BREAKING NEWS

Kursi i këmbimit për ditën e sotme, ja çfarë po ndodh me euron dhe dollarin

Kursi i këmbimit për ditën e sotme, ja çfarë po ndodh
x
BREAKING NEWS

Sot mbahet gara ndërkombëtare e “Tiranathlon”, bllokohen disa akse rrugore duke filluar nga ora 08:00, ja si do kryhet qarkullimi (Harta)

Sot mbahet gara ndërkombëtare e “Tiranathlon”, bllokohen
x
BREAKING NEWS

Arti në zi/ Aktori i njohur gjendet i varrosur në kopshtin e shtëpisë (Emri)

Arti në zi/ Aktori i njohur gjendet i varrosur në kopshtin e
x
BREAKING NEWS

"Çmendet" moti/ Përmbytet Tirana, rrugët mbulohen nga inertet dhe uji (Video)

"Çmendet" moti/ Përmbytet Tirana, rrugët mbulohen nga
x
BREAKING NEWS

Lajm i trishtë/ Humb jetën nga kanceri gazetarja e njohur (Emri+Foto)

Lajm i trishtë/ Humb jetën nga kanceri gazetarja e njohur (Emri+Foto)
x
BREAKING NEWS

"Çmendet" moti në Tiranë, shkarkime elektrike dhe stuhi e pazakontë shiu (Video)

"Çmendet" moti në Tiranë, shkarkime elektrike dhe
x
BREAKING NEWS

Lulzim Basha tregon se çfarë do të bënte ndryshe në PD, ja vendimi që duhej të merrte kur Berisha u shpall 'non grata'

Lulzim Basha tregon se çfarë do të bënte ndryshe në
x
BREAKING NEWS

A do të ketë protesta? Lulzim Basha bën thirrjen e rëndësishme për qytetarët

A do të ketë protesta? Lulzim Basha bën thirrjen e
x

Sport

Shorti i Kupës së Spanjës, në gjysmëfinale luhet klasikja Real-Barcelona

Shorti i Kupës së Spanjës, në gjysmëfinale luhet

Spanja vijon të jetë në top-4 kampionatet më cilësore në botë. Padyshim që në këtë kampionat ka dy klube që bëjnë diferencë dhe janë ndër klubet më famoze të futbollit botëror. Pikërisht Reali i Madridit dhe Barcelona, klube që kanë shkruar histori, rivalizojnë brenda Spanjës dhe jashtë saj, sidomos në kompeticionet e UEFA-s. Por krahas kampionatit, përplasjet “El Clasico” mes tyre shtrihen dhe në Kupën e Mbretit, ku në muajin shkurt shorti i ka vënë përballë njëri-tjetrit në kuadër të gjysmëfinales. Në fakt të gjithë prisnin ti shihni në finale, por vetëm njëra mes Realit dhe Barcelonës do të shkojë në finalen e madhe të 6 majit. Pra, Real Madridi do ta ketë rastin t’i revanshohet Barcelonës kur dy skuadrat do të përballen në serinë gjysmëfinale të Kupës së Spanjës. Çiftet janë tërhequr të hënën, ndërsa në gjysmëfinalen tjetër do të takohen Athletik Bilbao me Osasunën. Reali u mposht në finalen e Superkupës së Spanjës nga Barcelona në Arabinë Saudite para dy javës 3:1, me të cilin rezultat kishte triumfuar ndaj katalanasve në “El Clasicon” e parë të këtij sezoni. Dueli i parë gjysmëfinal i Kupës është dashur të luhet javën tjetër por është shtyrë deri më 28 shkurt për shkak se Reali do të marrë pjesë në Botërorin e klubeve që mbahet në Marok. Dueli i parë do luhet në “Santiago Bernabeu” ndërsa ai i kthimit në “Camp Nou” më 4 prill. Finalja e Kupës së Spanjës është caktuar të luhet më datën 6 maj në Sevilja. Ndërkohë, nga mediat spanjolle mësohet se Reali i Madridit është futur në garë për shërbimet e sulmuesit Roberto Firmino, raporton “Marca” të hënën. Mësohet se Reali po synon transferimin e Firminos në verë kur edhe i skadon kontrata me Liverpulin. Braziliani ende nuk ka pranuar rinovimin e kontratës me ekipin anglez dhe tashmë është kontaktuar nga Real Madridi për t’u transferuar në Spanjë. 31-vjeçari këtë sezon ka shënuar 9 gola dhe ka bërë 4 asistime në 21 paraqitje për Liverpulin në të gjitha garat. Ai është pjesë e skuadrës së Liverpulit prej vitit 2015 kur iu bashkua nga Hofenheimi. Duhet thënë se klasikja midis Realit dhe Barcelonës ka nisur të rifuqizohet pas disa vite shkundje dhe rënie në cilësi të katalanasve, të cilëve u mbaroi brezi i talentuar i lojtarëve (Iniesta, Ksavi, Pike, Pyjol etj), si dhe largimi i argjentinasit Lionel Mesi. Me rikthimin e Ksavit në Barcelonë dhe fuqizimin e skuadrës, gjërat duket se po përmirësohen, kështu që klasikja do të jetë më e rivalizuar.