BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Sport

Short historik për Vllazninë femra, por grup ferri me Realin, Çelsin e PSG-në

Short historik për Vllazninë femra, por grup ferri me Realin,

F utbolli i femrave ka hyrë vonë në Shqipëri, pra ai nuk ka përvojë dhe rrjedhimisht është në hapat e parë. Por ka bërë progres të konsiderueshëm, pasi skuadrat tona luajnë me dinjitet në aktivitetet ndërkombëtare dhe madje vitet e fundit edhe skuadra përfaqësuese është prezantuar mjaft mirë në garat zyrtare eliminatore europiane apo botërore qofshin. E vërteta është se UEFA dhe FIFA kanë zbatuar këtu edhe projekte zhvillimore për futbollin në këtë gjini dhe FSHF ka përfituar jo pak në këtë drejtim. Madje, për të rritur prezencën e femrave në futboll federata u ngarkoi me rregullore klubeve të Kategorisë Superiore që të kenë ekip femrash në të kundërt nuk regjistroheshin. Kjo bëri që klubet të nxisnin vajzat për pjesëmarrje dhe të siguronin kështu vazhdimësi. Natyrisht niveli është ende larg asaj që dëshirohet, por disa hapa përpara janë bërë. Ndërkohë, një skuadër e vendit ka mundur të shkojë larg këtë sezon. Vllaznia është skuadra që i kaloi hapat kualifikues dhe ia doli për herë të parë në historinë e futbollit të femrave de atij shqiptar madje të shkojë në fazën e grupeve të Ligës së Kampioneve. E ajo që ndodhi dje ishte një surprizë akoma më e madhe, pasi në hedhjen e shortit kundërshtarët e saj të mësuar nga goglat janë jo pak, po tre klube me emër të madh në Europë. Pra Vllaznia shortohet në grupin e ferrit të Champions League.

Shorti

Vllaznia e femrave debuton për herë të parë në Ligën e Kampioneve, duke u bërë e para skuadër shqiptare për femra që e arrin këtë sukses. Ditën e sotme, skuadra shkodrane ka njohur rivalet që do të ketë kundër në fazën në grupe, pas shortit të hedhur në Nion të Zvicrës. Kundërshtarët e saj do të jenë Çelsi, PSG dhe Reali i Madridit, në grupin A, i cili mund të quhet dhe si grupi i ferrit. Padyshim që ky grup do t’u japë vajzave shkodrane shansin të ballafaqohen në Europë në nivelin më të lartë, të përfitojë përvojë dhe të rrisin kreditit e tyre për të luajtur pse jo me klube të mëdha që paguajnë më mirë por edhe rrisin nivelin. Kjo Vllazni, për këtë performancë që ka bërë deri tani dhe për kontributin në zhvillimin e futbollit të femrave në Shqipëri e meriton këtë pozicion, mes 16 skuadrave më të mira të Europës në futbollin e femrave.

Përfitimet financiare

Kuptohet, kur luan në nivele të tilla përfitimet financiare janë të majme. Do të bëhen disa ndeshje dhe për çdo rezultat pozitiv UEFA paguan. Por përfitimet vijnë edhe nga reklamimi dhe e drejta televizive që garantohen nga UEFA. Madje, me një Vllazni në Champions edhe stadiumi “Loro Boriçi” do të mbushet e do të sjellë përfitime nga shitja e biletave. Kjo arritje futbollistike sjell kështu mjaft të ardhura dhe ky është një shans financiar për klubin shkodran.