Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Shpërthim pranë autobusit të Dortmundit, anulohet ndeshja me Monakon

Postuar: 12/04/2017 - 07:36

Takimi i parë çerekfinal midis dy skuadrave do të luhet sot në orën 18:45, ndërkohë që policia gjermane po vijon hetimet për shkakun e shpërthimit

Ndeshja midis Borusias së Dortmundit dhe Monakos është anuluar dhe shkak bëhen tre shpërthime që ndodhën në rrugën ku po kalonte autobusi i skuadrës gjermane. Ngjarja ka ndodhur vetëm 10 kilometër larg stadiumit “Signal Iduna Park” të Dortmundit, ku autobusi është gjendur nën “rrebeshin” e shpërthimeve, të cilët jo vetëm kanë shkaktuar panik të thellë tek lojtarët dhe stafi i skuadrës gjermane, por njëherësh është lënduar Mart Bartra, futbollist i skuadrës gjermane, por i dalë nga klubi i Barcelonës. Sipas medieve gjermane, ende nuk janë bërë të ditura shkaqet e shpërthimit dhe nëse ngjarja ka lidhje të drejtpërdrejtë me klubin gjerman, por se ishte pikërisht shpërthimi që solli anulimin e ndeshjes. Për t’u kthyer tek ngjarja, raportohet se nga shpërthimi janë thyer xhamat e autobusit dhe për pasojë është plagosur lehtë Mark Bartra, i cili u dërgua në spital, por pa pasoja për jetën. Lojtari më shumë ka qenë i shokuar nga ngjarja, ashtu si të gjithë lojtarët e Borusias së Dortmundit. Duke parë situatën e krijuar, në fillim policia gjermane e pati të pamundur për të verifikuar shkakun e shpërthimit dhe se si rrodhi dinamika e ngjarjes, por tronditja psikologjike e lojtarëve dhe dëmtimi i një futbollisti ishin argumente të mjaftueshëm për ta shtyrë zhvillimin e ndeshjes për ditën e sotme. Madje është marrë edhe vendimi zyrtar që takimi midis Borusias së Dortmundit dhe Monakos do të luhet sot në orën 18:45. Ngjarja e djeshme që një ndeshje e UEFA Champions League u anulua për shkak të një shpërthimi mbushi menjëherë faqet e para të shtypit botëror, sepse në fillim dyshohej për një sulm terrorist ndaj skuadrës së njohur gjermane. Policia vendase po vijon hetimet, deri në zbardhjen e plotë të ngjarjes, teksa nuk përjashtohet mundësia që objektiv i shpërthimit të ketë qenë pikërisht autobusi i skuadrës së Dortmundit. Nga ana tjetër, vetë klubi i njohur gjerman njoftoi nëpërmjet rrjeteve sociale ka konfirmuar se askush nuk ishte në rrezik, mediat gjermane spekulojnë për rrethanat e kësaj ngjarjeje. Sipas burimeve të para, eksplozivi është vendosur në rrugë dhe ka shpërthyer kur po kalonte autobusi, rreth 10 kilometra larg stadiumit. Policia në të dhënat paraprake ka treguar në komunikatën e saj se një person ka mbetur i plagosur nga ky incident për shkak se është thyer pjesërisht apo plotësisht një rrotë e automjetit. “Është e pamundur për momentin të sqarohet si ndodhi shpërthimi dhe çfarë shpërtheu”, shkruhet në njoftimin e policisë të Dortmundit. Kjo është hera e parë që një ndeshje e Champions anulohet për një shkak të tillë ndër dekada, ndërsa një vit më parë një ndeshje miqësore midis Francës dhe Gjermanisë u ndërpre për shkak të shpërthimeve dhe sulmit terrorist në kryeqytetin francez, Paris.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 19/07/2019 - 17:03

Lajm i hidhur për futbollin e Tiranës dhe Kombëtares. Ndahet nga jeta Fatmir Frashëri një nga ikonat e futbollit bardheblu dhe Kombëtares tonë.

Postuar: 19/07/2019 - 07:17

Lionel Mesi është futbollisti më i mirë i të gjitha kohërave.

Postuar: 19/07/2019 - 07:16

Lojtarët e përfaqësueses janë duke menduar për ndeshjet e radhës në kuadër të eliminatoreve të Eu

Postuar: 19/07/2019 - 07:14

Skuadrat shqiptare janë eliminuar nga Liga e Europës mbrëmjen e djeshme, duke mos ia dalë asnjëra

Postuar: 18/07/2019 - 07:23

Juventusi do të jetë një superskuadër gjatë edicionit të ri.

Postuar: 18/07/2019 - 07:21

Agim Canaj duket qartë se nuk do të jetë trajner i Vllaznisë për sezonin e ri.

Postuar: 18/07/2019 - 07:20

Partizani është eliminuar nga Liga e Kampioneve.