Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Short titanësh në Champions League, buzëqeshin Liverpuli dhe Juventusi

Postuar: 16/03/2019 - 07:22

Shorti u hodh dje në Nion dhe Champions League njohur duelet e mëdha çerekfinale të saj, ku padyshim të gjitha ndeshjet janë të mëdha. Në këtë fazë nuk mund të ketë short të lehtë apo të pranueshëm, sepse të gjithë janë titanë, por nëse ka një skuadër që teorikisht mund të thuhet se ishte me fat, ajo është Liverpuli, i cili “peshkoi” Porton, në letër skuadra më e lehtë. Të gjitha takimet e tjera janë “blind”, sidomos ajo e Mançester Sitit dhe e Barcelonës, por edhe Juventusit, të cilit goglat i rezervuan Ajaksin e talenteve të mëdha. Me fat Liverpuli dhe Juventusi, duele të vështira për Mançester Sitin dhe Barcelonën. Në Nion të Zvicrës u hodh mesditën e djeshme shorti i çerekfinaleve dhe i gjysmëfinaleve të UEFA Champions duke u përcaktuar kështu rruga drejt finales së Madridit që do të zhvillohet në stadiumin e Atletikos, “Vanda Metropolitano”. Futbollisti i përzgjedhur nga UEFA për të hedhur shortin ishte ish-portieri brazilian i Interit, Julio Cesar fitues i këtij kompeticioni në vitin 2010-të. Julio Cesar u tregua bujar me Juventusin duke i vendosur bardhezinjtë përballë surprizës së deritanishme, Ajaksit të Amsterdamit që në 1/8 eliminoi kampionët në fuqi të Realit të Madridit. Short akoma më i favorshëm për Liverpulin e Klop që do të masë forcat me Porton, skuadër të cilën e eliminoi sezonin e kaluar në fazën e 1/8-ave me rezultat të përgjithshëm 5-0. Me 4 skuadra angleze ende në lojë nuk mund të mungonte në këtë fazë një derbi ishullor pasi goglat vendosën përballë njëra-tjetrës Totenhem Hotspur dhe Mançester Sitin, në një duel ku skuadra e Guardiolës është favorite por nuk ka asgjë të sigurt, ashtu si edhe Barcelona që do të sfidojë gjigantët anglezë të Mançester Junajtid, një skuadër që gjithsesi katalanët u kanë marrë dorën pasi i kanë mposhtur në 2 finale të Championsit në 2009-ën dhe 2011-ën. Në Nion u hodh edhe shorti i fazës gjysmëfinale teksa fituesi i çiftit Ajaks-Juventus do të ketë përballë fituesin e duelit Totenhem-Mançester Siti, ndërkohë që Liverpuli dhe Barcelona nëse kalojnë raundin çerekfinal do të jenë përballë njëra-tjetrës në gjysmëfinale. Ndërkohë, trajneri i Liverpulit, Jurgen Klop, ka reaguar pas shortit të Ligës së Kampionëve, në të cilën do të përballen me portugezët e Portos. Gjermani është shprehur se nuk do të donte të ndeshej me luzitanët por shortin nuk mund ta shmangësh. “E njohim Porton pasi u ndeshëm sezonin e kaluar, dhe e dimë sa të fortë janë, teksa morëm një rezultat të çuditshëm por të favorshëm për ne, por në ndeshjen e kthimit treguan karakterin dhe kualitetin e skuadrës. Nuk më duket se është shorti më i favorshëm që mund të kishim. Kemi shumë respekt për ta, por do të përgatitemi në maksimum”, tha trajneri i Liverpulit. Ndërkohë, këtë sezon rruga drejt finales është e përcaktuar, dhe në rast se të kuqtë kalojnë më tej, atëherë do të vihen përballë njërës mes Barcelonës apo Mançester Junajtid. Për këtë arsye Liverpulin e presin sfida të mëdha drejt finales, dhe trajneri Jurgen Klop, mesa duket ka arsyet e tij për të mbetur i pakënaqur nga shorti.

Adriatik BALLA

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 21/05/2019 - 20:12

Juventus është në kërkim të një trajneri që pas largimit të Allegrit.Trajneri nga Livorno u largua pas 5 vitesh nga Juventus, si pasojë e prishjes përfundimtare me dyshen Nedved-Paratici.

Postuar: 21/05/2019 - 20:10

Juventusi duket se ka gati goditjen e madhe të merkatos së verës.

Postuar: 21/05/2019 - 17:59

Kombëtarja shqiptare ka nisur sot zyrtarisht përgatitjet për dy ndeshjet e muajit qershor, ndaj I

Postuar: 21/05/2019 - 13:47

Largimi i Masimiliano Allegrit nga stoli i Juventusit ka bërë që drejtuesit të nisin punën për

Postuar: 21/05/2019 - 12:47

Pas humbjes 4-1 ndaj Napolit, tifozët e Interit kanë ndërmarrë një fushatë në rrjetet sociale m

Postuar: 21/05/2019 - 11:29

Kombëtarja shqiptare do të luajë pas pak ditësh dy ndeshjet e radhës kualifikuese të Europianit

Postuar: 21/05/2019 - 10:29

Këtë verë pritet të thyhet sërish rekordi i futbollistit më të shtrentë në botë.