Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Short i vështirë për shqiptarët në Europë, Partizani përballet me Karabagun, Kukësi “peshkon” Debrecenin

Postuar: 19/06/2019 - 07:26

Partizani dhe Kukësi do të kenë një short shumë të vështirë në Europë dhe do ta kenë tepër të vështirë të përparojnë në raundet e tjera paraeliminatore. Kjo pasi goglat e hedhura dje në Nion të Zvicrës në kuadër të paraeliminatoreve të UEFA Europa League dhe UEFA Champions League, kanë vendosur përballë skuadrave shqiptare rivalë shumë të fortë, të sprovuar dhe me emër në arenën ndërkombëtare. Si për Partizanin në Champions League, ashtu dhe për Kukësin në Europa League, shorti ishte i pamëshirshëm, gjë që ekipet tona do ta kenë tepër të vështirë të realizojnë objektivat e tyre në këto kompeticion të organizuara nga qeveria europiane e futbollit, pra e kanë të vështirë të kalojnë në raundin tjetër të këtyre aktiviteteve..

Shorti i Champions League, Partizani përballë ish-ekipit të Ansi Agollit

Goglat u hodhën dhe Partizani ka arsye të mos jetë i gëzuar. Natyrisht, të kuqtë prisnin që shorti të rezervonte një fat më të mirë, me një kundërshtar teorikisht më të lehtë, por goglat u treguan të pamëshirshme me “demat e kuq” të Superligës së Shqipërisë, të cilët fituan titullin kampion pas 26 vjetësh pritje. Kështu, u hodh dje në Nion të Zvicrës, shorti i eliminatoreve të Ligës së Kampionëve, që duhet thënë se ka qenë i pamëshirshëm për kampionët e Shqipërisë, Partizanin. “Të kuqtë” do të përballen që në turin e parë me kampionët e Azerbajxhanit, Karabag, të cilët janë një ekip i konsoliduar, që luajnë prej kohësh në grupet e Champions dhe Europa League. Kjo është hera e dytë radhazi që azerët, me të cilët ka luajtur më parë Ansi Agolli, përballen me një skuadër shqiptare, pasi verën e kaluar u ndeshën me Kukësin, në turin e dytë eliminator dhe pas një barazimi pa gola në Shkodër, fituan 3-0 në shtëpinë e tyre. E nëse Partizani “qan” për shortin, nuk mund të thuhet e njëjta gjë për kampionët e Maqedonisë Veriore, Shkëndijën, e cila ka gjetur përballë estonezët e Nome Kalju, një skuadër modeste dhe lehtësisht e kalueshme. Kujtojmë që skuadra kampione e Kosovës, Feronikeli do ta nisë nga turi paraeliminator dhe nëse kualifikohet, do të gjejë përballë në eliminatore, uellsianët e The Nju Saints, një kundërshtar gjithashtu modest.

Europa League, buzëqesh Teuta

Nëse fati ishte i vështirë për Partizanin, duket se goglat u treguan të pamëshirshme edhe për Kukësin, skiuadër që nuk ka munguar këto edicione në kupat e Europës dhe ka krijuar madje një eksperiencë të mirë. Pas Champions League, është hedhur shorti edhe për eliminatoret e Europa League, ku Shqipëria përfaqësohet me 3 skuadra, Kukësin, Teutën dhe Laçin, me këta të fundit që mund të zëvendësohen nga Skënderbeu, nëse korçarëve u hiqet pezullimi 10-vjeçar. Shorti ka qenë i pamëshirshëm për verilindorët e Ernest Gjokës, që do të përballen me hungarezët e Debrecenit, që ishte edhe skuadra më e fortë që mund t’u ofronin goglat, duke komplikuar rrugëtimin e Kukësit në Europë. Shumë më bujar është treguar shorti me durrsakët e Teutës, që do të përballen me letonezët e Ventspilsit, skuadër kjo që vitin e kaluar u ndesh dhe eliminoi Luftëtarin e Gjirokastrës. Ventspils është një skuadër modeste, të cilën durrsakët mund ta kalojnë pa probleme, nëse do të impenjohen në mënyrën e duhur. Skuadra tjetër shqiptare që do të luajë në këto eliminatore, Laçi do të përballet me izraelitët e Hapoel Ber’ Sheva. Edhe për bardhezinjtë short aspak bujar, pasi izraelitët janë një skuadër me mjaft eksperiencë në arenën ndërkombëtare, që natyrisht është favorite për të vijuar më tej. Kosova përfaqësohet në paraeliminatoret e Europa League me Prishtinën, që do të përballet me ekipin nga Gjibraltari St Jozef’s. Nëse kryeqytetasit do t’ia dalin të kalojnë në turin eliminator, atëherë goglat u kanë rezervuar një kundërshtar mjaft të fortë si skocezët e Rejnxhërs.

Adriatik BALLA

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 15/09/2019 - 09:19

Trajneri i Kombëtares Shqiptare, Edi Reja ka rrëfyer detaje nga jeta e tij. I ftuar në emisionin ‘Jo Vetëm Modë’, Reja tregoi detaje jashtë futbollit.

Postuar: 15/09/2019 - 07:49

Në stadiumin “Artemio Franchi” të Firences, Fiorentina arriti të frenojë kampionët në

Postuar: 15/09/2019 - 07:47

Dy emra të mëdhenj të futbollit shqiptar u përballën dje në stadiumin “Selman Stërmasi&rdqu

Postuar: 15/09/2019 - 07:46

Gazeta “Sot” sjell për lexuesit këtë fundjavë intervistën me një prej figurave të shq

Postuar: 14/09/2019 - 18:59

Një skandal i vërtetë u cilësua incidenti i ndodhur para fillimit të ndeshjes Francë-Shqipëri, e

Postuar: 14/09/2019 - 16:38

Një ngjarje e pazakontë është regjistruar në Kamëz.

Postuar: 14/09/2019 - 10:44

Shpesh futbollistët janë ata që nuk pranojnë një zëvendësim.