Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Shqipëria dështon të shkojë edhe në “play-off”, fajin e ka... Panuçi

Postuar: 13/10/2019 - 07:57

Shqipëria e humbi “trenin” e saj që të çon në Europë, konkretisht në fazën finale të Kampionatit Europian të vitit 2020. Humbja ndaj Turqisë ishte vendimtare, pasi tashmë diferenca me skuadrat e kreut është 9 pikë dhe pavarësisht se janë edhe tri ndeshje për t’u luajtur, shanset teorike dhe praktike për dy vendet e para janë shuar. Në këtë formë kualifikimi mbetet i parealizuar, por nuk janë vetëm këto eliminatore, sepse kuqezinjtë kishin dështuar nën drejtimin e Kristian Panuçit të siguronin një vend nderi në grup në kuadër të Ligës së Kombeve dhe për pasojë jemi jashtë “play-off”-it të këtij aktiviteti, duke humbur çdo shans për të shkuar në Europianin e vitit të ardhshëm. Kështu, tani që eliminatoret po shkojnë drejt fundit dhe pak nga pak po zbulohen të gjitha skuadrat që janë pranë kualifikimit në Euro 2020, është mëse e qartë edhe se cilat do të jenë kombëtaret që do të marrin pjesë në fazën “play-off” të Nations League për të përcaktuar 4 ekipet e fundit që do të jenë pjesë e fazës finale të Euro-2020. Siç thamë, me humbjen ndaj Turqisë, Shqipëria nuk ka më shanse për të luajtur për herë të dytë radhazi në këtë event madhor dhe më shumë sesa ajo humbje ndaj një përfaqësueseje me emër si Turqia, kuqezinjtë duhet t’i djegë fakti që nuk e mbyllën dot as në vendin e 2-të grupin 1 të Ligës C në Ligën e Kombeve pozicion që sot do t’i çonte në “play-off” kuqezinjtë e Rejas. Në atë kohë kombëtarja që drejtohej nga Kristian Panuçi edhe pse fitoi ndeshjen hapëse ndaj Izraelit (1-0) humbi tre duelet e tjera të grupit 1 që tashmë mund të konsiderohen si një humbje e madhe për kuqezinjtë duke patur parasysh që 3 pikë të tjera në këto tri ndeshje do ta dërgonin Shqipërinë në “play-off”. Por nuk ndodhi.

Të kualifikuarit dhe ata me shanse

Aktualisht Skocia e ka të sigurt vendin në “play-off” pasi doli e para në grup por me renditjen aktuale dhe me vendet që do të lihen bosh nga skuadrat që do të sigurojnë kualifikimin direkt në Euro 2020 edhe Izraeli që doli i dyti në grupin 1 me 3 pikë më shumë se kombëtarja jonë do të marrë pjesë në “play-off”-in e Ligës së Kombeve dhe ka një tjetër shans për të hyrë në Europian duke patur parasysh që nëpërmjet eliminatoreve e ka pothuajse të pamundur kualifikimin. Nga azhornimi i fundit i UEFA-s në bazë të renditjes aktuale të eliminatoreve e vetmja gjë që mbetet për t’u përcaktuar është se 4 skuadrat më të mira për momentin të Ligës C që nuk janë dy vendet e para të grupeve të tyre eliminatore dhe që nuk siguruan dot fazën “play-off” nëpërmjet Nations League pasi u renditën në vendet e dyta në grupet respektive, Bulgaria, Izraeli, Rumania dhe Hungaria, është se praninë në “play-off” e kanë të sigurt por nuk dihet se në çfarë lige do të marrin pjesë A, B apo C, diçka që do të përcaktohet me short nëse deri në fund mbetet renditja aktuale në eliminatore. Ka edhe nga ato kombëtare si puna e Islandës në Ligën A apo Irlandës së Veriut në Ligën B të Ligës së Kombeve që nuk morën asnjë pikë në këtë kompeticion por që do të jenë në fazën “play-off “pasi skuadrat që kishin në ligë po kualifikohen pothuajse të gjitha direkt nëpërmjet eliminatoreve dhe ka mjaftueshëm vende të lira për fazat “play-off” të Ligave A dhe B në Nations League. Kuqezinjtë nuk kishin fat as në këtë aspekt dhe tashmë asnjë lloj kombinimi nuk i fut në valle për kualifikimin.

Sulmuesi/ Reja nuk e grumbulloi, Uzuni shpërthen me gol në Kroaci

Myrto Uzuni është duke treguar një formë mjaft të mirë dhe duket se po kthehet në një lider në radhët e skuadrës së tij,Lokomotiva e Zagrebit. Sulmuesi nga Berati ka gjetur golat por edhe ka shërbyer me asiste në disa sfida të këtij sezoni, ndërsa trajneri Edi reja nuk e bëri pjesë të listës kuqezi në dy ndeshjet zyrtare me Turqinë dhe Moldavinë. Por, uluni duket se i ka dhanë të tjera sinjale trajnerit Reja, pasi në miqësoren e sotme në transfertë me Shibenikun, Myrto Uzni ka gjetur sërish rrugën e rrjetës, e madje duke shënuar golin e parë të sfidës, por edhe të skuadrës së tij. Myrto Uzuni është një nga lojtarët me perspektivë që ka Kombëtarja jonë, ndërsa sulmuesi beratas është duke bërë një performancë mjaft të mirë në Kroaci dhe golat e tij janë një sinjal edhe për teknikun Reja.

Adriatik BALLA

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 19/11/2019 - 19:20

Është vetëm 18 vjeç, Lorent Tolaj sot ka vendosur një rekord personal duke i dhënë plot 8 gola skuadrës e Zvicrës

Postuar: 19/11/2019 - 17:35

FSHF-ja dhe Edi Reja kanë pasur një takim ditën e sotme ku kanë biseduar në lidhje me kontratën e

Postuar: 19/11/2019 - 12:13

Presidenti i FSHF-së Armand Duka ka zbuluar bisedat që ka pasur me futbollistin Elsaid Hysaj teks

Postuar: 19/11/2019 - 10:22

Argjentina dhe Uruguaji luajtën mbrëmjen e djeshme mes tyre një miqësore në Tel-Aviv, ndërsa pjes

Postuar: 19/11/2019 - 07:25

Merkato e dimrit nis zyrtarisht më 1 janar, por klubet e mëdha europiane i kanë nisur lëvizet e t

Postuar: 19/11/2019 - 07:23

Partizani mban kreun e Superiores dhe është realisht skuadra me më shumë shanse të fitojë titulli

Postuar: 19/11/2019 - 07:20

Stadiumi i ri kombëtar i Tiranës, i cili mori emrin “Air Albania”, priti të dielën në