BREAKING NEWS

Detaje të reja/ 90 mijë euro për 'kokën' e Dumanit dhe të vëllait, si dështoi plani për vrasjen e tyre, dëshmon autori: Ja kush ma dha porosinë

Detaje të reja/ 90 mijë euro për 'kokën' e Dumanit
x
BREAKING NEWS

Covid-19 në Shqipëri/ Ministria e Shëndetësisë publikon shifrat, ja sa raste të reja ka pasur në 24 orët e fundit

Covid-19 në Shqipëri/ Ministria e Shëndetësisë publikon
x
BREAKING NEWS

I grabitën 50 mijë euro në banesë, reagon deputeti shqiptar dhe iu kundërpërgjigjet të gjithëve atyre që 'e masakruan': Jam mjek, e ushtroj me nder profesionin…

I grabitën 50 mijë euro në banesë, reagon deputeti shqiptar
x
BREAKING NEWS

Matura Shtetërore/ Dalin notat e provimit të Matematikës, mësoni rezultatin tuaj

Matura Shtetërore/ Dalin notat e provimit të Matematikës,
x
BREAKING NEWS

“Kosto e paprecedentë për Putin”/ Presidenti Joe Biden zbulon zyrtarisht vendimin e parë të G7-ës: Do ndalojmë...

“Kosto e paprecedentë për Putin”/ Presidenti Joe Biden
x
BREAKING NEWS

“Një krimb që ha çdo ditë dhe pa u kuptuar trarët e saj”/ Eksperti Ervin Karamuço nxjerr prapaskenat dhe ngre alarmin: Ja çfarë i rrezikon shqiptarët!

“Një krimb që ha çdo ditë dhe pa u kuptuar
x
BREAKING NEWS

Vladimir Putin merr goditjen e rëndë, zbardhet vendimi më i fundit i Perëndimit dhe Japonisë

Vladimir Putin merr goditjen e rëndë, zbardhet vendimi më i
x
BREAKING NEWS

Deputeti shqiptar bie pre e ‘maskave’, i hyjnë në banesë dhe i vjedhin 50 mijë euro, zbardhet denoncimi i tij në polici: I kisha mbledhur me familjarët për shlyerjen e një borxhi!

Deputeti shqiptar bie pre e ‘maskave’, i hyjnë në
x

Sport

Shpresat e Alban Bushit s’japin shpresë, del blof propaganda e FSHF-së për talentet

Shpresat e Alban Bushit s’japin shpresë, del blof propaganda e

Në filozofinë klasike sofizmi konsiderohet si rrymë ku gënjeshtra paraqitet si e vërtetë. Sofizëm mund të quhet ajo që ka ndodhur në deklaratat e Armand Dukës, Alban Bushit e disa zyrtarëve të federatës që flasin për futbollistë spektakolarë nga të rinjtë e në të vërtetë rezultatet tregojnë se jemi “vrima e fundit e kavallit”. Përfaqësuesja e moshës deri në 21 vjeç mbylli të hënën angazhimet e saj në grupin G eliminator të Europianit të ardhshëm, duke zhgënjyer krejtësisht dhe duke mos përmbushur asnjë objektiv që i kishte vënë vetes. Padyshim, shigjetat e kritikave adresohen tek trajneri Alban Bushi, që vijon të mos e përmbushë misionin e tij. Që kur u hodh shorti dihej që Anglia U-21 është pretendente, por me skuadrat e tjera në short si Çekia, Sllovenia, Kosova e Andorra, mund të bëheshin llogaritë për vendin e dytë dhe ky ka qenë objektivi i përfaqësueses tonë. Ky objektiv jo vetëm nuk u përmbush, por skuadra Shpresa e Shqipërisë e mbylli në vend të parafundit, me vetëm 10 pikë në 10 takime të luajtura, duke lënë pas vetëm Andorrën, një skuadër modeste që luan thjesht për pjesëmarrje. 3 fitore, 1 barazim e 6 humbje ishte bilanci i Shpresave të Alban Bushit në këto eliminatore, një Shpresë që nuk dha kurrfarë shprese. Kuqezinjtë e rinj shënuan 9 gola dhe pësuan 17 të tillë, me një diferencë -8 gola, diçka që nuk mendohej para fillimit të eliminatoreve. Statistika të tilla kokëforta tregojnë qartë se Kombëtarja U-21 është me probleme serioze dhe sado që të përpiqet Bushi ta mbrojë veten dhe ekipin, është e pamundur. Nëse Duka i kishte shkarkuar më herët të gjithë teknikët e moshave dhe kishte emëruar të rinj, vetëm tek U-21 nuk ndërhyri, duke ia lënë çelësat Bushit dhe ish-sulmuesi i Kombëtares tani në rolin e trajnerit e lë ekipin në moment krize të vërtetë, pa asnjë arritje, kjo dhe për faktin se elementët që kanë dalë nga U-21 luajnë me pikatore në formacionin kuqezi. Propaganda e federatës (përfshi dhe Bushin) se po vjen një brez i paparë lojtarësh, me super talente, e përgënjeshtruan ndeshjet e fundit të Kombëtares U-21 e po ashtu Kombëtares së madhe, ku mungojnë rezultatet.

Qëndrimi i Bushit tre muaj më parë

Tre muaj më parë, në mars, Alban Bushi shprehej optimist për vendin e dytë, duke nënkuptuar se do të merrte pikë ndaj Çekisë dhe Anglisë. Por e vërteta është se Bushi nuk mori pikë me asnjërën.“Çekia dhe Anglia janë ekipe shumë të forta, por të gjithë dinë të luajnë futboll dhe të luftojnë. Detajet do e bëjnë diferencën, por kemi lojtarë shumë të mirë dhe në ndeshjet në Shqipëri jemi shumë të fortë. Kam shumë besim tek ekip. Këto takime janë deçizive, matematika na lejon të pretendojmë për vendin e dytë”, kështu shprehej trajneri Bushi, por nuk është hera e parë që nuk i del “parashikimi. Sa më shumë që lavdëron Bushi ekipin, aq më pak rezultate marrim në rang ndërkombëtar e nuk kualifikohemi gjëkundi. Me siguri që ka ardhur momenti që Kombëtares Shpresa t’i jepet shpresë e re. Sepse, Shpresat e Alban Bushit nuk ngjallin aspak shpresë. Kurse propagandës së FSHF-së me talentet i ka dalë boja.