BREAKING NEWS

'Luftë' për PD-në/ Lulzim Basha i përgjigjet 'dhëmbë për dhëmbë' Sali Berishës pas akuzave të rënda që bëri nga Fieri: Kjo gjë nuk do të ndodhë kurrë!

'Luftë' për PD-në/ Lulzim Basha i përgjigjet
x
BREAKING NEWS

“Po dëgjohen tringëllima prangash”, Frrok Çupi nxjerr prapaskenat e rënda dhe plas paralajmërimin ‘bombë’ për politikanët shqiptarë: Janë kapur në krimin e...

“Po dëgjohen tringëllima prangash”, Frrok Çupi
x
BREAKING NEWS

Ambasada e SHBA thërret deputetët demokratë për dosjet korruptive të Sali Berishës, zbardhen informacionet nga takimet

Ambasada e SHBA thërret deputetët demokratë për dosjet
x
BREAKING NEWS

Artan Hoxha zbardh goditjet e SPAK, priten arrestime ish-ministrash dhe funksionarësh në nivele të larta, në listë edhe Berisha

Artan Hoxha zbardh goditjet e SPAK, priten arrestime ish-ministrash dhe
x

Sport

Shqipëria bën detyrën me San Marinon, jemi të dytët në grupin I

Shqipëria bën detyrën me San Marinon, jemi të dytët

Shqipëria korri mbrëmë një fitore të lehtë ndaj San Marinos, 5-0, ku me trepikëshin e siguruar në “Elbasan Arena”, janë ngjitur në vend të dytë, pas Anglisë, duke dhënë sinjale shprese pr një kualifikim të mundshëm. Në fakt, trajneri Edi Reja kishte bërë ndryshime të shumta në formacion në ndeshjen e djeshme me modestët e San Marinos, diktuar jo vetëm nga mungesat për shkak kartonësh, por edhe për faktin se ngarkesa fizike në dy ndeshjet e para kishte bërë të vetën. Dominimi në fushë ndaj San Marinos pritej, por ndaj kësaj skuadre është e vështirë të shënosh pasi rri e gjitha në mbrojtje. Në minutën e 10-të ishte Bajrami që e dha shenjën e parë të sulmit, me një goditje diagonal nga jashtë zone, por topi përfundon jashtë. Një minutë më pas është Uzuni që zbulohet në zonë, por goditja e tij përfundon pak cm larg shtyllës së majtë pingule. Uzuni dhe Bajrami vijojnë të jenë aktivë dhe në minutat në vazhdim, duke lëshuar “breshëri” goditjesh drejt portës, por goli nuk po shfaqej. Gjithsesi, përpjekjet e vazhdueshme japin efekt, pasi në minutën e 32-të, me “dhunë” kuqezinjtë e gjejnë golin, ku “firmëtar” është Rei Manaj. Ky gol e çliroi ekipin nga ana psikologjike. Madje dy minuta më pas Manaj shënon sërish pas një rrëmuje në zonë, por VAR konstatoi se lushnjari ishte në pozicion të parregullt. Loja vijon të zhvillohet në zonën e skuadrës së San Marinos, aty ku Bajrami, Manaj e Uzuni krijojnë pa fund raste, por mungoi saktësia finale në goditje. Për pasojë pjesa e parë mbyllet me fitoren e ngushtë 1-0 të përfaqësueses tonë.

“Shportë” golash në pjesën e dytë

Pjesa e dytë nis me ndryshime të shumta, ku trajneri Reja aktivizon Roshin në vend të Trashit dhe Brojën në vend të Bajramit. Loja bëhet më agresive në repartin ofensiv, pasi Shqipëria sulmon me furi në disa drejtime, ku të gjithë lojtarët dëshirojnë të shënojnë. Në minutën e 57-të, mesfushori Qazim Laçi bën një shpërthim fantastik në qendër dhe në kufijtë e zonës gjuan saktësisht duke tundur rrjetën. Një festë e fuqishme e tij me tifozët, e merituar plotësisht. Në minutën e 61-të, ekipi funksionon mjaft mirë në sulm, pasojnë, driblojnë dhe tregohen altruistë me njëri-tjetrin. E në fund vjen finalizimi, me Brojën, që shënon një gol shumë të bukur pas një kthese të fuqishme. Duhet pranuar që Broja është një staturë e fortë tashmë në Kombëtare, një lojtar me nuhatje të fortë dhe me veprime të fuqishme ofensive, në rritje të vazhdueshme. Ndërkohë, çlirimi psikologjik solli zhdërvjelltësi në veprimet sulmuese dhe në minutën e 68-të është Hysaj që shënon me kokë golin e katërt, pas një krosimi të Roshit. Reja freskon grupin, duke aktivizuar edhe Ramadanin, Dokën e ?okajn. Aksionet sulmuese vijojnë dhe Broja godet traun në minutën e 73-të. Një tjetër lojtar po e kërkonte me ngulm golin, Myrto Uzuni, i cili në minutën e 80-të ia doli, pasi asistin e Brojës e shndërroi në gol. Mbyllet 5-0 dhe me ngjitje në vendin e dytë, me 12 pikë, pas Anglisë që ka 18 pikë të plota.