BREAKING NEWS

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja çfarë përmban marrëveshja e Edi Ramës me “Rithemelimin”, nga shkatërrimi i SPAK dhe rrëzimi i ligjit të dekriminalizimit, te ngritja e komisionit anti-reformë

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja
x
BREAKING NEWS

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti Bajram Begaj, te Xhaçka dhe Belinda Balluku, zbardhen shkeljet e rënda penale për interesat e oligarkëve, si u vendos në rrezik siguria kombëtare, operacionaliteti i Forcës Detare dhe detyrimet...

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti
x
BREAKING NEWS

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të suksesshëm Taulant Balla, policia mbledh gëzhojat e ekzekutimeve

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela: Serbët u infiltruan në Shqipëri në vitet ’92-’97 me ndihmën e qeverisë “Berisha” dhe u investuan për të shkatërruar ekonominë e vendit, ja dosja e ‘nxehtë’ që është mbuluar nga pluhuri i harresës dhe si SPAK mund të çojë pas hekurave 2 ...

Spartak Ngjela: Serbët u infiltruan në Shqipëri në vitet
x
BREAKING NEWS

16 vite nga masakra e “Gërdecit”, ja të fshehtat tronditëse të aferës së fabrikës së vdekjes, në “lojë” ishin 10 miliardë dollarë, nga zhdukja e dëshmitarëve, te kërcënimet e Shkëlzenit për Luan Hoxhën për t’i mbyllur gojën dhe alibitë e Berishës për t...

16 vite nga masakra e “Gërdecit”, ja të fshehtat
x
BREAKING NEWS

Nga zbërthimi i bisedave sekrete, te skema që ndoqi kreu i ARRSH për të përfituar miliona euro nga kompania e tij që e deklaroi të shitur, zbardhen të tjera detaje nga arrestimi i Evis Berberit dhe dy biznesmenëve, ja çfarë u zbulua nga celularët e sek...

Nga zbërthimi i bisedave sekrete, te skema që ndoqi kreu i ARRSH
x
BREAKING NEWS

Pas Ogerta Manastirliut, edhe Belinda Balluku drejt dorëheqjes dhe prangave, ja të gjitha skandalet ku është përfshirë zv/kryeministrja

Pas Ogerta Manastirliut, edhe Belinda Balluku drejt dorëheqjes dhe
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri plas “bombën”, Flamur Noka dhe Luçiano Boçi shkuan në Janinë me një thes me para, ja personazhi misterioz që takuan për të goditur kundërshtarët e Sali Berishës në Tiranë, zbardhen pazaret

Idajet Beqiri plas “bombën”, Flamur Noka dhe Luçiano
x

Sport

Shpërthen menaxheri i Hysajt: Ata që e kritikojnë do t’i gëlltisin shumë shpejt fjalët

Shpërthen menaxheri i Hysajt: Ata që e kritikojnë do t’i

Elseid Hysaj mbetet “as këndej e as andej”. Shkak është qëndrimi i trajnerit Karlo Ançeloti, i cili nuk e vlerëson më si titullar të padiskutuar në skemat e tij taktike dhe ka preferuar ta ulë në stol, duke aktivizuar në vend të tij Malkuit. Kjo situatë nuk po pëlqehet nga shkodrani. I cili po studion alternativat dhe një prej opsioneve më të mira është kalimi në Premier League angleze, pikërisht tek Çelsi, atje ku drejton ish-trajneri i tij, Mauricio Sarri, një prej teknikëve që e ka Hysajn lojtar të zgjedhur dhe e përshtat lehtë në fushë dhe me skemat e tij. Por ndërsa përmendet në shtypin italian vazhdimisht mundësia e largimit të Hysajt, menaxheri i futbollistit, Mario Xhiufredi, ka befasuar me daljen e tij të fundit, duke thënë se për Hysajn do të pendohen të gjithë ata kritikë që besojnë se ai nuk po luan mirë me Napolin në këtë sezon. Sipas Xhiufredit, të gjithë këta analistë, opinionistë dhe gazetarë që kanë shkruar se Hysaj nuk e meriton formacionin e Napolit do t’i gëlltisin shumë shpejt fjalët e tyre. Kështu, menaxheri i Elseid Hysajt, Mario Xhiufredi, ka bërë edhe një tjetër përmbledhje të situatës që po kalon mbrojtësi shqiptar te Napoli. Duke folur për mediat italiane, ai ka shpjeguar se problemet e Hysajt lidhen me ndryshimin e trajnerit, ndërsa nuk garanton se do të vazhdojë të jetë pjesë e skuadrës italiane.

“Ai në karrierën e tij kishte vetëm Sarrin, për këtë arsye po vuan. Ka vetëm një mënyrë për të menduar futbollin. Duhet t’i jepet kohë të asimilojë kërkesat e reja që i janë bërë nga trajneri i ri. Ai ka qenë një lojtar i vlefshëm më parë dhe është i tillë edhe tani. Nëse do të qëndrojë te Napoli, do të bëjë që shumë njerëz të kapërdijnë fjalët që kanë thënë për të”, deklaroi Xhiufredi. Sigurisht, menaxheri e ka kuptuar situatën e vështirë të mbrojtësit dhe po jep kontributin e tij për daljen nga situata e vështirë. Në duelin e fundit kundër Kaljarit Hysaj ishte në stol gjithë kohës dhe nuk u aktivizua në asnjë moment dhe kjo nuk kaloi pa u vënë re nga mediat sportive vigjilente në Itali që më shumë se fitores 1-0 të Napolit i kushtuan rëndësi pikërisht qëndrimit në stol të mbrojtësit të përfaqësueses shqiptare. Megjithatë, Xhiufredi beson se Hysaj ka ende shanse për të rinovuar me Napolin.

“Nuk ka asnjë të re për rinovimin. Do të flasim përsëri pas merkatos së janarit. Këtë verë mund të shkonte te Çelsi, por nuk u bë asgjë. Sarri e dëshironte në ekip, por Hysaj ka një klauzolë prej 50 milionë eurosh. De Laurentis do të kishte pranuar edhe 40-45 milionë euro, por bisedimet nuk filluan kurrë. Për të lënë të lirë Sarrin, Napoli vendosi një klauzolë që i ndalonte Çelsit të blinte lojtarë të tjerë përveç Zhorzhinjos”, shpjegoi menaxheri i futbollistit shqiptar arsyen pse Hysaj nuk kishte shkuar në Londër që në verë. Ndërkohë, brenda kuadrit të lojtarëve të Kombëtares Shqiptare të Futbollit, një tjetër element kuqezi që ndodhet në pozita të vështira është Kristal Abazaj, pjesë e Anderlehtit në Belgjikë. Kishte thashetheme se shkak për largimin e trajnerit Vanhezebruk nga stoli i Anderlehtit është bërë futbollisti shqiptar, Kristal Abazaj, i blerë me bujë nga klubi i madh belg. Tani gjithçka është konfirmuar nga shtypi belg, konkretisht nga “DH.be”. Presidenti i Anderlehtit, Mark Kuk, i kishte dërguar një mesazh trajnerit, me anë të të cilit e detyronte trajnerin Vanhezebruk të aktivizonte Kristal Abazajn. Trajneri i larguar tashmë pranoi dhe e hodhi në fushë Abazajn gjatë 20 minutave të fundit të ndeshjes me Cercle Bruzh, ku skuadra e tij u mund 2-1. Megjithatë, pavarësisht vullnetit të mirë për t’ia plotësuar dëshirën presidentit, ai nuk mundi t’i shpëtonte shkarkimit nga stoli i Anderlehtit. Abazaj debutoi me fanellën e Anderlehtit në kampionat dhe tani pritet që të ketë më shumë minuta, pasi po kalon një formë të mirë.

Adriatik BALLA