BREAKING NEWS

SPAK ka hyrë në një zonë të “minuar”, janë grabitur informacione sensitive të klasifikuara sekret, ja si mund të shantazhohen deputetët, në skemë mafiozë të përfshirë shërbime inteligjente të huaja, në rrezik aksionet policore, Kreshnik Spahiut plas “b...

SPAK ka hyrë në një zonë të “minuar”,
x
BREAKING NEWS

Romeo Kara: Ja provat e bujshme që ka zbuluar drejtësia për çiftin Meta-Kryemadhi, SPAK drejt përfundimit të hetimeve për dosjen e pastrimit të parave, pritet komunikimi i akuzës, po përgatitet dhe arrestimi i Argita Malltezit

Romeo Kara: Ja provat e bujshme që ka zbuluar drejtësia për
x
BREAKING NEWS

Përçahet strofulla e “non-gratave”, Ilir Meta sulmon Rithemelimin dhe deklaron prishjen me Sali Berishën, ja akuzat për ish-kreun e PD

Përçahet strofulla e “non-gratave”, Ilir Meta sulmon
x
BREAKING NEWS

Vazhdon pazari i Rithemelimit me Rilindjen, Berisha thellon sulmet ndaj Erion Veliajt, kërkon zgjedhje të parakohshme në Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi kandidat i "Foltores", Edi Rama me "as nën mëngë"

Vazhdon pazari i Rithemelimit me Rilindjen, Berisha thellon sulmet ndaj Erion
x
BREAKING NEWS

Djali i ish-ministrit të PD kandidat për Avokat i Popullit, zbardhen prapaskenat e një tjetër pazari të fshehtë Rama-Berisha, synohet goditja e Reformës në Drejtësi përmes njeriut të “non-gratës”

Djali i ish-ministrit të PD kandidat për Avokat i Popullit, zbardhen
x
BREAKING NEWS

Ja pse Rrumbullaku gënjeu kryeministrin Rama dhe si Ervin Muça eksportoi të dhënat e sistemit TIMS, Karamuço zbardh detajet e fundit, futen në lojë edhe amerikanët

Ja pse Rrumbullaku gënjeu kryeministrin Rama dhe si Ervin Muça
x
BREAKING NEWS

Ja kush janë 2 postierët që i pastrojnë paratë Ilir Metës në Angli, udhëtimet e tyre të shpeshta dhe të pajustifikuara drejt Londrës, zbardhen detaje nga pasuritë e tij të fshehura në bankat e Zvicrës, Kongos, Qipros dhe San Marinos, dalin në skenë edh...

Ja kush janë 2 postierët që i pastrojnë paratë Ilir
x
BREAKING NEWS

Ilir Meta po përgatit terrenin për të shpëtuar nga prangat e SPAK, ja “asi i tij nën mëngë”, Evi Kokalari bën deklaratën e fortë

Ilir Meta po përgatit terrenin për të shpëtuar nga prangat e
x

Sport

Shpendi ngjitet bashkë me Çezenën në Serie B, vendimi i federatës italiane për shqiptarët pritet mirë

Shpendi ngjitet bashkë me Çezenën në Serie B, vendimi i

Përfaqësuesja e moshës deri në 21 vjeç zhvilloi në fund të marsit dy takime të rëndësishme për eliminatoret e Europianit 2025, ku skuadra jonë përfaqësuese mori vetëm një pikë, pikërisht në barazimin me Finlandën. Por përplasja me Zvicrën tregoi se jemi larg pretendimeve. Kjo pasi përfaqësuesja e kësaj moshe e Zvicrës e mundi ekipin tonë të trajnerit Alban Bushi me shifrat e thella 3-1. Ishte padyshim një humbje që dhemb, po të mendosh se në fillim të eliminatoreve ambiciet e ekipit tonë ishin për një nga dy vendet e paera dhe aktualisht ndodhemi në vend të tretë, por krejt pa shanse reale për të qenë në dyshen kryesuese të grupit. Në miqësoret e fundit nga kuqezinjtë e rinj spikati në veçanti Kristian Shpendi, i cili është pjesë e Çezenës në kampionatin italian Serie C. Por në ekipin e Bushit ka dhe elementë të tjerë cilësorë, madje aty është ftuar dhe një turk, që ka origjinë shqiptare, që shpresohet se do të bëjë diferencën.

Shpendi ngjit Çezenën në Serie B

Ndërkohë që Kombëtarja U-21 zhgënjeu në ndeshjet e fundit, duket se sulmuesi i saj Kristian Shpendi po feston e gëzon në Itali, pasi së fundmi ka bërë dhe një arritje me skuadrën e vet. Kështu, ka festë për Çezenën dhe Kristian Shpendin, - shkruajnë mediumet sportive italiane. Bardhezinjtë siguruan të shtunën rikthimin në Serie B, duke i dhënë fund kalvarit të vuajtjeve që nisi në 2018. Vit kur Çezena falimentoi dhe u detyrua të rinisej nga kategoritë amatore. “Së bashku do të ringrihemi”, lexohej në pankartën e ultrasve, dhe ashtu ndodhi. Skuadra që drejtohet nga Mimo Toskano, i cili cilësohet si Konte i ligave inferiore, dominoi grupin B të Serie C. Sidomos falë golave të Shpendit, sulmuesit të talentuar të Shqipërisë U21. 20-vjeçari pukjan kryeson renditjen e golashënuesve me 20 gola. Duke dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm për rikthimin e skuadrës në divizionin e dytë të futbollit italian. Kristiani kalon edhe binjakun Stiven – pjesë e Empolit – i cili shënoi 12 gola në me Çezenën në edicionin 2020/2023. Fitorja 1-0 përballë Peskarës në një atmosferë të shkëlqyer, solli “blindimin” e vendit të parë katër javë përpara fundit dhe rikthimin pas 6 vitesh në Serie B, sukses që u festua gjatë.

Vendimi/ Federata italiane i quan shqiptarët “vendas”

Federata Italiane e Futbollit ka mbajtur më datë 28 mars 2024 mbledhjen e Komitetit Ekzekutiv, i cili ka marrë disa vendime të rëndësishme. Një nga pikat e diskutuara në rendin e ditës ishte edhe ndryshimi i rregullave që lidhen me regjistrimin e futbollistëve ekstra komunitar për sezonin 2024-2025 në vendin fqinj. Në lidhje me këtë çështje Federata Italiane e Futbollit ka vendosur që duke filluar nga sezoni i ardhshëm t’i konsiderojë lojtarët shqiptarë si vendas dhe jo të huaj. Në lidhje me këtë ndryshim shumë të rëndësishëm për komunitetin shqiptar në Itali dhe jo vetëm, FSHF dhe në veçanti presidenti Armand Duka ka insistuar gjithmonë edhe në takimet me Presidentin e Federatës Italiane, Gabriele Gravina, për të arritur një marrëveshje në lidhje me këtë çështje. Një kontribut të rëndësishëm në marrjen e këtij vendimi ka dhënë edhe Kryeministri Rama, i cili e ka ngritur këtë çështje për diskutim edhe në vizitat e tij qeveritare në Itali.