
Covid-19 në Shqipëri/ Ministria e Shëndetësisë publikon shifrat, ja sa raste të reja ka pasur në 24 orët e fundit

Përfundon numërimi i votave, kush janë 6 gratë e zgjedhura anëtare të Kryesisë së PD-së

Përfundon numërimi i votave për anëtarët e Kryesisë së PD-së, cili është kandidati më i votuar (Emri)

Tragjedia në Fushë Arrëz/ Zbardhen detaje të reja, si humbën jetën nëna me dy vajzat

Ngjarja e rëndë/ Bien në kontakt me energjinë elektrike, vdes nëna me dy vajzat (Emrat)

Tragjedi në Fushë Arrëz/ Bie në kontakt me energjinë elektrike, vdes nëna me dy vajzat

Ndarja nga jeta e ish-Presidentit Nishani, Ambasada amerikane shpreh ngushëllimet: Kontributi i tij për PD, zhvillimin e Shqipërisë dhe marrëdhëniet SHBA-Shqipëri do të mbahen mend

Publikohen pamjet/ U bllokua për 12 orë në humnerë, ja momenti kur KFOR-i dhe ekipi RENEA-s shpëtojnë oficerin (Video)

Shpërthejnë trukimet, FSHF përjashton për pesë vjet tre klube në Kategorinë e Dytë

Shkruar nga Adriatik BALLA 4 Maj 2022

Komisioni i Disiplinës i Federatës Shqiptare të Futbollit, mori dje një vendim të ashpër për tri skuadra të Kategorisë së Dytë, të cilat i akuzon se janë përfshirë në skemën e kurdisjes së rezultatit të ndeshjeve, një vendim që ka pasoja të rënda për klubet si në aspektin financiar, ashtu dhe atë funksional, sepse bëhet fjalë për një masë ndëshkimore me 5 vjet pezullim. Janë përjashtuar pra për pesë sezone tre klube të kësaj kategorie e konkretisht: Bulqiza, Gramshi dhe FC Internacional Tirana. Nuk ka mbetur pa u penalizuar edhe gjyqtari i ndeshjes Bulqiza Veleçiku, Memet Koçi, që nuk ka raportuar shkeljet sipas rregullores.
Qëndrimi i FSHF-së
Në njoftimin e FSHF-së thuhet se ajo i qëndron vullnetit të saj për tolerancë zero ndaj fenomenit të paracaktimi të rezultateve të ndeshjeve. “Federata Shqiptare e Futbollit dëshiron t’i bëjë me dije opinionit publik dhe tifozëve se vazhdon monitorimi për ndërlidhje të mundshme të këtyre rezultateve me individë apo klube të tjera. Dëshirojmë t’i bëjmë thirrje institucioneve kompetente për të hetuar në themel këto episode që njollosin imazhin e futbollit shqiptar”, thuhet ndër të tjera në qëndrimin e federatës.
Vendimet
1-Në përfundim të hetimit disiplinor për ndeshjen e Kampionatit të Kategorisë së Dytë – Grupi A, midis F.C Bulqiza dhe KSSH Veleçiku, në bazë të neneve 27, 31 dhe 67 të KDS dhe neneve 27 dhe 40 të Kodit të Etikës, F.C Bulqiza, përjashtohet nga gara për 5 (pesë) sezone të njëpasnjëshme dhe dënohet me gjobë në masën 2.000.000 (dy milionë) lekë. Në zbatim të nenit 116/1/b të KDS, gjoba të aplikohet në masën 20%. 2-Në përfundim të hetimit disiplinor për ndeshjen e Kampionatit të Kategorisë së Dytë – Grupi A, midis Oriku dhe KF Gramshi, në bazë të neneve 27, 31 dhe 67 të KDS dhe neneve 27 dhe 40 të Kodit të Etikës, KF Gramshi, përjashtohet nga gara për 5 (pesë) sezone të njëpasnjëshme dhe dënohet me gjobë në masën 2.000.000 (dy milionë) lekë. Në zbatim të nenit 116/1/b të KDS, gjoba të aplikohet në masën 20%. 3-Në përfundim të hetimit disiplinor për ndeshjen e Kampionatit të Kategorisë së Dytë – Grupi A, midis FC Internacional Tirana dhe Luzi 2008, në bazë të neneve në bazë të neneve 27, 31 dhe 67 të KDS dhe neneve 27 dhe 40 të Kodit të Etikës, FC Internacional Tirana, përjashtohet nga gara për 5 (pesë) sezone të njëpasnjëshme dhe dënohet me gjobë në masën 2.000.000 (dy milionë) lekë. Në zbatim të nenit 116/1/b të KDS, gjoba të aplikohet në masën 20%. 4-Në përfundim të hetimit disiplinor për ndeshjen e Kampionatit të Kategorisë së Dytë – Grupi A, midis F.C Bulqiza dhe KSSH Veleçiku, në bazë të neneve 17, 27 dhe 40 të Kodit të Etikës, Zyrtari i ndeshjes, Memet Koci, për dështim për të raportuar shkeljet e parashikuara në nenin 27 të Kodit të Etikës, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë si dhe me ndalimin e pjesëmarrjes në ndonjë aktivitet të lidhur me futbollin për një periudhë prej 2 (dy) vjetësh.
Më të lexuarat


Finalja e Champions-it shtyhet me 15 minuta, nuk do ta besoni arsyen

Finalja e Champions League, zbulohen formacionet zyrtare

Video epike/ Mourinho i jep autobusit të ekipit të Romës, për pak sa nuk e pëson keq

Reali zbarkon në Paris, Ançeloti dhe Klop kanë planin e tyre për trofeun e Champions

Marrin fund dilemat, finalja e Kupës Laçi-Vllaznia luhet në “Air Albania” më 31 maj

Reja konfirmon të rinjtë në Kombëtare, por mungojnë Broja e Manaj

Reali dhe Liverpuli diskutojnë finalen e Championsit, në Spanjë fituesin ja besojnë parashikimit të breshkës gjigante

Ishte pro pushtimit të Ukrainës nga Rusia, UEFA iu ‘bën gjëmën’ ekipeve të këtij vendi

Pak ditë para martesës, ylli i futbollit anglez kapet “mat” me një tjetër në krevat

Interesante! Breshka 30-vjeçare parashikon fituesin e Champions me një veprim
