BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Sport

Shpërthejnë shkodranët: Vllaznisë ia bënë me hile

Shpërthejnë shkodranët: Vllaznisë ia bënë me hile

Kryendeshja e javës së fundit të kampionatit kombëtar të Kategorisë Superiore, do të jetë ajo midis Vllaznisë dhe Tiranës, ku njëra prej tyre me shumë gjasë do të zbresë nga kategoria. Tiranës i duhet vetëm fitorja, kurse shkodranëve u mjafton edhe një barazim që të qëndrojnë në Superiore. Por shkodranët ankohen rreth sjelljes së federatës karshi Vllaznisë dhe pavarësisht se nuk e përmendin direkt me emër, lojtarët dhe stafi besojnë se Vllaznisë ia kanë bërë me hile gjatë ndeshjeve të caktuara dhe se pozicioni që ajo mban aktualisht në renditje nuk është i duhuri për të, duke qenë të bindur se Vllaznia meritonte një pozicion shumë më të mirë në klasifikim dhe n uk duhej të ishte aspak në këto kushte të vështira ku i duhet fitorja për të mbijetuar. Kështu mendon dhe mesfushori Ndriçim Shtubina, i cili ka bërë një analizë të gjendjes së grupit, por edhe ka deklaruar në emër të shokëve motivimin e madh që ka ekipi për ta fituar ndeshjen e fundit dhe për të siguruar mbijetesën në Superiore. Vllaznia i ka harruar të gjitha për një moment, duke kaluar në Ulqin, ku ka zhvilluar seancat stërvitore. Vetë mesfushori Shtubina nuk do të luajë në ndeshjen e fundjavës me Tiranën, për shkak kartonësh, por ai është gjithmonë pranë lojtarëve të tjerë për të dhënë inkurajimin dhe motivimin e tij për lojtarët e Vllaznisë. Për këtë ai nuk ka udhëtuar me ekipin në Ulqin, por në momentin që shokët e skuadër janë nisur, ai ka qenë aty dhe i ka takuar ata, ndërkohë që ka dhënë edhe një deklaratë për mediat e pranishme. “Vllaznia nuk ka ardhur më këmbët e veta në këtë situatë, ka ardhur edhe me hile. Ndoshta njerëzit nuk i dinë, ndoshta njerëzit duan t’i harrojnë, por këtë nuk e them për justifikim, por e them se është e vërtetë. Vllaznia ka gabuar vetëm me Korabin, ndërsa ndeshjet e tjera është munduar të luajë, është munduar të japë maksimumin, por disa gjëra nuk shkojnë gjatë ndeshjeve”, tha ai. Më tej Shtubina tha se presioni i ndeshjes së fundjavës do të jetë mbi Tiranën, të cilët i duhet medoemos fitorja, por edhe se do të luajë në transfertë, ndërsa elementin fushë e quan pozitiv për Vllazninë, e cila besohet se do ta shfrytëzojë maksimalisht. “Tirana është më në presion, Tirana ka shumë ndeshje që nuk fiton. Thashë, Vllaznia ka forca, ka ekip, ka djem shkodran që duan të luajnë, të tregojnë në atë ndeshje se sa vlejnë. E mendoni humbjen? Unë nuk e mendoj kurrë, as barazimin jo. Vetëm fitore do të ketë”, shtoi Shtubina. Ai nuk mungoi të jepte dhe një koment të tij rreth mungesës së mesfushorit Elis Bakaj, i cili kërkoi nga klubi shkodran të mos aktivizohet në ndeshjen e fundit, gjë që u mirëkuptua nga klubi shkodran. “Bakajn nuk mundem ta paragjykoj, pasi është një vendim i vështirë për të. Ka diskutuar me drejtuesit dhe është rënë dakord që të mos luajë, duke pasur parasysh presion dhe gjendjen që ka ai djalë”, theksoi më tej mesfushori Shtubina. Në fund, në analizën e Shtubinës ka vend edhe për tifozët, të cilët ai i çmon shumë dhe dëshiron të jenë në numër të madh në stadiumin “Loro Boriçi” ditën e shtunë pasdite, në mbështetje të skuadrës së zemrës në një moment vendimtar në kampionat. “Ju bëj thirrje tifozëve, që të mos e lënë në baltë ekipin tifozët e Tiranës ekipin e tyre. Të mos gabojnë siç kanë gabuar ata. Besoj se do vijnë në stadium dhe do e mbështesin ekipin për 90 minuta, sido që të shkojë loja. Skuadra ka nevojë për tifozët dhe duhet ta mbështesim, siç edhe unë do të jem tifoz këtë ndeshje”, përfundoi Shtubina. Vllaznia vjen nga disa dështime radhazi, ku ka lënë shumë pikë, duke nisur nga ndeshja me Korabin, ku barazoi dhe la dy pikë, dy pikë që sot mund të mos e kishin futur Vllazninë në “rrethin e zi” të rënies një kategori më poshtë. Llogaritë do të bëheshin ndryshe me dy pikë më shumë, sepse mbijetesa do të ishte siguruar matematikisht para se të vinte java e fundit. Më tej shkodranët humbën në Vlorë dhe në Durrës me kundërshtarë direkt dhe tani rrezikojnë shumë. Atyre u duhet të paktën një pikë ëprballë Tiranës që të sigurojnë mbijetesën.

 

 

Adriatik BALLA