BREAKING NEWS

'Luftë' për PD-në/ Lulzim Basha i përgjigjet 'dhëmbë për dhëmbë' Sali Berishës pas akuzave të rënda që bëri nga Fieri: Kjo gjë nuk do të ndodhë kurrë!

'Luftë' për PD-në/ Lulzim Basha i përgjigjet
x
BREAKING NEWS

“Po dëgjohen tringëllima prangash”, Frrok Çupi nxjerr prapaskenat e rënda dhe plas paralajmërimin ‘bombë’ për politikanët shqiptarë: Janë kapur në krimin e...

“Po dëgjohen tringëllima prangash”, Frrok Çupi
x
BREAKING NEWS

Ambasada e SHBA thërret deputetët demokratë për dosjet korruptive të Sali Berishës, zbardhen informacionet nga takimet

Ambasada e SHBA thërret deputetët demokratë për dosjet
x
BREAKING NEWS

Artan Hoxha zbardh goditjet e SPAK, priten arrestime ish-ministrash dhe funksionarësh në nivele të larta, në listë edhe Berisha

Artan Hoxha zbardh goditjet e SPAK, priten arrestime ish-ministrash dhe
x

Sport

Shqipëri – San Marino/ Flet Edi Reja: Një sfidë vendimtare, nuk e kam mendjen fare në Poloni – Angli!

Shqipëri – San Marino/ Flet Edi Reja: Një sfidë vendimtare,

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Edi Reja, foli për mediat një ditë para ndeshjes kundër San Marinos e vlefshme për eliminatoret e Kampionatit Botëror “Katar 2022”.

Pavarësisht se Shqipëria është favorit në letër, Reja i ka kujtuar të besuarve të tij që të bëjnë kundes pasi kundërshtari është shumë i rrezikshëm.

“Nuk më intereson loja e bukur, ndaj San Marinos dua 3 pikët. Ka ndodhur shpesh që pas një fitoreje ne mund ti marrim lehtë ndeshjet. Ndaj San Marinos do ta kemi të vështirë, ajo është një ekip i organizuar, duhet të kemi përqendrim dhe të bëjmë lojë të mirë. Duhet t’i lëmë sa më pak hapësira sepse janë të rrezikshëm”, tha fillimisht Reja.

Tekniku italian vlerësoi si shumë të rëndësishme përballjen ndaj San Marinos e cila do të jetë vendimtare për fatet e kualifikimit në Botëror.

“Kjo është ndeshja jonë vendimtare, nuk mendoj asgjë tjetër pavarësisht se Polonia luan ndaj Anglisë, unë mendoj vetëm për sfidën tonë. Kemi konkurrent të fortë në këtë grup. Kemi Hungarinë që ju e keni parë që është e fortë fizikisht. Edhe Polonia është e fortë ka kualitet. Edhe ne kemi pasur rritje, i kemi treguar në ndeshje, mendoj që çelësi është ndryshimi i mentalitetit të Shqipërisë. E kam thënë edhe pas ndeshjes me Hungarinë që sulmuesi është mbrojtësi ynë i parë, tani kemi bërë dhe gabime dhe që duhet ti analizojmë sa më mirë. Duhet të kemi përqendrimin e duhur dhe nëse mia dalim mbanë do të luajmë shanset tona deri në fund”, tha Reja.

Takimi i vlefshëm për eliminatoret e Kampionatit Botëror luhet ditën e mërkurë, ora 20:45 në stadiumin “Elbasan Arena”.