Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Shpërthen Pep Guardiola: Sane të bëjë kujdes, Siti s’mban lojtarë me zor

Postuar: 20/07/2019 - 07:50

Një prej trajnerëve më të mirë në qarkullim, i cilësuar madje nga shumica e specialistëve dhe opinionistëve si më i miri aktualisht në botë, Pep Guardiola, e tregoi dhe një herë tjetër se nuk toleron kur është fjala për disiplinimin taktik të Mançester Junajtid, por edhe për respektimin e rregullave në tërësi. Dhe kur është fjala tek rregullat, Guardiola nuk toleron as lojtarët më të mirë të skuadrës dhe ata që kanë më peshë në gjirin e grupit. Së fundmi trajneri ka pasur një përplasje verbale me sulmuesin e përfaqësueses së Gjermanisë, i cili është njëherësh sulmues i Mançester Sitit, Leroi Sane, për shkak se lojtari ka shfaqur “naze” në stërvitje dhe nuk i pëlqen trajtimi që po i bën klubi. Rrjedhimisht ai ka lënë të hapur mundësinë e largimit, por Guardiola, në një dalje për mediat ditën e djeshme tha se askush nuk ishte i paprekshëm dhe se Mançester Siti nuk mbante me zor në grup lojtarët, qofshin këta dhe titullarë. Pep Guardiola ka paralajmëruar sulmuesin Leroi Sane se ai dëshiron të ketë nën urdhrat e tij vetëm lojtarë të cilët janë të lumtur te Mançester Siti. Reagimi i trajnerit spanjoll vjen pas zërave të shtuar gjatë ditëve të fundit për një transferim të lojtarit te Bajerni i Mynihut. “Qytetarët” kanë prej pothuajse një viti e gjysmë që po përpiqen të bindin futbollistin e përfaqësueses së Gjermanisë që të zgjasë kontratën, që skadon në verën e vitit 2021, por Sane mendon se nuk e meriton që qëndron aq shumë kohë në stol. Sane e nisi lojën titullar në vetëm dy nga 10 ndeshjet e fundit të Sitit në sezonin e kaluar dhe ka pasur pakënaqësi ndaj stafit, që i kërkon 23-vjeçarit të përmirësohet si në stërvitje ashtu edhe në ndeshje. Ky tension mes futbollistit dhe klubit ka inkurajuar Bajernin, që synon të përfitojë nga situata. Guardiola tha se shpresonte që Sane të qëndronte, por e bëri të qartë se nuk e ka humorin për t’iu lutur lojtarëve të tij për të qëndruar. “Klubi i bëri ofertë vitin e kaluar. E kam thënë shumë herë, ne duam që njerëzit të jenë të lumtur te Mançester Siti. Ne e njohim potencialin e tij dhe çfarë niveli është. Sane një cilësi të veçantë që është e vështirë për t’u gjetur në të gjithë botën. Ai e di, të gjithë e dinë, të gjithë sulmuesit, të gjithë mesfushorët, se sa e vështirë është të luajnë për shkak të cilësisë që kemi”, theksoi Guardiola. Trajneri katalanas i Sitit, la të kuptohet se nëse Sane është i vendosur për t’u larguar, askush nuk do ta pengojë. “Kam folur 10 herë me klubin, dua që njerëzit këtu të jenë të lumtur. Nëse nuk duan që qëndrojnë, le të largohen. Ne kemi dëshirë që ai të qëndrojë”, shtoi Guardiola, i njohur sot si një prej trajnerëve më të mirë të futbollit në botë dhe një teknik që mban autorësinë e aplikimit të “tiki-taka”-s me Barcelonën e famshme të vitit 2008-2012. 

Adriatik BALLA

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 25/08/2019 - 21:22

Milan e ka nisur me humbje këtë sezon të ri futbollistik në javën e parë të Serie A, duke zhgënjyer tifozët.
 

Postuar: 25/08/2019 - 15:08

Pas 7 orësh festë, futbollisti Ëayne Rooney u fotografua duke hyrë në ashensorin e hotelit me një

Postuar: 25/08/2019 - 08:10

“The Reds”-at bënë një ndeshje perfekte, fitojnë 3-0 ndaj “Topçinjv

Postuar: 25/08/2019 - 08:08

Kategoria Superiore mbylli javën e parë të saj.

Postuar: 25/08/2019 - 08:07

Në shtator do të diskutohet e ndoshta do të miratohet në parlament një pjesë e rëndësishme e Ligj

Postuar: 24/08/2019 - 17:28

Nga Franca janë raportuar të reja të rëndësishme për Neymar.

Postuar: 24/08/2019 - 07:43

Një prej çështjeve më të nxehta të merkatos së verës, ajo që ka të bëjë me sulmuesin argjentinas