
Detaje të reja/ 90 mijë euro për 'kokën' e Dumanit dhe të vëllait, si dështoi plani për vrasjen e tyre, dëshmon autori: Ja kush ma dha porosinë

Covid-19 në Shqipëri/ Ministria e Shëndetësisë publikon shifrat, ja sa raste të reja ka pasur në 24 orët e fundit

I grabitën 50 mijë euro në banesë, reagon deputeti shqiptar dhe iu kundërpërgjigjet të gjithëve atyre që 'e masakruan': Jam mjek, e ushtroj me nder profesionin…

Matura Shtetërore/ Dalin notat e provimit të Matematikës, mësoni rezultatin tuaj

“Kosto e paprecedentë për Putin”/ Presidenti Joe Biden zbulon zyrtarisht vendimin e parë të G7-ës: Do ndalojmë...

“Një krimb që ha çdo ditë dhe pa u kuptuar trarët e saj”/ Eksperti Ervin Karamuço nxjerr prapaskenat dhe ngre alarmin: Ja çfarë i rrezikon shqiptarët!

Vladimir Putin merr goditjen e rëndë, zbardhet vendimi më i fundit i Perëndimit dhe Japonisë

Deputeti shqiptar bie pre e ‘maskave’, i hyjnë në banesë dhe i vjedhin 50 mijë euro, zbardhet denoncimi i tij në polici: I kisha mbledhur me familjarët për shlyerjen e një borxhi!

Shqipëri e vakët barazon me Estoninë, Reja e mbush “kupën”

Shkruar nga Adriatik BALLA 14 Qershor 2022

Shqipëria mori dje një tjetër rezultat zhgënjyes me ekipin kombëtar. Barazoi 0-0 me Estoninë në një duel miqësor ku përveçse të testoheshin lojtarët e rinj duheshin krijuar mundësitë e një performancë cilësore dhe natyrisht një rezultati më të mirë, pra fitore. Por fitorja mungoi dhe kuptohet presioni bie mbi lojtarët dhe vetë trajnerin Edi Reja. Ky presion mund ta vendosë “plakushin” italian në pozitat e dorëheqjes nëse kreu i FSHF-së Duka reflekton në kohën e duhur. Në të kundërt do të vijojmë të notojmë në të njëjtat ujëra me objektiva të parealizuar dhe me probleme serioze për vazhdimësinë e skuadrës përfaqësuese. Trajneri Edi Reja nuk ka dhënë shenja se do të tërhiqet, duke e lënë për në shtator punën e qëndrimit ose jo në krye të pankinës kuqezi, por rezultatet e këtij qershori do ta përcëllojnë jo pak pozitën e tij në krye të Kombëtares. Prej kohësh specialistët tanë lëshojnë alarmin që Reja është i vjetër për një ekip të ri si Shqipëria.
Ndeshja
Shqipëria harron të fitojë. Zhvillon tri ndeshje në harkun kohor të një jave dhe praktikisht nuk fiton asnjërën prej tyre. Ka probleme të theksuara në mbrojtje, mesfushë e në sulm. Kuqezinjtë nuk kanë qartësi në lojë, ata sillen në fushë në mënyrë të paorientuar dhe normalisht loja e dobët prodhon rezultate të dobëta. Në miqësoren e djeshme ndaj Estonisë skuadra krijoi raste, luajti më mirë se kundërshtari, por përballë një ekipi të tillë modest duhej rezultat maksimal gjë që nuk erdhi. Trajneri Reja kishte zgjedhur t’u japë mundësinë lojtarëve që ishin aktivizuar pak ose aspak në dy ndeshjet e Ligës së Kombeve, teksa nga minuta e parë luajtën emra si Bajrami, Mihaj, Hoxhallari, Çokaj, Seferi e Ramadani. Në pjesën e parë kuqezinjtë patën iniciativën, por nuk arritën të konkretizojnë në raste, teksa mundësinë e vetme për shënim e pati në kokë Vrioni, që gjuajti me kokë, por topi përfundoi mbi tra. Në pjesën e dytë trajneri Edi Reja aktivizoi Uzunin dhe Brojën, për t’i dhënë ritëm lojës sulmuese, por rezultati nuk ndryshoi, edhe pse u krijuan disa raste shënimi. Dy herë portieri kundërshtar u bë pengesë për shënimin e golit, teksa në 2-3 raste të tjera Uzuni u tregua i pasaktë në gjetjen e portës, duke bërë që Shqipëria ta mbyllë pa fitore edhe këtë takim. Pra, barazim 0-0, e asgjë më shumë. Kombëtarja jonë do të kthehet në fushë më 24 dhe 27 shtator, për ndeshjet e Ligës së Kombeve ndaj Izraelit dhe Islandës, ku do të përcaktohen edhe fituesja e grupit që ngjitet në Ligën A, si dhe ajo që zbret një ligë më poshtë. Kjo periudhë mbyllet me zhgënjim të madh për kuqezinjtë, që nuk tregohen në lartësinë e pritshmërive që kishin fansat para ndeshjeve. Mungesa e golave dje tregoi se s’kemi sulm cilësor, kurse pësimi i golave me Izraelin e Islandën tregoi se mbrojtja ka probleme të vazhdueshme. Nga ana tjetër, në mesfushë mungon vizioni dhe lojtarët që bëjnë diferencën, për pasojë rrimë në vend të fundit në grupin e dytë të Ligës B, në Ligën e Kombeve.
Më të lexuarat


Lajm shokues! Futbollisti humb jetën në moshë shumë të re, flasin mjekët: Bëmë gjithçka për të, por nuk ia doli

Leicesteri i shtohet listës së klubeve të Premier League që duan Brojën

Hidhet shorti për sezonin e ri në Itali e Spanjë, s’ka surpriza rreth “klasikeve”

Flet “Maradona i Dibrës”, Shpëtim Toska: Biografia m’u bë pengesë të arrija më shumë, por publiku ishte krah meje

UEFA vendos ku do të luajë Partizani në Europë, vjen lajmi i mirë për skuadrën shqiptare

Ngrihen akuza korrupsion ndaj presidentit të PSG-së

Zidane: Unë trajner i PSG-së ose Francës? Kurrë mos thuaj kurrë!

Tirana shans të shkojë në fazën e grupeve europiane nëse kalon turin në Champions

Orë vendimtare për kuqezinjtë, Sadiku e Strakosha në pritje të lëvizjes së madhe

Ky është super sulmuesi që ka zgjedhur Guardiola për sezonin e ri
