BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Sport

Shpërthejnë tifozët e gjirokastrës ndaj drejtuesve: Turp! Disa bastexhinj nxinë një qytet të tërë

Shpërthejnë tifozët e gjirokastrës ndaj drejtuesve: Turp!

Pas ndeshjes historike, që ekipi i Luftëtarit zhvilloi mbrëmjen e së enjtes në stadiumin “Elbasan Arena”, me letonezët e Ventspils, takim i cili përfundoi me rezultatin final 3-3, ka bërë që tifozët bluzin, të shpërthejnë në akuza ndaj drejtuesve të tyre. Rezultati i takimit të parë në Letoni, 5-0 nuk linte vend që tifozët të shpresonin për ndonjë kualifikim të mundshëm. Por në ndeshjen ku ata shpresonin që ekipi i zemrës së tyre të jepte spektaklël duke qenë se ata luanin pa presion, i zhgënjeu tifozët. Pas ndeshjes ata kanë akuzuar drejtuesit e klubit se kanë shitur ndeshjet për interesat e tyre. Sipas tifozëve gjirokastrite nuk kishte nevojë për shumë komente, goli i tretë i Ventspils, por edhe episode të tjera të ndeshjes të së enjtes në Elbasan. Tifozën nëpërmjet një postimi në faqen e tyre në “Facebook” thonë se të gjitha këto episode vërtetuan turpin e Luftëtarit, që në pjesëmarrjen e tij historike në Kupat e Europës, i vuri një njollë të rëndë emrit të vet. Tetë gola të pësuar në dy ndeshje flasin qartë.

Kuptohet, jo vetë ekipi, por ata që e komandojnë atë. Irritimi i tifozëve të Luftëtarit ka qenë i madh. Ata kanë qenë të papërmbajtshëm pas ndeshjes, duke akuzuar direkt drejtuesit për trukim të rezultatit. Presidenti Tavo ka kërkuar që njerëzit ta lënë rehat në punën e tij, ndërsa trajneri slloven ka pohuar se nuk ka dyshime te lojtarët. Pamjet e ndeshjes flasin qartë dhe tifozët kanë shumë të drejtë në komentet e tyre. Ata shprehen se ua kanë shëmtuar ekipin e tyre të bukur disa bastexhinj. “Ehh, Luftëtari im i bukur, sot ty të shëmtuan disa bastexhinj e disa njerëz që shohin vetëm interesin e tyre dhe nuk i bëhet vonë për këtë qytet, për këtë ekip dhe për këtë fanelë që për disa persona është e shenjtë. Ndërsa disa të tjerëve nuk u plas fare. Na vjen turp dhe inat që sot dëgjoj të shajnë këtë Luftëtar, që me thjeshtësinë dhe më lojën e bukur përgjatë të gjithë kampionatit, u bë një nga ekipet që e adhuronin shumë tifozë në Shqipëri. Por sot ai ekip që deri dje adhurohej ka rënë në duart e disa ujqërve të etur për interesat e tyre. Këto ujqër nxinë jo vetëm ekipin por një qytet të tërë”, shkruhej në faqen e ultrasve bluzinj.

Dyshime dhe të huajt

Gjatë dhe pas ndeshjes të së enjtes mes Luftëtarit dhe Ventspils, nuk janë vetëm tek tifozët e Luftëtarit, apo dhe tek ata që kuptojnë luhatjet e koeficienteve në vendin tonë që menduan se ndeshja e gjirokastritëve ishte e trukuar. Mjafton të futesh në rrjetet sociale dhe në të gjitha faqet ndërkombëtare ku diskutohet për bastet online, që të shohësh se ka komente të ndryshme që arrijnë në të njëjtin përfundim. Tifozët e shumtë nga vende të ndryshme të botës e kanë cilësuar ndeshjen të trukuar edhe pa parë asnjë minutë të saj, thjesht duke krahasuar luhatjet e koeficienteve, shpeshherë në mënyrë absurde, me veprimet në fushën e lojës. Ajo që bindi më shumë të gjithë ishte fakti se si Luftëtari pësoi gol në minutën e 93-të të takimit. Koeficientet që ofronin kompanitë ndërkombëtare në minutën e 88 për një gol të miqve ishin në mënyrë qesharake të ulëta, pasi atyre as u nevojitej goli. Kjo tregonte se po viheshin baste të mëdha se pritej një gol nga letonezët, siç erdhi më pas në ndeshje pasi mbrojtja e Luftëtarit u përgjum në mënyrë të çuditshme. Disa tifozë kanë kërkuar që ndeshja në fjalë të hetohet, pasi është prova konkrete se si manipulohet rezultati i një takimi./