër të Premierligës angleze, ku Liverp

Postuar: 22/09/2018 - 18:08

Pas problemeve shëndetësore, trajneri legjendar i Manchester United, Sir Alex Ferguson të cilin R