BREAKING NEWS

SPAK para “provës së zjarrit”, avokat i njohur paralajmëron arrestimin e Edi Ramës, ja aferat ku dyshohet se është përfshirë kryeministri

SPAK para “provës së zjarrit”, avokat i njohur
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Si e ngriti Flamur Noka mini-fabrikën në Greqi me valixhet me euro nëpërmjet dy njerëzve të tij të besuar nga Kukësi dhe Fieri që përfunduan në burg, ja detajet nga afera e madhe që ndodhet në duart e SPAK

Idajet Beqiri: Si e ngriti Flamur Noka mini-fabrikën në Greqi me
x
BREAKING NEWS

Ja pse Grenell është lidhja e dyshes Berisha-Meta me Edi Ramën, si po i varin shpresat tek njeriu i Donald Trump për të shpëtuar nga sanksionet e SHBA duke shitur ishullin e Sazanit, Evi Kokalari nxjerr detajet e forta

Ja pse Grenell është lidhja e dyshes Berisha-Meta me Edi Ramën,
x
BREAKING NEWS

Richard Grenell konfirmon pazaret Rama-Berisha për ishullin e Sazanit, ja detajet e marrëveshjes me dhëndrin e Donald Trump

Richard Grenell konfirmon pazaret Rama-Berisha për ishullin e Sazanit, ja
x
BREAKING NEWS

Edi Rama pazare të pista me Vuçiç dhe Grenell për të ringjallur idenë e copëtimit të Kosovës, media gjermane plas “bombën”, ja çfarë fshihet pas investimit të dhëndrit të Donald Trump në ishullin e Sazanit

Edi Rama pazare të pista me Vuçiç dhe Grenell për
x
BREAKING NEWS

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja çfarë përmban marrëveshja e Edi Ramës me “Rithemelimin”, nga shkatërrimi i SPAK dhe rrëzimi i ligjit të dekriminalizimit, te ngritja e komisionit anti-reformë

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja
x
BREAKING NEWS

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti Bajram Begaj, te Xhaçka dhe Belinda Balluku, zbardhen shkeljet e rënda penale për interesat e oligarkëve, si u vendos në rrezik siguria kombëtare, operacionaliteti i Forcës Detare dhe detyrimet...

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti
x
BREAKING NEWS

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të suksesshëm Taulant Balla, policia mbledh gëzhojat e ekzekutimeve

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të
x

Sport

Shpresë për Berat Gjimshitin, Atalanta e projekton titullar në Europa League

Shpresë për Berat Gjimshitin, Atalanta e projekton titullar në

Lojtarët e përfaqësueses janë në pritje të startit të sezonit të ri, por një pjesë ende nuk e kanë mësuar destinacionin e ri dhe janë në pritje të mësojnë pikërisht “fatin” e tyre. Natyrisht, një pjesë e lojtarëve janë në rrugë të mbarë, janë stërvitur normalisht dhe do të jenë të gatshëm për trajnerin e Kombëtares Kristian Panuçi për sfidat e kuqezinjve në Ligën e Kombeve, aktivitet që nis në muajin shtator e konkretisht me duelin e parë kundër Izraelit, një ndeshje që do të luhet në stadiumin “Elbasan Arena”. Për momentin në pikëpyetje janë disa futbollistë. Sidomos me probleme paraqitet reparti i mbrojtjes, ku përveç Hysajt, lojtarët e tjerë ose nuk kanë skuadër, ose nuk kanë minutazhin e duhur në këmbët e tyre dhe ky pranohet edhe nga Panuçi se është një problem serioz. Kështu, mbrojtësi Berat Gjimshiti do të ketë shansin e artë për të treguar vlerat e tij me fanellën e Atalantës dhe për të bindur klubin se meriton hapësira ose ndjekësit e tij që të insistojnë më shumë që ta afrojnë në ditët e fundit të merkatos. Mbrojtësi do të luajë të enjten titullar në radhët e Atalantës në Ligën e Europës, ashtu si edhe Berisha, në ndeshjen që do të zhvillojë kundër Hapoel Haifa. “Në mbrojtje do të luajnë Gjimshti, Mancini, Reka dhe Kastanje, në portë do të dëshiroja të kisha Golinin, por edhe Berisha ka nevojë të luajë dhe tani po paraqitet mirë”, ishin fjalët e Gasperinit para ndeshjes, duke bërë të qartë se mbrojtësit do t’i jepej shansi që kishte pritur prej shumë kohësh. Fitorja 4-1 në ndeshjen e parë i jep mundësinë Atalantës të bëjë shumë eksperimente të në takimin e kthimit që e luan në fushë e vet dhe Gasperini do ta përdorë këtë sfidë si test për duelin e fundjavës në kampionatin italian të futbollit. Nëse Gjimshiti do të luajë titullar me Atalantën në Ligën e Europës, kjo do të thotë se skuadra italiane e llogarit atë si lojtar të nevojshëm për sezonin e ri dhe ka gjasa të mbetet në gjirin e skuadrës nga Bergamo, por merkato në Itali është ende e hapur dhe mund të priten surpriza edhe në minutat e fundit të saj. Gjithsesi, besohet se Panuçi do ta ftojë Gjimshitin në grumbullimin e Kombëtares për sfidën kundër Izraelit, kjo dhe për mungesë të alternativave më të mira. Fundja Gjimshiti ka eksperiencë dhe e njehe grupin dhe lojën e tij.

Tre talente nga Maqedonia bëhen pjesë e Kombëtares kuqezi

E ndërsa pikëpyetjet e Kristian Panuçit për grupin që do të ftohet në ndeshjen e shtatorit kundër Izraelit vijojnë të jenë të forta, Federata Shqiptare e Futbollit pretendon se po u kushton rëndësi të madhe talenteve shqiptare në rajon dhe në diasporë, duke vijuar me aksionet e saj të fuqishme për të pajisur me pasaportë shqiptare çdo të ri të talentuar që mund t’i shërbejë skuadrës përfaqësuese. Talentet shqiptare në Maqedoni janë kthyer së fundmi në fokusin kryesor të FSHF-së për përforcimin e përfaqësueseve të saj. Nëse më parë vëmendja ishte e drejtuar nga Kosova, duket se me krijimin e kombëtares kosovare, FSHF po i kushton më shumë vëmendje futbollit në Maqedoni, duke u përpjekur të afrojë talentet shqiptare që dalin nga ai, për të mos humbur më emra të tjerë si Bardhi, Musliu, Ibraimi apo Alioski. Sipas “infosport.mk”, përfaqësueses U21 të Shqipërisë do t’i bashkohen që në shtator tre emra të rinj nga futbolli maqedonas. Besir Ramadani i FC Shkupit, si dhe Omar Imeri e Arbin Zejnullai të Tetovës, kanë zgjedhur të veshin fanellën kuqezi në të ardhmen dhe do të ftohen nga Alban Bushi për grumbullimin e radhës. Në shtator, Shqipëria U-21 do të luajë ndeshjen e kualifikueseve të Europianit ndaj Spanjës, ndërsa më pas do të zhvillojë një miqësore ndaj Italisë, ku Bushi do të ketë mundësi të shohë më mirë në veprim lojtarët nëse nuk plotësohet në kohë dokumentacioni për pajisjen e tyre me pasaportën shqiptare. /Adriatik BALLA