
A do bashkëpunosh me Sali Berishën? Ilir Meta thyen heshtjen dhe tregon çfarë pritet

Gazetari i njohur kontaktohet LIVE në emision nga Florenc Çapja, ja çfarë i thotë për Nuredin Dumanin

“Ata që s’janë kapur janë emrat më sinjikativët”, Artan Hoxha zbulon detaje nga operacioni i SPAK: Bosët e krimit me buxhet të madh, kanë informator brenda sistemit në polici dhe...

E kanë vrarë?! Artan Hoxha plas “BOMBËN”: Nuk besoj se do kemi më mundësi të shikojmë Talo Çelën

Artan Hoxha tregon emrin e personit që do të ekzekutohej nga Nuredin Dumani ditën që u plagos: Nuk kemi pse ta mbajmë më të fshehtë

“Në dhomë ndodhej gruaja dhe dy fëmijë të vegjël”, Dumani rrëfen grabitjen e dështuar në shtëpinë e Talo Çelës: Shkuam për 500 mijë euro por morëm vetëm...

Klodiana Lala zbulon se çfarë përfiton Nuredin Dumani pas dëshmive që tronditën botën e krimit: Kjo është vetëm një pikënisje

SPAK zbulon krahun e djathtë të Nuredin Dumanit, kryenin krime bashkë (Emri)

Shoqatat rajonale të futbollit mekanizma korruptivë për të mbajtur Armand Dukën në krye të FSHF-së

Shkruar nga Adriatik BALLA 28 Janar 2022

Më 2 mars do të zhvillohet Asambleja Zgjedhore e Federatës Shqiptare të Futbollit, ku Armand Duka shihet favorit për të fituar një mandat të gjashtë në krye të qeverisë së futbollit në Shqipëri, si asnjë homolog tjetër në Europë e më gjerë. Njëlloj si katër vite më parë, kur i ndjeri Bashkim Fino, kandidat atë vit përballë Dukës, shqetësohej për shoqatat sportive kukulla dhe të paregjistruara gjëkundi, as në gjykatë, ngjashëm edhe tani, Armand Duka ka ngritur një skemë abuzive, për të mos thënë fund e krye korruptive, me shoqata rajonale futbolli, që i “saldojnë” pushtetin e tij në krye të futbollit shqiptar. Mekanizmi i shoqatave rajonale të futbollit është ngritur enkas për t’i dhënë Dukës mandatin e radhës sa herë të ketë zgjedhje, për ta shndërruar atë në një diktator të topkëmbës në Shqipëri. Nëse krijimi i shoqatave sportive në vetvete është diçka e ligjshme, kalimi i tyre për t’u regjistruar në FSHF duhet më parë të marrë miratimin nga zyra e Dukës, pra që në momentin e regjistrimit ato “formatohen” për të qenë votuese të garantuara të Dukës dhe nuk është e rastit që të gjitha shoqatat rajonale të futbollit drejtohen nga njerëz besnikë të Dukës që marrin rroga, dieta dhe shpërblime në forma të ndryshme nga FSHF-ja. Pas rasteve skandaloze në Shijak dhe në Tiranë, tashmë jehona e këtij matrapazllëku shpërthen në Fier, ku anëtarë të shoqatës hedhin dyshime se ka manipulime nga FSHF dhe ata kërkojnë transparencë për të zbuluar emrat e personave që kanë votuar kundër interesit të shoqatës e në kokën e tyre në favor të Dukës.
Qëndrimi i shoqatës së Fierit
Dy ditët e fundit “qelbi” i shoqatave fantazmë të Dukës shpërtheu në Fier. Vendimi është marrë për të çuar delegat me të drejtën e votës njeriun e Dukës, por anëtarët kanë reaguar, duke kërkuar transparencë. Kështu, Shoqata e Futbollit të Fierit i konsideron vendimet e marra dhe veprimet proceduriale të kryera, deri më tani, nga FSHF dhe disa Shoqata rajonale, në lidhje me organizimin e zgjedhjeve për caktimin e delegatëve në punimet e Asamblesë së Përgjithshme të FSHF-së, që do të mbahet më datë 02.03.2022, si vendime dhe veprime proceduriale absolutisht të pavlefshme. Në deklaratë thuhet se “vendimet janë marrë në mosrespektim dhe tejkalim të vullnetit të shprehur dhe tagrave të deleguara të përfaqësuesve ligjor të shoqatave/shoqërive anëtare të SHRFT, dhe të kryera nga persona të cilëve përfaqësuesit ligjor të shoqatave/shoqërive anëtare të SHRFT nuk u kishin deleguar asnjë tagër përfaqësimi”. Shoqata Rajonale Fier shpreh shqetësimin për organizimin në mungesë të transparencës dhe në shkelje të përcaktimeve statutore procesin zgjedhor të votimit të delegatëve që do të përfaqësojnë SHRF-të në zgjedhjet e 2 marsit në FSHF. “Duke vlerësuar qëndrimin e deritanishëm që Bashkia e Tiranës dhe anëtarë të tjerë të SHRFT-së, kanë mbajtur në mbrojtje të integritetit të një procesi të rregullt zgjedhor, duke na përfaqësuar në interesat dhe shqetësimet tona të ligjshme për zhvillimin deri më tani nga FSHF të një procesi zgjedhor, jo transparent dhe jo statusor”, thuhet ndër të tjera në qëndrimin e anëtarëve të shoqatës së Fierit.
Më të lexuarat


Humbje e madhe! U aksidentua me motor, ndahet nga jeta ish-kampioni i botës (EMRI+FOTO)

Me kë e ka? "Më kanë fshehur jetën sepse...", Fjolla Morina shpërthen e revoltuar: Duhet të kisha 4 duar t'i kapja me...

Strakosha në “radarët” e Fulhamit, Broja do të kthehet tek Çelsi

Rama për “Tuttosport”: Kemi një nga stadiumet më të bukur në Europë, mund të presim edhe Champions

Mourinho habit me deklaratën: Finalja e Tiranës, më e rëndësishmja e karrierës sime

Broja i thotë lamtumirë Sauthemptonit, trajneri gjerman vendos për të ardhmen e sulmuesit shqiptar

Tragjedi në fushën e blertë, ndërron jetë futbollisti i njohur

Çfarë ndodhi? Olti Curri nxjerr blof Olsa Muhametin, i publikon pamjet: Në një ekran kombëtar

Mesi në Inter Majemi nga viti 2023, do blejë 35% të aksioneve të klubit

Teuta u beson “ekuacioneve” për pjesëmarrje në Europë, Tirana frikë nga largimet
