Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Shqipëria tronditet në kohën shtesë, pëson humbjen e parë në eliminatore

Shqipëria tronditet në kohën shtesë, pëson humbjen e parë në eliminatore

Postuar: 08/09/2015 - 07:19

Shqipëria pëson humbjen e parë në këto eliminatore, duke u mundur nga Portugalia me rezultatin minimal 1-0. Kuqezinjtë zhvilluan një ndeshje të zakonshme me detyra mbrojtëse, por nuk ia doli të sigurojë qoftë dhe një pikë, pasi portugezët na ndëshkuan në minutën e dytë shtesë nga një goditje këndi dhe një gol i shënuar me kokë nga Veloso. Humbja trishtoi shumë mijërat e të pranishmëve në “Elbasan Arena”, por nuk e zbeh shpesën e Shqipërisë për kualifikim, pasi janë në dispozicione dhe dy ndeshje të tjera. 
 
Ndeshja
 
Shqipëria u fut në fushë me një besim të madh, ndihmuar nga një tifozeri elektrizuese në çdo aspekt dhe nga një stadium i tejmbushur. Por që në fillim të lojës u kuptua qartë se skuadra mbrojtëse e De Biazit nuk mund të përballonte Portugalinë njësoj si Danimarkën. Jo vetëm kaq, por në fushë rreziku kryesor ishte sulmuesi i Realit të Madridit, Kristiano Ronaldo, i cili gjatë gjithë kohës ishte kërcënim për portën e mbrojtur nga Etrit Berisha. Me kalimin e minutave të para, që u dukën ta balancuara, portugezët nisin të sulmonin nga krahët me furi. Sidomos në krahun e majtë ku luante i riu Gjimshiti, i cili dukej qartë se vuante tensionin e ndeshjes. Por futbollisti me origjinë nga Lugina e Preshevës ia doli gjatë fraksionit të parë të lojës të frenojë në shumicën e rasteve Ronaldon, duke mos i dhënë shumë hapësira. Por ylli portugez do ta tregonte veten në minutat në vijim, pasi krijon rast dhe jep asist për shokët. Në minutën e 13-të tanët gjenden të befasuar nga një goditje shtylle, pasi, nga goditja e këndit topi goditet nga Danilo dhe përfundon tek këmbët e Ronaldos, i cili devijon, por shtylla e majtë pingule i sjell fat skuadrës tonë, duke evituar golin. Në minutën e 26-të është portieri Etrit Berisha, që i vetëm përballë Ronaldos eviton një tjetër gol të sigurt. Kjo pasi portugezi u kujtua në pozicion jashtë loje por nuk ishte dhe gardiani ynë kuqezi fluturoi me kokë jashtë zonës për të larguar rrezikun. Minutat e tjera patën emocion të paktë, me portugezët që sulmon nga çdo anë dhe me tanët që vetëm mbroheshin dhe nuk bënin përpjekje për të dalë përpara. Në 45 minutat e pjesës së parë të lojës, për tanët u regjistrua vetëm një gjuajtje në portë nga Shkëlzen Gashi, pikërisht në minutën e 44-t, por pa sukses, pasi priti me lehtësi portieri mik, Patricio.
 
Pjesa e dytë
 
Në fraksionin e dytë të lojës pati balancim të skuadrave dhe kuqezinjtë nisën të lëvizin përpara, me shpresën se mund edhe ta fitonin ndeshjen. Minutat e para ishin të zakonshme me një dominim të thjeshtë të portugezëve, të cilët bënë lojë me shumë pasime dhe me depërtim nga krahët, por gjetën të përgatitur mbrojtjen tonë që sprapsi në vazhdimësi. Loja bëhet e bukur pas minutës së 55-të, kur De Biazi futi në fushë Migjen Bashën në vend të Abrashit, duke i dhënë organizim më të mirë repartit të mesfushës dhe më shumë hapësirë veprimeve sulmuese. Të tre zëve4ndësimetq ë bëri De Biazi në pjesën e dytë kishin qëllim rritjen e forcës sulmuese, pasi dëshiroi ta fitojë ndeshjen. Loja e kuqezinjve pas minutës së 60-të ishte më e mirë se e portugezëve, ku patëm edhe disa raste të mira shënimi. Në minutën e 76-të Cikalleshi, lojtari i pafat i Kombëtares, u ndal dhe një herë tjetër nga shtylla, gjë që i futi të dridhurat ekipit portugez. Më pas loja e tanëve bëhet dinamike dhe tentohet goli. Por hapësirat prapa na rrezikojnë dhe Ronaldo shfaqet pas shumë minutash, jep asist për Eliseun, i cili kalon Berishën me parabol, por fati është me ne, pasi topi përfundon jashtë. Kur dukej se loja po shkonte drejt një barazimi të thatë, vjen dhe ndëshkimi i papritur dhe i pamerituar. Goditje këndi për portugezët në minutën e dytë shtesë. Kuarezma kroson në zonë dhe atje Miguel Veloso kërcen mbi të tjerët, duke gjuajtur me kokë dhe duke e dërguar topin në rrjetë. Portugalia fiton 1-0 dhe për herë të parë në këto eliminatore Shqipëria pëson një humbje. Tashmë grupi udhëhiqet nga portugezët në kuotën e 15 pikëve, ndjekur nga Danimarka me 12 dhe Shqipëria në vend të tretë me 11 pikë. Megjithatë, pavarësisht humbjes, Shqipëria ka ende shanse kualifikimi të drejtpërdrejtë, pasi janë dhe dy ndeshje deri në fund dhe kuqezinjtë mund ta sigurojnë një fitore që do t’i ngjisë mbi Danimarkën, gjithmonë nëse danezët do të mposhten nga Portugalia më 8 tetor.
 
Renditja
 
Portugalia 15
Danimarka 12
Shqipëria 11
Armenia 2
Serbia 1
 
 
Adriatik BALLA
 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 15/11/2019 - 20:14

Federata Shqiptare e Futbollit ka publikuar një njoftim për të gjithë publikun sportiv, duke lajmëruar për emrin e ri të stadiumit kombëtar dhe ndarjen e tribunave.

Postuar: 15/11/2019 - 19:55

Ish-kampion i Skënderbeut të Korçës në mundje, Artur Kreka ka ndërruar jetë ditën në moshën 58-vj

Postuar: 15/11/2019 - 18:02

Të dielën, më 17 nëntor, do të mbahet ceremonia e përurimit të stadiumit të ri Arena Kombëtare, k

Postuar: 15/11/2019 - 17:21

Franca dhe Turqia janë dy kombëtaret që kanë prerë tashmë biletën për në Euro 2020 nga grupi H ku

Postuar: 15/11/2019 - 15:37

“Air Albania Stadium” do të inagurohet të dielën kundër Francës.

Postuar: 15/11/2019 - 09:16

Stadiumi i ri Kombëtar duket se është gati për ndeshjen me Francën, pasi tashmë i është vendosur

Postuar: 15/11/2019 - 07:21

Vite më parë ai ishte një nga sulmuesit më të shpejtë e më të mirë në qarkullim.