
Gary Kokalari zbulon dëshmitarët që do çojnë pas hekurave familjen Berisha për “Gërdecin”, paralajmëron shpalljen “non grata” të Metës dhe tregon se kush është i penduari i dosjes “McGonigal”që do fundosë shumë emra

Evi Kokalari ngre alarmin dhe zbardh prapaskenat e forta, akuzon Metën se po përpiqet të asgjësojë PD, aktivistja ngre dyshime se Berisha po luan blofin me dosjen “McGonigal”

I akuzuar për korrupsion, Gjykata merr vendimin për Arlind Gjokutajn

“Jeni një kukull shumë interesante”/ Lindita Nikolla merr menjëherë vendimin e fortë për Gaz Bardhin

SPAK kërkoi dënim me burg, paraqitet në GJKKO kryetari i kësaj bashkie në vend. Ja akuza e ngritur ndaj tij

PS rrëzon PD-në, "plas" sherr në parlament-LIVE

Kaos në Kuvend/ Albana Vokshi i nxjerr videon Ramës, Lindita Nikolla bën veprimin që nuk pritej

Rryma 'Nikola' vjen nga Rusia/ Mbërrin acari në Shqipëri, java e ardhshme më e ftohta e vitit, ja temperaturat ekstreme që nuk janë parë në vendin tonë

Shqipëria bëhet me kampione bote në ski, Laura Kolturi i jep medaljen e artë për të rejat

Shkruar nga Adriatik BALLA 21 Janar 2023

Shqipëria siguron për herë të parë një medalje të rëndësishme në një kampionat botëror të skive. Dihet që vendi ynë nuk ka kushte për ta zhvilluar këtë sport në mënyrë moderne dhe në nivel elitar, as ndonjë numër të madh sportistësh, por kjo çështje është zgjidhur duke përfshirë në ekipin tonë përfaqësues sportiste të huaja e konkretisht italiane. Më parë këtë e kishte bërë gjimnastika e mundja, e tani së fundmi edhe skitë. Ka qenë një adoleshente italiane si Lara Kolturi që i ka siguruar Shqipërisë ditën e djeshme një medalje ari nga Kampionati Botëror i të Rinjve që po zhvillohet në Austri. Në Super Gjigant ajo ka marrë një rezultat fantastik, duke i lënë të gjitha konkurrentet prapa dhe duke e merituar medaljen e artë. Diferenca në garë dhe suksesi i rëndësishëm e bëri atë të ngjitej në podium me pompozitet e më shumë se medalja pati vlerë vendi që përfaqësonte, pikërisht Shqipëria.
Gara e Kolturit
Lara Kolturi në Kampionatin Botëror të të Rinjve në St.Anton të Austrisë u shpall kampione e botës në Super Gjigand. Ajo la pas zviceranen Grob dhe italianen Kalaba duke triumfuar midis 37 konkurrenteve. Ekipi kombëtar i Skive është prej disa ditësh në St.Anton me një ekip të plotë me 2 meshkuj Deni Xhepa dhe Kevin Qerimi dhe 2 femra Lara Kolturi dhe Kiara Di Kamillo. Në ditën e parë Lara Kolturi u shpall Kampione Bote për moshat nën 18 në Doën Hill ndërsa dje mori vendin e parë në klasifikimin e përgjithshëm. Lara do të garojë edhe në Gjigand më datë 21 Janar dhe më pas do ti drejtohet Kronplatzit për ndalesën e radhës në Kupën e Botës. Do jenë 2 gara më 24-25 Janar, ku Lara do të konsolidoje top-30 në këtë disiplinë të Kupës së Botës. Përsa i përket pjesës tjetër të ekipit ata do të konkurrojnë deri më datë 25 ku është edhe finalja e Sllallomit për meshkuj.
Edi Rama elozhe Kolturit
Të shumta ishin urimet që dhanë dje drejtuesit e sportit e madje dhe vetë kryeministri Edi Rama për suksesin e skiatores kuqezi. “Lara Colturi, e cila u natyralizua shqiptare sepse familjarisht është e dashuruar me Shqipërinë, sapo është shpallur KAMPIONE E BOTËS për të reja në Ski. Kur më tregoi me pasion se pse donte të bëhej shqiptare, e mbylli me fjalën, “Dua t’i sjell Shqipërisë medalje të arta” dhe sot Lara i solli vendit tonë medaljen e parë të artë në ski”, shkruan kryeministri Edi Rama.
Edhe Kosova do të ketë një kampione bote
Garuesja në kërcime me ski, Sofie Sorshag, do të garojë për Kosovën tash e tutje. Këtë e ka bërë të ditur Komiteti Olimpik i Kosovës të enjten mbrëma. Sorshag është kampione e botës me Austrinë në konkurrencë ekipore për vitin 2021, ka njoftuar KOK-u. Vitin e kaluar mori pjesë në Lojërat Olimpike në Pekin. “Marrëveshja mes drejtuesve të Federatës Skitare të Kosovës, kryetarit Milaim Kelmendi e nënkryetarit Bujar Turjaka dhe ekipit të Sorshag, u arrit sot në Lubjanë të Sllovenisë”, ka njoftuar KOK-u. Në Kosovë garat me kërcime me ski nuk janë fare të zhvilluara. Deri më tani Kosova nuk ka pasur garuese në këtë disiplinë atraktive.
Më të lexuarat


Premier League “mbretëresha” e transferimeve dimërore, plot 1 miliard euro

Mehmeti firmos për Bristol Siti dhe shpreson të ftohet nga Silvinjo, Ismajlgeci largohet nga Tirana

Shqipëria U-21 njeh sot rivalët në eliminatoret e Europianit 2025

Bylisi e Kastrioti blerje për t’i shpëtuar rënies, Egnatia merr Hysen Memollën

Protestoi ndaj arbitrave, Disiplina dënon trajnerin e Bylisit me dy ndeshje

E pazakontë/ Magjistari i famshëm lë me gojë hapur Messin, ja truku që i bën (VIDEO)

Çfarë ndodhi? Drejtori i Al Nassr shpërthen keq ndaj Ronaldos: Pagova 200 mln, di të bëjë vetëm "Siu"

Egnatia bën 'bingo' në merkato, prezantohet mbrojtësi i kombëtares shqiptare

Reali tentoi deri në fund Vlahoviçin, merkatoja në Spanjë mbyllet pa zhurmë

Mesi kërkon falje për sjelljen e tij në çerekfinalen e Botërorit kundër Holandës
