
“Braktisi” Berishën, Agron Duka zbulon pse do të garojë i vetëm në zgjedhje

Rritja e pëlqyeshmërisë për Alibeaj, pedagogia: Ty nuk mundet të të duket Edi Rama një njeri...

U raportua për atentat, policia zbulon si qëndron e vërteta: Çfarë ndodhi në aksin Tiranë-Lezhë

KQZ kërkon gjobitjen e tre kryebashkiakëve dhe disa zyrtarëve të tjerë (EMRAT)

Aksident me vdekje/ Bie nga skela 53-vjeçari, dalin detajet e para

Deputetja e PS ka 'dy fjalë' për patronazhistët

Tronditet Lezha/ Të shtëna me armë zjarri, zbardhen dyshimet e para

Berisha prezanton kandidatin për zgjedhjet e 14 majit dhe thumbon qeverinë: Kjo qeveri në 8 vite mori borxh 5 miliardë euro

Shorti i Europianit U-21, Shqipëria në grupin E me 6 rivalë shumë të fortë

Shkruar nga SOT.COM.AL 3 Shkurt 2023

Trajneri Alban Bushi ka të drejtë të trembet pasi mësoi dje shortin e Europianit për moshën deri në 21-vjeç, pasi goglat i dhuruan në grup rivalë shumë të fortë. Kuptohet, secila skuadër do të luajë shanset e veta, përfshi Shqipërinë, por pas këtij shorti kuqezinjtë e rinj nuk duket të jenë favoritë në grup. kështu, shorti i hedhur sot në selinë e UEFA-s në Nion të Zvicrës ka përcaktuar edhe 9 grupet përbërëse të kualifikueseve të Kampionatit Europian 2025 për këtë grup-moshë. Shqipëria U-21 është shortuar në Grupin E së bashku me Rumaninë, Zvicrën, Finlandën, Malin e Zi dhe Armeninë. Sipas kalendarit të UEFA-s, ndeshjen e fazës kualifikuese të Europianit U-21 do të nisin në datën 20 mars 2023 dhe do të përmbyllen më 15 tetor të 2024-s. Kujtojmë që dy kokat e grupit janë Rumania dhe Zvicra, dy skuadra që do të jenë të impenjuara edhe në finalet e Europianit 2023 në muajt qershor-korrik. Për të përcaktuar datat, oraret dhe vendet ku do të luhen ndeshjet e grupit, përfaqësuesit e FSHF-së do të diskutojnë me homologët e tyre të Grupit E për të vendosur kalendarin përfundimtar. Duke parë përbërjen e grupit, Shqipëria U-21 e trajnerit Alban Bushi do të synojë të kualifikohet në fazën finale të turneut, që do të luhet në vitin 2025 në Sllovaki. Në eliminatore marrin pjesë 53 vende të ndara në 7 grupe me nga 6 skuadra dhe 2 grupe me nga 5 të tilla. Shqipëria U-21 ishte e pozicionuar në vendin e 36-të në UEFA. Nëntë skuadrat e renditura në vendet e para të grupeve në përfundim të fazës kualifikuese së bashku me tre vendet e dyta më të mira kalojnë direkt në fazën finale të turneut. Ndërsa gjashtë vendet e tjera të dyta do të përballen në fazën “play-off” për të siguruar edhe tre biletat e fundit për finalen e turneut. Ndeshjet e fazës “play-off” do të luhen në datat 11-19 nëntor 2024.
Më të lexuarat


FOTO/ Zbulohet fanella e re që kuqezinjtë do përdorin për EURO2024

Nora Gjakova prek finalen e madhe, përballje ‘titanësh’ ndaj serbes për medaljen e artë

Shqiponja dykrenore në plan të parë, FSHF prezanton fanellat e reja të Kombëtares (FOTO)

Tronditen themelet e Federatës së Futbollit në Kosovë! Çfarë po ndodh me Agim Ademin? Gjykata i tregon ‘dhëmbët’ dhe fundos drejtuesin e FFK-së

Quajeni “CR197”, Ronaldo nuk di të ndalet, paraqitje dhe gola rekord

EURO 2024/ Spikat Francë-Holandë, në fushë dhe rivalët e Shqipërisë. Mësoni ndeshjet e ditës së sotme

Italia i nis me humbje eliminatoret, i ndëshkon Anglia në stadiumin “Maradona”

Kombëtaret e moshave e nisin sezonin me fitore, suksesi nga miqësoret shpresë për të ardhmen

Silvinjo në luftë me kohën, ndaj Polonisë po eksperimenton formacion sulmues

Mike Tyson kundër rusit të “frikshëm” Hasbulla Magomedov, shikoni “duelin” (VIDEO)
