BREAKING NEWS

Kastriot Aliaj: Ju tregoj të fshehtat e dosjeve të UDB dhe OZNA-s që mbajnë emrin e Sali Berishës, si e rekrutuan shërbimet sekrete serbe, ja kush ishte ‘menaxheri’ që i jepte urdhrat në fshehtësi të plotë dhe emrat e spiunëve që bashkëpunoi...

Kastriot Aliaj: Ju tregoj të fshehtat e dosjeve të UDB dhe OZNA-s
x
BREAKING NEWS

Zbardhet dosja, ja provat e reja “bombastike” që implikojnë Sali Berishën në vrasjet e 4 protestuesve në bulevard që mund të përfundojnë më 12 mars në tavolinën e SPAK

Zbardhet dosja, ja provat e reja “bombastike” që
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri tregon provat që zbulojnë se urdhrin për të vrarë protestuesit në 21 janar 2011 e dha Berisha e Meta: Ja çfarë pritet të ndodhë më 12 mars në Gjykatën e Lartë, ish-kryeministri rrezikon burgim të përjetshëm

Idajet Beqiri tregon provat që zbulojnë se urdhrin për të
x
BREAKING NEWS

Pse e refuzoi Blinken darkën me Ramën te vila e “Mehmet Shehut”, ja të gjitha të pathënat dhe mesazhet e forta në prapaskenë nga vizita në Tiranë e Sekretarit Amerikan ndaj kryeministrit shqiptar

Pse e refuzoi Blinken darkën me Ramën te vila e “Mehmet
x
BREAKING NEWS

Letra e Edi Ramës për Blinken, si letra e Mehmet Shehut për Enver Hoxhën para se të vetëvritej

Letra e Edi Ramës për Blinken, si letra e Mehmet Shehut për Enver
x
BREAKING NEWS

Sot vuloset fati i Sali Berishës për 4 vrasjet në bulevard,  ja kush është trupa gjykuese që ka futur në “terror” orkestruesit e masakrës së “21 Janarit” dhe si akuza e dytë mund ta çojë në qeli kreun e “Foltores”

Sot vuloset fati i Sali Berishës për 4 vrasjet në bulevard, 
x
BREAKING NEWS

Katër mesazhet e Blinken që “zbythën” Edi Ramën, kryeministri letër sekretarit të DASH që nuk do fusë hundët në arrestimet e SPAK, ja prapaskenat pas presioneve ndaj drejtësisë

Katër mesazhet e Blinken që “zbythën” Edi Ramën,
x
BREAKING NEWS

Ja sa do të rriten pensionet në prill, përfitojnë 717 mijë të moshuar, zbardhen detaje nga fondi, si pritet të ndryshojë rregulli për indeksimin dhe ndryshimi I madh që po përgatit mazhoranca

Ja sa do të rriten pensionet në prill, përfitojnë 717
x

Sport

Short i vështirë për Shqipërinë në Ligën e Kombeve, por evitohen “titanët”

Short i vështirë për Shqipërinë në Ligën e

Shorti i Ligës së Kombeve I hedhur dje në Paris nuk i solli fat Shqipërisë, të cilës i ranë në grup kundërshtarë shumë të fortë, edhe pse ata asnjëri nuk janë emrat më të mëdhenj të futbollit europian. Në fakt, kuqezinjtë bënin pjesën në vazon e tretë të Ligës B, së bashku me Slloveninë dhe Irlandën dhe Malin e Zi. Goglat i dhuruan përfaqësueses tonë disa kundërshtarë që përgjatë viteve ajo është përballur me ta dhe, në tërësinë e vet, nuk është se ka pasur një bilanc shumë pozitiv. Padyshim interesant është shorti me Çekinë, e cila na bie në këtë edicion të Ligës së Kombeve. Është rivali më i vështirë, edhe pse tanët e kanë mundur atë pak muaj më parë në “Air Albania” me shifrat 3-0 (dueli i luajtur në Pragë përfundoi në barazim 1-1) në kuadër të eliminatoreve të Europianit 2024. Çekët mbeten, gjithsesi, një skuadër shumë e fortë dhe favorite e grupit. Një tjetër rival i vështirë është Ukraina. Përfaqësuesja e vendit që është në luftë me Rusinë, ka një grup të fortë lojtarësh dhe ndër vite Ukraina ka demonstruar futboll cilësor edhe në nivel klubesh. Sa i takon Gjeorgjisë, përfaqësuesja jonë është përballur edhe më parë me të, por nuk është rival i lehtë. Ata kanë në gjirin e tyre një futbollist shumë cilësor si Kvaratshkelia që luan me Napolin dhe është ndër futbollistët më cilësorë në Serie A italiane, një talent i superkërkuar nga klubet. Duhet thënë se “tersin” në hedhjen e shortit për skuadrën tonë e ndolli serbi Kolarov, pasi ai bëri tërheqjen e goglave.

Kosova short relativisht të lehtë

Për sa i përket Kosovës, shorti për të ishte i pranueshëm. Dardanët ende në pritje të zyrtarizimit të trajnerit të ri, u shortuan në Grupin 2 të Ligës C, bashkë me Rumaninë, Qipron dhe një mes Gjibraltarit dhe Lituaniës, skuadra që vijna nga Liga D, dhe që do të përballen mes tyre në muajin mars për të vendosur se cila do të ngjitet në Ligën C. Spikat natyrisht mundësia për revansh ndërkohë për Kosovën, pasi shortohet sërish me Rumaninë, një rival që e kishin edhe në grupin kualifikues të Euro 2024, me Kosovën që barazoi 0-0 në takimin e luajtur në Prishtinë, ndërkohë që u mund 2-0 në Bukuresht në një takim që u njollos nga thirrjet raciste të tifozëve rumunë kundër shtetit të Kosovës duke e detyruar arbitrin e ndeshjes ta ndërpresë atë për disa minuta. Gjithsesi për Kosovën mund të konsiderohet një short i favorshëm, pasi përveç Rumanisë ka në grup Qipron, një kundërshtar plotësisht i kalueshëm. Sa i takon shortit në tërësi, duhet thënë se duelet e Ligës A janë vërtet spektakolare. Kështu, në grupin 2, që konsiderohet grup ferri, Italia gjeti Francës, Belgjikën dhe Izraelin, kurse në grupin 3, do të përplasen Gjermania me Holandën. Më poshtë jepet tabela e plotë e shortit në Ligën e Kombeve.

Liga A

Grupi 1: Kroaci, Portugali, Poloni, Skoci

Grupi 2: Itali, Belgjikë, Francë, Izrael

Grupi 3: Holandë, Hungari, Gjermani, Bonjë Hercegovina

Grupi 4: Spanjë, Danimarkë, Zvicër, Serbia

 Liga B

Grupi 1: Çeki, Ukrainë, Shqipëri, Gjeorgji

Grupi 2: Angli, Finlandë, Irlandë, Greqi

Grupi 3: Austri, Norvegji, Slloveni, Kasakistan

Grupi 4: Uells, Islanda, Mali i Zi, Turqi.

 

Liga C

Grupi 1: Suedi, Azerbaixhan, Sllovaki, Estoni

Grupi 2: Rumani, Kosovë, Qipro, Lituani/Gjibraltar

Grupi 3: Luksemburg, Bullgari, Irlandë e Veriut, Bjellorusi

Grupi 4: Armeni, Ishujt Faroe, Maqedoni e Veriut, Letoni

Liga D

Grupi 1: San Marino, Lihtenshtein, Lituani/Gjibraltar

Grupi 2: Moldavi, Maltë, Andorrë