Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Shqipëri pa “zemër”, Andorra “mace e zezë” na barazon 2-2

Postuar: 15/11/2019 - 07:18

Andorrra ul me këmbë në tokë Shqipërinë, duke barazuar me shifrat 2-2 në “Elbasan Arena”-n e boshatisur, ndërkohë që kuqezinjtë e trajnerit Edi Reja kuptuan se kanë shumë punë për të bërë që të jenë një grup kompetitiv. Me një formacion të “arnuar” enkas për eksperiment, por me emra që ishin sprovuar më parë, trajneri Edi Reja tentoi ta fitojë ndeshjen e mbrëmshme me Andorrën në një mënyrë të zgjuar, duke i besuar skemës së tij taktike 3-5-2 por me disa ndryshime rolesh që krijonin një farë interesi tek publiku. Por interpretimi në fushë i skuadrës nuk ishte në kapacitetin e vet maksimal, ndoshta kjo dhe për meritë të kundërshtarit që zgjodhi sikurse në çdo ndeshje të këtij edicioni kualifikues të “parkojë autobusin”. Shqipëria e nisi mirë takimin e mbrëmshëm, duke gjetur shpejt golin me anë të Balajt. Para se të vinte minuta e 6-të kur u shënua goli i parë, ishte e njëjta skemë në minutën e 4-t, kur Ndoji e çoi topin në rrjetë me kokë, por më parë topi kishte kaluar vijën fundore dhe gjyqtari e anuloi golin. Gjithsesi, në minutën e 6-të, një kromim nga e djathta prej Roshit sjell efikasitet, pasi Bekim Balaj me kokë në shtyllën e dytë arrin ta çojë topin në rrjetë. Ata pak tifozë që ishin në stadium krijuan atmosferë mjaft pozitive dhe në fillim loja ishte sipas parashikimeve. Por ndërsa të gjithë festonin golin, trajneri Edi Reja u tregua i përmbajtur, pasi kuptoi se gjërat nuk po shkonin si duhet. Euforia e grupit dhe gabimet në rreshtim sollën edhe ndëshkimin, pasi në minutën e 18-të Martinez na ndëshkon pas një krosimi tokazi nga e majta, një pasim që nxori blof mbrojtjen dhe që e futi ekipin tonë në kolaps. Pas këtij goli skuadra nis vrullshëm lojën për të kërkuar golin e epërsisë, por dyshja Trashi-Memushaj në të majtë nuk funksionon si duhet dhe krijon pak raste, ndërsa aksionet e shpejta të Roshit në krahun e djathtë nuk gjejnë në të njëjtën kohë të përgatitur sulmuesit, për pasojë mungon finalizimi. Sidoqoftë, krijohen raste, ku Manaj dy herë, Balaj një herë dhe sidomos Memushaj me rastin më të pastër, nuk ia dalin të mposhtin portierin kundërshtar. Me kalimin e minutave tempi i lojës ra mjaft dhe pavarësisht kontrollit të topit nga kuqezinjtë, duhet pranuar se Andorra u rreshtua mjaft mirë dhe ia doli të ruajë portën nga një gol tjetër. Pjesa e parë u mbyll në barazim 1-1, rezultat që e la të zhgënjyer trajnerin Reja.  Në pjesën e dytë të dyja skuadrat shpërthejnë me gola. Në fillim është Andorra që realizon golin e epërsisë, duke vendosur heshtjen në “Elbasan Arena” në minutën e 50-të. Por 5 minuta më pas, në të 55’, Rei Manaj balancon sërish shifrat në 2-2. Kuqezinjtë gabojnë dhe nga këto gabime përfitojnë lojtarët e Andorrës, ndërkohë që mangësitë e pjesës së parë u shfaqën edhe në pjesën e dytë, duke ia dëmtuar planet Rejës në fazën ofensive. Për gjysmë ore në vijim, kuqezinjtë tentuan ta fitonin ndeshjen, duke krijuar një volum të madh loje, duke freskuar sulmin dhe duke shtuar forcat në vijën e parë, por asgjë nuk funksionoi, pasi Andorra u mbrojt me 11 vetë dhe ia doli ta mbajë rezultatin barazim deri në fund, duke marrë një pikë që e pozicionon në vend të parafundit në grupin H, duke lënë në fund fare Moldavinë. Për Andorrën ky ishte rezultat historik, ndërsa për kuqezinjtë barazimi 2-2 ishte dështim, gjë që e pranoi dhe Reja dhe pas rezultatit të djeshëm ka ngritje pikëpyetjesh për shumë çështje në kampin kuqezi, përfshi dhe atë nëse grupi trajnerit Reja është i duhuri për të përballuar me sukses edicionin e ardhshëm kualifikues për Botërorin 2022.

Turqia dhe Franca sigurojnë kualifikimin

Turqia bëhet skuadra e radhës që siguron kualifikimin për në Kampionatin Europian 2020, ndonëse ka mbetur edhe një ndeshje për t’u luajtur në grupin H ku bën pjesë. Në stadiumin “Turk Telekom” të Stambollit, turqit nuk shkuan më shumë se një barazim 0-0 ndaj Islandës, që ishte edhe rivali direkt për kualifikim, por kishte nevojë për 3 pikë. Skuadra e drejtuar nga Senjol Gynesh nuk u la asnjë mundësi islandezëve dhe i shkoi disa herë pranë golit, ndërsa në fund festoi edhe pa shënuar, pasi ruajti distancën prej 4 pikësh me Islandën (20-16), duke siguruar matematikisht kualifikimin. Turqit zbresin në vend të dytë, pasi Franca fitoi mbrëmë 2-1 me Moldavinë dhe u ngjit në vend të parë me 22 pikë.

Adriatik BALLA

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 08/12/2019 - 08:06

“Djajtë e kuq” fituan 2-1 përballë skuadrës së Pep Guardiolës, duke fituar kështu derbin e qytetit me “Sitiziens”, një fitore morali për Solskjaer

Postuar: 08/12/2019 - 08:03

Superiorja u rikthye dje në fushë, madje me rezultate surprizë dhe që u pasua me një ngjeshje ako

Postuar: 08/12/2019 - 08:00

Atletika po kalon orë të vështira, pasi në kryeqytet nuk kemi ende një pistë me tartan dhe të sta

Postuar: 07/12/2019 - 23:36

Lazio ka arritur të mposhtë me përmbysje skuadrën e Juventusit.

Postuar: 07/12/2019 - 17:13

Totenhemi është duke luajtur ndaj Bërnleit në shtëpi e vlefshme për xhiron e 16-të në Premier Lig

Postuar: 07/12/2019 - 07:22

Trajneri i Juventusit Mauricio Sarri, në një dalje për mediat ditën e djeshme tha për gazetarët s

Postuar: 07/12/2019 - 07:20

Partizani do të luajë këtë javë në Ballsh, përballë Bylisit, duke pasur objektiv trepikëshin që d