
E rëndë/ Po bënte not, ndërron jetë papritur 53-vjeçari! Policia jep detajet nga ngjarja. Dyshohet se…

Falsifikimi i rezultatit në zgjedhje, Policia del me njoftim zyrtar

“Jemi përballë eventit të madh”, Spartak Ngjela bën parashikimin e bujshëm për Shqipërinë: Varet nga Rama dhe...

“Thika pas kurrizit”, Braçe tregon arsyet pse u largua nga qeveria e përplasjet me Ramën: S'kishte vend për dy

Gazetari i njohur italian paralajmëron planin e frikshëm të Kinës që po alarmon NATO: Pas Putinit, ja “tërmeti” që do të shkaktojë Xi Jinping

Çfarë pritet të ndodhë? Spartak Ngjela lëshon paralajmërimin ‘bombë’

Sporti shqiptar në zi, ndahet nga jeta ish-volejbollisti i Kombëtares (EMRI)

Shpërthimi në hotelin e drejtorit të FSDKSH/ Reagon menjëherë policia dhe zbardh detajet zyrtare: Lënda plasëse ishte vendosur në …

Shqipëria e nis me humbje Europianin, Zvicra na mund sërish

Shkruar nga SOT.COM.AL 12 Qershor 2016

Shqipëria e nisi me humbje Kampionatin Europian, duke u mundur nga Zvicra me rezultatin 1-0. Një humbje që djeg shumë po të mendohet se në stadiumin e Lensit ishin mbi 20 mijë tifozë shqiptarë, që bënë një performancë fantastike. Edhe skuadra luajti mirë në tërësi, por rezultati u kushtëzua nga dy episode. Në minutën e 5-të një dalje e gabuar e Berishës, rrëzim i Mavrajt në zonë dhe gol i kundërshtarit me kokë, ndërsa në minutën e 35-të Lorik Cana merr kartonin e dytë të verdhë duke bërë që Shqipëria të mbetej me 10 lojtarë. Pjesa e dytë është më e mirë për ne dhe dy raste të arta për shënim nga Sadiku e Gashi nuk u shfrytëzuan si duhet e për pasojë fitoi Zvicra me epërsi të një goli.
Ndeshja
Pjesa e parë ishte një dominim i pastër zviceran në aspektin e aksioneve me gjuajtje në portë, por në lojën e përgjithshme në tërësi pati sinjale të bukura kuqezi që mund të kishin sjellë një panoramë ndryshe sa i takon rezultatit. E vërteta është se Shqipëria u ndëshkua shpejt në këtë ndeshje, që në minutën e 5-të, ku Shar shënoi me kokë pas një goditje këndi. Ishte një dalje tejet e gabuar e portierit Berisha, njëherësh edhe mosmbulimi i Shar që sollën ndëshkimin e skuadrës tonë. Për minuta të tëra Zvicra është zot në fushë, qarkullon dendur, krijon raste dhe ka saktësi të lartë pasimi. Tanët e morën veten pas minutës së 15-të dhe balancuan lojën në të gjitha repartet. Problemi i tanëve ishte moskoordinimi në lojën në krahë dhe detyrat tejet mbrojtëse të futbollistëve. Gjithsesi, Armando Sadiku ka rastin ideal të barazojë shifrat në minutën e 30-të, por pa sukses, pasi, edhe pse i vetëm me portierin vendas nuk arrin ta kalojë. Më pas vjen dhe zhgënjimi i dytë i madh për ekipin tonë. Lorik Cana merr kartonin e dytë të verdhë në minutën e 36-të, pas prekjes së topit me dorë dhe gjyqtari i jep kartonin e dytë të verdhë, duke e nxjerrë me karton të kuq. Shqipëria mbetet m,e dhjetë lojtarë mnë fushë. Për Zvicrën, goditjen e dënimit në kufijtë e zonës e gjuan Xhemaili, i cili godet shtyllën. Më pas Zvicra ka dhe një tast tjetër me Seferoviç, por këtë herë Berisha është në lartësinë e duhur, duke grushtuar. Një tjetër rast me Xhemailin u regjistrua në minutën e 40-të, por topi përfundoi jashtë, ku fati ishte me ekipin tonë. Në mbyllje të pjesës së parë Shqipëria ka sërish një shans me Lenjanin, por gjuajtja e tij devijohet nga mbrojtja helvete. Në pjesën e dytë skuadra jonë pozicionohet mirë dhe trajneri De Biazi nuk bën ndryshime në mbrojtje, duke kthyer pas Burim Kukelin, i cili e mbulon mjaft mirë këtë rol, madje duke luajtur më mirë se sa Cana. Loja e skuadrës tonë tenton kundërsulmin, por Sadiku i vetëm në sulm është i mbuluar nga tre lojtarë. Zviceranët tentojnë të shënojnë edhe golin e dytë dhe të nokautit, por hasin në saktësinë e mbrojtjes tonë që nuk lë hapësira. Portieri Berisha bën dy pritje vendimtare në pjesën e dytë, duke mbajtur ekipin në lojë. Pas minutës së 70-të de Biazi nis të bëjë zëvendësimet, duke futur në fushë Kaçen, Cikalleshin dhe Gashin. Shqipëria rriti ndjeshëm lojën sulmuese dhe krijon raste, por kulmi i forcës tonë arrihet në minutën e fundit të lojës, kur Shkëlzen Gashi kujtohet në pozicion jashtë loje dhe zbulohet i vetëm përpara portierit, por gjuajtja e tij lë për të dëshiruar dhe devijohet nga portieri zviceran, duke humbur kështu një shans të artë për barazimin. Zvicra e fitoi ndeshjen, madje në mënyrë të merituar dhe pa u sforcuar aq shumë, kurse skuadra jonë ka ende shumë për të mësuar rreth gabimeve të saj në fazën mbrojtëse, por edhe kur paraqiten rastet të ketë më shumë efikasitet.
Adriatik BALLA
Më të lexuarat


Josa frenon “boom”-in e Vllaznisë në merkato: Afrimet me tepri prishin ekuilibrat e grupit

Asllani pritet me ovacione tek Interi, zikaltrit kanë në plan edhe Kumbullën

Sporti shqiptar në zi, ndahet nga jeta ish-volejbollisti i Kombëtares (EMRI)

Konfirmohet skuadra që Griezmann do të luaj sezonin e ardhshëm

Bayern 'fsheh' Lewandowskin në videot promovuese për sezonin…

Kohë rinovimesh te Milan, Ibra me pagë “simbolike”, pritet zyrtarizimi i dyshes Maldini-Massara

Tite sulmon Poçetinon: Kush vendos Nejmar në lojën në krah, s’është trajner, por gomar

Një “Luan” milanist për Partizanin, Marku braktis “demat” e mbërrin në Shkodër

Korab Llazani: Verës së nxehtë, basketbolli shqiptar po i përgjigjet me aktivitete të nxehta

Lajm i mirë nga Lojërat Mesdhetare, Shqipëria fiton medalje ari në mundje
