BREAKING NEWS

Koronavirusi në Shqipëri, Ministria e Shëndetësisë përditëson të dhënat: Ja sa persona janë konfirmuar pozitivë në 24 orët e fundit

Koronavirusi në Shqipëri, Ministria e Shëndetësisë
x

Sport

Shpërthen Suarez: Drejtuesit e Barçës më vranë shpirtërisht, Mesi ka vuajtur si unë

Shpërthen Suarez: Drejtuesit e Barçës më vranë

Barcelona la pas një sezon të dështuar në të gjitha pikëpamjet dhe tani po mblidhen votat për një revolucion në klub, lëvizje që mund të pasojë largimin e presidentit aktual Jozef Maria Bartomeu, i cili shihet si shkaktar i gjendjes dhe njëherësh njeriu që ka trishtuar Mesin dhe shokët e tij të ekipit. Një tjetër lojtar që e pësoi nga këto zhvillime është Luis Suarez. Tashmë po ambientohet tek Atletiko Madridi, madje në 3 ndeshje ka realizuar dy herë, por gjithsesi ndjesia e hidhur për trajtimin që i rezervoi klubi katalanas është ende e pranishme tek uruguajani, teksa në krah të tij gjatë gjithë kësaj periudhe, madje edhe publikisht, ka qenë kapiteni i Barçës, Lionel Mesi, që është një ndër miqtë e ngushtë të tij. Fjalët e thëna nga argjentinasi, i cili i doli kundër klubit në lidhje me këtë çështje, nuk e kanë befasuar 33-vjeçarin, sepse e njeh mirë Leon. “Nuk më kanë befasuar fjalët e Mesit, sepse e njoh çfarë njeriu është. E di shumë mirë se sa ka vuajtur edhe ai për mënyrën se si më larguan, madje besoj se ka vuajtur po aq sa unë. Leo mendoi se më përzunë sepse nuk i përshtatesha moduli. Kishte mënyra të tjera për ta mbyllur marrëdhënien, duke qenë korrekt. Kemi kaluar vite së bashku dhe kjo situatë e bëri të ndihej keq. Është miku im i ngushtë dhe e falënderoj që më ka qëndruar pranë”, theksoi Suarez. Më pas “EL Pistolero” ka treguar edhe disa detaje të ditëve të fundit si lojtar i Barcelonës. “Ndodhën gjëra të çuditshme, siç ishte urdhri për t’u stërvitur i diferencuar nga skuadra, sepse nuk do të luaja ndeshjen pasardhëse. Nuk kishte arsye, mund të stërvitesha me ekipin dhe më pas le të mos më grumbullonin. Këto veprime të vrasin shpirtërisht. Kur Atletiko më kërkoi, nuk hezitova por e pranona ofertën e tyre”, nënvizoi më tej Suarez. Ndërkohë që Suarez ka lëvizur tek Atletiko, duke e nisur mbarë sezonin, për Mesin ka sinjale që sezonin e ardhshëm do të veshë bluzën e Mançester Sitit. Tabloidët britanikë kanë shkruar për mundësinë e afrimit të Lionel Mesit te “sky blues” sezonin e ardhshëm. Krerët e Sitit duan të përfitojnë nga rasti e po shqyrtojnë mundësinë për të marrë falas sulmuesin e famshëm argjentinas. Në një intervistë për “The Athletic”, një ndër drejtuesit më të lartë të Sitit “Football Group”, Omar Berrada, e përshkroi Mesin si futbollistin më të mirë në botë dhe ai deklaroi se çdo klub do të donte ta kishte në gjirin e skuadrës një futbollist të tillë. Pas situatës konfliktuale që u krijua në momentin e diskutimit të datës së klauzolës, për largimin nga Barcelona, marrëdhënia e Leos me drejtuesit e klubit katalanas ka ndryshuar ndjeshëm. Futbollisti më i suksesshëm në historinë e Ligës Spanjolle preferoi që të mos largohet me polemika, pikërisht nga klubi që i dha gjithçka dhe e bëri të famshëm, kështu që gjithçka u mbyll në pamje të parë në paqe dhe pa shumë diskutime. Kuptohet që Mesi është duke pritur fundin e këtij sezoni, për t’u liruar përfundimisht nga të gjitha detyrimet që e lidhin me klubin blaugrana dhe më pas me shumë gjasa do të transferohet në një tjetër ekip, sidoqoftë është e qartë që Mançester Siti dhe trajneri Pep Guardiola ofrojnë edhe alternativat më të mira për Mesin.