BREAKING NEWS

Tha se ai nuk ka qenë asnjëherë pjesë e Komitetit të Politikave, Murrizi ia numëron ‘një për një’ Bashës: Nuk isha as pjesë e GOPIT. Spurdhjak, s’ke b*** për…

Tha se ai nuk ka qenë asnjëherë pjesë e Komitetit të
x

Sport

Shpirt grupi dhe disiplinë, Gjasula i tregon Padërbonit si funksiononë kombëtarja shqiptare

Shpirt grupi dhe disiplinë, Gjasula i tregon Padërbonit si

Kombëtarja luajti dy ndeshje mjaft të mira në tetor, në kuadër të eliminatoreve të Euro-2020, në grupin H, konkretisht ndaj Turqisë dhe Moldavisë, të parën të humbur në mënyrë të pamerituar 1-0, ndërsa ndaj Moldavisë kori një fitore të thellë 4-0 që i dha të drejtë trajnerit Edi Reja të jetë në kushtet që vetë kreu i FSHF-së ta ftojë të rinovojë kontratën. Në këto ndeshje ka spikatur në repartin e mesfushës një prej futbollistëve që pritej më pak, Klaus Gjasula, i cili luan me Padërbonin dhe është shndërruar madje në një nga lojtarët kryesorë të kësaj skuadre. Gjasula erdhi pa shumë bujë në Kombëtare, u ftua nga trajneri Edi Reja të japë kontribut dhe duhet pranuar se në katër ndeshjet e fundit ai jo vetëm është aktivizuar titullar, por është shndërruar në një regjisor i këtij reparti, duke marrë vlerësime për paraqitjen e tij, aq sa trajneri Edi Reja nuk e vë më në diskutim ftesën për të dhe aktivizimin në mesfushë si zgjedhje prioritare. Dhe Gjasula e ka justifikuar besimin e trajnerit, pasi është shquar si lojtar me vizion në lojë dhe që ka dhënë pasime të sakta mbi 85% në të katër ndeshjet, duke qenë ndër mesfushorët më të mirë të përfaqësueses. Me paraqitjet e tij ai ka vënë në vështirësi lojtarët me eksperiencë si Memushaj, Xhaka e Abrashi, të cilët e kishin formacionin titullar të “privatizuar”, por me ardhjen e Gjasulës e Bares këto pozita të veteranëve janë zbehur. Nga ana tjetër, Gjasula kërkon që këtë performancë ta bëjë edhe tek Padërboni, madje ai u ka kërkuar lojtarëve të skuadrës së tij në Gjermani që të tregojnë atë shpirt grupi, guxim dhe padyshim disiplinim taktik që ka Kombëtarja kuqezi. Pra duke e marrë shembull për punë të mira. Ndërkohë, Klaus Gjasula po kalon një moment shumë të mirë në aspektin personal ku po luan rregullisht në Bundesligën gjermane. Mesfushori i Kombëtares, kishte së fundmi edhe shiritin e kapitenit megjithatë skuadra e tij ende nuk ka arritur të marrë qoftë një fitore këtë sezon dhe besimi në skuadër ende është i madh. Vetë mesfushori shqiptar, u shpreh se një fitore do të sillte kurajo te skuadra. “Ne nuk kemi bindur pas një pike në 8 ndeshje por premtoj se do të shkojmë lart pasi të marrim fitoren e parë. po na mungon ajo fitore e mallkuar dhe po na bllokon, pasi të çlirohemi do të kemi sërish kurajo. Kemi folur shumë me njëri tjetrin dhe nuk e kemi humbur besimin. Kur ai humbet, është problem por për derisa e kemi akoma, atëherë mund të arrijmë gjithçka. Një fitore do të ishte mirë. Duhet të fitojmë kundër Duseldorfit sepse luajmë në shtëpi dhe nuk është Bajerni apo dikush tjetër. Është e mundur nëse japim 100% dhe hamë bar në fushë, nuk duhet të mërzitemi, fitoret do të jenë mjaftueshëm”, u shpreh Gjasula. Ndërkohë, një tjetër lojtar shqiptar po shkëlqen në Gjermani, madje në Bundesligë. Ai është mesfushori i përfaqësueses shqiptare të Kosovës, Milot Rashica, të cilin mediat sportive italiane e lidhin me një kalim të mundshëm tek Milani. Klubi italian po planifikon të përforcohet në afatin kalimtar të janarit pas dështimit në fazën e sulmit. Paraqitjet mbresëlënëse të Milot Rashicës u kanë rënë në sy gjigantëve të futbollit evropian. Së fundmi, interesim për futbollistin kosovar ka shfaqur Milani. Sipas mediave italiane, “Rossoneri” po planifikojnë ta përforcojnë fazën e sulmit në afatin kalimtar të janarit dhe njëri prej objektivave të këtij klubi është edhe vetë përfaqësuesi kosovar. Vushtrriasi po shkëlqen në fanellën e Verder Bremenit, por edhe me “Dardanët”, prandaj interesimi i klubeve të mëdha për të nuk është për t’u habitur. Rashica është pjesë e Verderit nga janari i vitit 2018 pasi paraprakisht kishte shpërthyer në Viteshe të Holandës. 23 vjeçari është në gjendje të luajë në të dy krahët dhe ka aftësi edhe të shënojë gola. Ai i ka realizuar 3 gola dhe e ka dhuruar një asistim në pesë ndeshje të zhvilluara këtë sezon. Vlera e Rashicës aktualisht sillet kah 20 milionë euro. Ai do të ishte një opsion ideal për trajnerin Stefano Pioli, qoftë në janar apo gjatë verës për sezonin e ardhshëm.

Adriatik BALLA