Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Shokuese/ Kërcënohet me jetë sulmuesi i Kombëtares

Postuar: 23/09/2018 - 17:31

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare ka marrë një mesazh ku e kanë kërcënuar me jetë.

Në ndeshjen e sotme të ekipit të tij Albacete, Rey Manaj ka shënuar një gol duke shijuar kështu me gjithë gëzim, por që nuk do të zgjaste shumë.

Në fundin e pjesës së parë 22-vjeçari në një ndërhyrje të gabuar ka goditur mbrojtësin kundërshtar Xesko Campo, i cili është dërguar me urgjencë në spital.

Past takimit vetë Rey Manaj ka zbuluar se ka marrë mesazhe të shumta ku e kanë kërcënuar, madje dhe me jetë.

“Kam marrë disa mesazhe kërcënuese, ku më kërcënojnë me jetë si në rrjetet sociale, ashtu edhe në fushë. Vetëm respekt për njerëzit dhe asgjë tjetër. Futbolli është kështu, mund të më kishte ndodhur edhe mua. Vrapuam për të kapur topin dhe fati e deshi që të ndodhte kështu”, ka thënë lojtari i Kombëtares.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 18/07/2019 - 07:23

Juventusi do të jetë një superskuadër gjatë edicionit të ri.

Postuar: 18/07/2019 - 07:21

Agim Canaj duket qartë se nuk do të jetë trajner i Vllaznisë për sezonin e ri.

Postuar: 18/07/2019 - 07:20

Partizani është eliminuar nga Liga e Kampioneve.

Postuar: 17/07/2019 - 23:12

Mbyllet shumë shpejt aventura e Partizanit në Champions League.
 

Postuar: 17/07/2019 - 17:42

Ish-futbollisti i Kombëtares, aktualisht drejtor sportiv tek Lacio, Igli Tare, vijon të tregojë m

Postuar: 17/07/2019 - 17:29

Te Arsenali ka pa plasur një tjetër problem pa filluar ende sezoni.

Postuar: 17/07/2019 - 17:23

Klubi i Vllaznisë ka zgjedhur trajnerin e ri në stol dhe ai është, Mirsad Jonuz.