BREAKING NEWS

Autoritetet italiane tregojnë çfarë pritet: Lufta nuk është fituar ende, nuk ka kthim në normalitet. Komisioneri i emergjencës shëndetësore tregon se vendi do të dalë nga kjo dramë vetëm nëse...

Autoritetet italiane tregojnë çfarë pritet: Lufta nuk
x

Sport

Shqipëria e basketbollit i nis me humbje paraeliminatoret e Botërorit, na mund Portugalia në minutën e fundit

Shqipëria e basketbollit i nis me humbje paraeliminatoret e Botërorit,

Tirana do të përballet me Kukësin këtë të premte në kuadër të javës së 23-të të Kategorisë Superiore, një përplasje sa interesante aq dhe e rëndësishme për fatet e sezonit, pasi vihen përballë njëra-tjetrës dy skuadrat e kreut dhe njëherësh dy pretendente për titull. Por në kampin bardheblu situata nuk duket aq e qetë. Që nga barazimi i javës së kaluar me Skënderbeun (1-1), duket se midis trajnerit Emanuel Egbo dhe presidentit Refik Halili ka një tendosje në distancë, për shkak të kritikave që kishte adresuar presidenti në fund të atij takimi për zëvendësimet e bëra. Kjo u pa si ndërhyrje në punët e teknikut, por vetë Egbo ka preferuar të qëndrojë larg kësaj polemike. Por që ka diçka tensionuese në këto raporte të brendshme e shfaq nervoziteti i trajnerit kur pyetet nëse presidenti ka futur hundët në formacion. Edhe se përgjigja e Egbosë ka qenë shkurt dhe e prerë “jo”, është e kuptueshme se ndryshimet në formacion javën e kaluar nuk janë mirëpritur nga presidenti Halili, ose do të thotë janë bërë pa lejen e tij. dihet si funksionojnë gjërat në futbollin shqiptar, prandaj dhe ky dyshim është me baza. Më pas trajneri Emanuel Egbo ka komentuar pragndeshjen me Kukësin, duke thënë se Tirana nuk duhet të mendojë në fushë si tifozë, por si skuadër profesioniste dhe të mendojë për objektivin e saj, domethënë fitoren. “Tifozët janë tifozë, ndërsa ne jemi sportistë. Nuk duhet të mendojmë si tifozë, por duhet të futemi në fushë dhe të japim 100% nga vetja. Të tre rezultatet janë brenda. Do tentojmë të japim maksimumin dhe shpresojmë në fund të marrim atë që duam”, theksoi ndër të tjera Egbo.

Grupi dhe ambicia në fushë

Trajneri i Tiranës, Egbo, u kushtoi vëmendje dhe lojtarëve që janë me grip, të tillë si Ngo, por për trajnerin të gjithë do të jenë të gatshëm në duelin kundër Kukësit. “Lojtarët kanë bërë pak vrapim sot dhe mendoj që nesër ata do jenë gati për ndeshjen. Sa na takon ne, ju siguroj që kemi strategjinë tonë, duhet të kemi atë grintë, durim, mosdorëzim, sakrificë. Atë duhet të bëj ekipi im. Nuk e di çfarë ka kundërshtari, pasi flas për ekipin tim”, theksoi më tej Egbo. Kur ju kërkua një mendim për mënyrën se si do të luante në këtë takim, tekniku bardheblu u shpreh: “Ne e dimë si skuadër se çfarë do të bëjmë. Nuk kam për të nxjerrë strategjinë time për nesër, ajo do duket në fushë”. Më pas i kthehet çështjes së presidentit dhe raportit me të, sidomos pas deklaratave të javës së kaluar. “Nuk ka asnjë presion, pasi u takuam dhe u sqaruam. Ai ka reaguar pas ndeshjes, e kuptoj çfarë ka thënë. Ai nuk është se ka folur keq. Është çdo gjë brenda familjes, nuk ka asnjë presion dhe asnjë problem. Nuk kam parë asnjë kritikë nga ato që ka thënë presidenti. Jemi të qetë duke filluar nga presidenti deri të punëtori i fushës. Në fund të kampionatit do të bëjmë llogaritë tona”, nënvizoi tekniku i Tiranës. Pas Kukësit do të vijë derbi me Partizanin, por për Egbonë duhet menduar për ndeshjen e radhës, më pas për të tjerat. “Kemi ndeshje me Kukësin, pastaj do flasim për ekipin tjetër. Nuk e di fare me kë e kam ndeshjen tjetër, ndaj kur të mbarojmë këtë me Kukësin, do shohim kalendarin dhe do të përgatitemi”, tha tekniku afrikan i Tiranës. Nuk mungoi në këtë prononcim të tij në konferencën për shtyp edhe komenti për ecurinë e skuadrës, me nëntë fitore radhazi e një barazim, rezultate që shihen si inspirim për grupin dhe tifozët që mezi e presin titullin kampion, për më tepër në këtë 100-vjetor të themelimit të Tiranës. “Normalisht, që janë të njëjtët lojtarë që kanë marrë këto rezultate dhe kjo ka bërë të rriten uniteti, harmonia, vetëbesimi dhe uria. Ekipi ka krijuar një identitet që edhe barazimin e quan një rezultat jo të mirë. Kam besim te grupi dhe çdo lojtar që futet kam besim se do japë maksimumin. Me ndihmën e Zotit do marrim atë që meritojmë”, përfundoi Egbo.