BREAKING NEWS

Spartak Braho 'kap mat' Metën: Kjo që po bën presidenti s’ka ndodhur në asnjë vend të botës!

Spartak Braho 'kap mat' Metën: Kjo që po bën presidenti
x

Rajoni

Shpallet rezultati zyrtar i zgjedhjeve në Kosovë, Vetëvendosje merr 58 mandate deputetësh, i duhen edhe 3 emra për të formuar qeverinë

Shpallet rezultati zyrtar i zgjedhjeve në Kosovë, Vetëvendosje

Pas 18 ditësh nga dita e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë, ka dalë ditën e djeshme me një rezultat përfundimtar mbi fituesin e zgjedhjeve. Ashtu siç edhe pritej, Lëvizja Vetëvendosje është partia e cila ka marrë më shumë vota, duke u bërë kështu edhe partia e cila do të jetë përgjegjëse për krijimin e qeverisë së re. LV-ja, sipas KQZ-së mori me 438.334 vota apo 49.95%. E dyta në renditjen përfundimtare, është Partia Demokratike e Kosovës, e cila ka grumbulluar besimin e 148.296 qytetarëve apo 16.90% e votave të përgjithshme. Lidhja Demokratike e Kosovës, ka qenë zhgënjimi i këtyre zgjedhjeve, duke kaluar nga partia e cila ka krijuar qeverinë në ikje, në partinë e tretë në renditje, me 110.978 vota apo 12.64%. më poshtë janë renditur Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me 62.111 vota apo 7.07% dhe Lista Serbe me 44.404 vota apo 5.06% të votave të përgjithshme. Nëse do të bëjmë një përkthim të votave në mandate deputetësh, rezulton që Vetëvendosja merr 58 deputetë, PDK 19 mandate, LDK 15 të tillë, AAK me 8 deputetë, Lista Serbe me 10 deputetë, duke u ndjekur më tej nga KDTP me 2 deputetë, RI me 2 deputetë, IRDK me 1 deputet dhe Vakat me 1 deputet. Ndërkohë, Lista e Vjosa Osmanit ka marrë 7 deputetë duke llogaritur edhe zonjën Osmani, por që deputetët e Listës kanë kandiduar nën listën e LVV ndaj llogariten si deputetë të kësaj të fundit. Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka në konferencën për media tha se pjesëmarrja e qytetarëve në këto zgjedhje ka qenë 48.78% nga 1 milionë e 851 mijë e 927 qytetarë me të drejtë vote. “Numri i votuesve që kanë votuar brenda vendvotimeve ka qenë 814 mijë e 122 votues, numri i votuesve të cilët kanë votuar jashtë vendvotimit me kusht dhe me postë ka qenë 89 mijë e 257”, tha Daka. Për faktin që një parti duhet të ketë 61 deputetë që të mund të krijojë qeverinë, Albin Kurti në një deklaratë të 2 ditëve më parë, sqaroi se partia e tij i ka numrat. “Sigurisht se do ta kemi deputeten nga komuniteti boshnjak Emilja Rexhepi dhe deputetin egjiptian, Elbert Krasniqi, do t’i kemi edhe disa të tjerë. Na nevojiten 61 deputetë, do t’i kemi më shumë se 61. Nuk do të kemi nevojë për kompromise me eksponentët e regjimit të vjetër”, tha Kurti. Ditën e djeshme edhe Adrijana Hoxhiç nga lista “Komuniteti i Bashkuar” ka deklaruar se do ta përkrahë formimin e Qeverisë të udhëhequr nga Albin Kurti.

Deklarata e Kryetares së KQZ-së

Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka, ka thënë se zgjedhjet e 14 shkurtit kanë qenë më të vështirat që ajo i ka organizuar. “Kanë qenë zgjedhjet më të vështira edhe për këto përplasje, edhe për klimën e cila është krijuar për arsye të cilat nuk i di, po për vetë faktin se është dhënë një kahje e cila nuk është dashur të jetë”, tha ajo. Daka tha se shëndeti i punëtorëve që kanë punuar në QNR këto ditë ka qenë i rrezikuar duke shtuar se është dashur të rriten kapacitetet në mënyrë që rezultati i zgjedhjeve të shpallet sa më herët.

Dinamikat e votave për secilën parti 2019- 202

Duke marrë në krahasim votat për partitë kryesore në zgjedhjet parlamentare të vitit 2019 dhe zgjedhjeve të parakohshme të 14 shkurtit 2021, partia e cila ka pasur rritje të besimit të qytetarëve të shprehur me votë, ka qenë Lëvizja Vetëvendosje. Sipas të dhënave zyrtare të KQZ-së, në 2019 LV mori 221.001 votë apo 26.27 %, kurse në zgjedhjet e fundit, kjo parti ka siguruar 438.334 vota apo 49.95%, pra LV ka marrë këtë radhë 217.333 vota më shumë. Në vitin 2019, LDK kishte dalë e dyta me 206.516 vota apo 24.55 %, kurse në 2021 mori 110.978 vota me 12.65%, apo 95.538 vota më pak. PDK në zgjedhjet e 2019 mori 178.637 vota apo 21.23% ndërsa në zgjedhjet e 2021 mori 148.296 vota apo 16.9%.

Më të lexuarat