BREAKING NEWS

Ulet numri i të infektuarve në vend, Ministria tregon sa persona kanë dalë pozitiv me Covid-19 në 24 orët e fundit (BILANCI)

Ulet numri i të infektuarve në vend, Ministria tregon sa persona
x

Sport

Shpërthejnë problemet e brendshme tek Kukësi, Shkurtaj kërkon të luajë jashtë Shqipërisë

Shpërthejnë problemet e brendshme tek Kukësi, Shkurtaj

Kukësi është një skuadër që pretendon titullin në Kategorinë Superiore. Ka bërë ndryshime në merkato, duke afruar elementë të mirë, por në klubin verilindor ka një shqetësim të vogël që lidhet me largimin e disa titullarëve që përbënin bërthamën e grupit. Ikën Musolli (kapiteni), Rroca dhe Abazaj. Por mësohet së fundmi se po tenton të largohet edhe sulmuesi Vasil Shkurtaj, i cili është pjesë e formacionit titullar. Kjo i sjell telashe klubit të presidentit Safet Gjici. 13 gola në sezonin 2018-2019, 22 gola në edicionin e fundit, shifra që e konfirmuan Vasil Shkurtajn si një ndër sulmuesit më të mirë në Kategorinë Superiore, një futbollist zone i aftë për ta dërguar topin në rrjetë dhe për të shfaqur qetësi në çastet kur shumë të tjerë i përfshin paniku. Tashmë 28-vjeçari prej disa muajsh e ka mbyllur kontratën me Kukësin dhe po vijon të përgatitet i diferencuar deri në momentin kur do të hapen dyert për një transferim që i kënaq kërkesat ekonomike të vlonjatit. Janë përfolur disa klube si kandidatë për shërbimet e Shkurtajt, vetë protagonisti nuk zbulon emra, por pohon se marrëveshja me një klub është pranë. Tirana u shfaq në dritaren e pretendenteve, por sulmuesi është i prerë dhe i mbyll çdo shteg një të ardhmeje në kampionatin shqiptar. Ai dëshiron të luajë në një kampionat të huaj.

Portieri/ Strakosha nën presionin e Reinës, shqiptari nuk i trembet veteranit spanjoll

Tomas Strakosha këtë sezon do të ketë një rival të fortë dhe me shumë eksperiencë te Lacio. Pepe Reina i është bashkuar kryeqytetasve, ndërsa së fundmi spanjolli shprehet se i respekton hierarkitë dhe e di se shqiptari është portieri i parë, por nuk e mohon se ai kërkon të luaj sa më shumë të mundet. “Unë i respektoj hierarkitë, Strakosha prej 4-5 viteve po bën shumë mirë. Unë do ta ndihmoj Tomasin me eksperiencën time, por në të njëjtën kohë dua të luaj sa më shumë ndeshje të jetë e mundur. Të ndihmoj Strakoshën të rritet? E kam bërë te Milani me Donarumën dhe duket sikur Donaruma është rritur mjaftueshëm. Por, sigurisht pjesën më të madhe të meritës e ka ai. Edhe këtu do të bëj të njëjtën gjë. Do të shtyj Strakoshën të jap më të mirën dhe ndërkohë do të jem gjithnjë gati”, u shpreh Reina.

Shkëlqimi 11 vjeçar i Frederik Veselit

Mediat zvicerane i kanë kushtuar një profil të gjatë mbrojtësit të Shqipërisë Frederik Veseli, kampion 11 vjet më parë me Zvicrën. 60 mijë tifozë e shikuan atë ndeshje në nëntor të vitit 2009. Të gjithë ishin kundër tij, kundër Frederik Veselit dhe bashkëlojtarëve të tij. Por në fund ai arriti ta ngrejë trofeun. Zvicra e mposhti Nigerinë me rezultatin 1:0, në finale të Kupës së Botës të vitit 2009, për grupmoshën U-17. Veseli ishte i pari që e mbajti në duar trofeun. Qendërmbrojtësi me rrënjë nga Kosova ishte kapiten i Përfaqësueses zvicerane, që përfshinte yllin e Arsenalit, Granit Xhaka, ish-lojtarin e Volfsburgut, Rikardo Rodriguez, dhe ish-sulmuesin e Frankfurtit, Haris Seferoviç. “Ai ishte kapiteni im, lider absolut”, kishte thënë përzgjedhësi i Zvicrës U-17, Dani Ryser për “Aargauer Zeitung”. “Si 17-vjeçar ishte shumë i rritur. Ende e kujtoj reagimin e tij kur mbetëm në aeroport para ndeshjes finale kundër Nigerisë. Ai m’u drejtua me fjalët: ‘Pa ne nuk do të zhvillohet finalja’. Ka qenë impresive”. Debutoi me Kombëtaren e Shqipërisë në tetor 2015 dhe luajti në Kampionatin Evropian me shtetin nga ku i ka rrënjët, në vitin 2016. Tani ka 27 paraqitje me Shqipërinë dhe shpeshherë është i rregullt. Edhe pse nuk ishte e mjaftueshme për karrierën e madhe të cilën e ka ëndërruar kur ishte udhëheqës i Xhakës dhe të tjerëve në kampanjën për titullin e botës, tani për 27-vjeçarin mund të thuhet se ka pasur karrierë të denjë. Veseli shkoi te FC Empoli nga Lugano në vitin 2016, luajti 48 ndeshje në Serie A për italianët në tre vjet e gjysmë. Pas huazimit te Le Mansh në Francë, Empoli e transferoi te US Salernitana në Serie B, në fillim të shtatorit. Veseli firmosi kontratë të vlefshme deri në vitin 2022.