Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Shqipëria e Kristian Panuçit dështon ndaj Skocisë, kuqezinjtë asnjë gjuajtje në portë

Postuar: 11/09/2018 - 07:10

 Shqipëria pëson disfatë 2-0 ndaj Skocisë, duke u kthyer me këmbë në tokë pas delirit të fitores kundër Izraelit. Ishin pikërisht skocezët që na tregojnë se sa të dobët jemi këtë sezon dhe sa eksperimente të dështuara po bën ai me ekipin përfaqësues, duke ndryshuar lojtarët, pozicionet dhe modulin e lojës në tërësi. “Në stadiumin “Hampden Park” të Gllasgout Skocia pritej që të kishte epërsi fizike ndaj kuqezinjve dhe ia doli të dominojë në shumë aspekte, sidomos në aksionet sulmuese, ku krijoi raste të shumta veçanërisht nga krahu i majtë i sulmit të saj, por edhe në të djathtin, duke tentuar të çajnë kordonin e ngjeshur të mbrojtjes shqiptare e cila ishte rreshtuar me lojtarët e saj më të mirë. Natyrisht, skocezët ishin nën presionin e rezultatit, pasi kërkohej fitorja, por hasën në vështirësi sepse të paktën në mbrojtje skuadra u paraqit mirë, mbrojti me kujdes dhe ia doli që në fraksionin e parë të lojës ta mbajë rrjetën e paprekur. Në fakt, portieri Strakosha bëri disa ndërhyrje vendimtare, sikurse dhe Gjimshiti, por skocezët realizuan një shtyllë në minutën e 28-të, si dhe një gol në minutën e 40-të, por ai u anulua për pozicion të dukshëm jashtë loje. Duhet thënë se nga pala skoceze pati raste të shumta aksionesh, që ndihmoheshin nga performanca e shkëlqyer fizike e tyre, aksionet me topa të gjatë në krahë dhe depërtime me pasime tokazi që gjithsesi u neutralizuan nga tanët. Nga ana tjetër, tanët krijuan tri raste gjatë pjesës së parë. Një gjuajtje e Sabien Lilajt nga jashtë zone që përfundoi mbi tra, një top i ndaluar në ekstrem nga Balaj por që s’ia doli ta gjuante dhe një shans me Memushajn në fundin e pjesës së parë kur ai doli vetëm me portierin në një pozicion të prirët nga krahu i majtë i sulmit, por gjuajtja e tij me të majtën la për të dëshiruar, pasi përfundoi jashtë kuadratit, duke humbur një shans të mirë realizimi. Në pjesën e dytë skuadra jonë e humbi fare fillin, duke mos ruajtur aspak ritëm dhe duke u ndëshkuar nga skocezët entuziastë, të cilët u treguan superiorë në çdo aspekt. Dhe ata e zhbllokuan shumë shpejt rezultatin. Ishte minuta e 47-të, kur një krosim nga e majta e sulmit skocez solli topin në zonë, atje ku veterani Stiven Naismith ishte në pozicion jashtë loje dhe goditi me kokë. Topi u përplas në kokën e Gjimshitit dhe u fut në rrjetë. Shënimi i golit u dha skocezëve moralin e duhur për ta përballuar ndeshjen, pasi tanët u shokuan dhe nuk arritën të fitonin terren përgjatë gjithë 45-minutëshit të dytë. Balaj mbeti i izoluar duke mos marrë asnjë pasim të saktë nga mesfushorët, ndërsa mbrojtësit bënin gabime në vazhdimësi, duke u lejuar hapësira të shumta vendasve. Në minutën e 68-të, pas një goditje këndi të ardhur në zonë, njëri nga mbrojtësit largon, por topi shkon tek koka e Naismith, i cili na ndëshkon sërish me golin e tij, duke nxjerrë blof krejtësisht mbrojtjen tonë dhe portierin Strakosha. Në 25 minutat be mbetura të këtij takimi Panuçi duhej të bënte ndryshime taktike për t’iu dhënë përparësi sulmit, por nuk e bëri dot. Futja e Manajt ishte veprimi i vetëm nga pankina, por as Mavraj e as Balaj nuk u ndjenë në fushë. Migjen Basha si organizator nuk u fut fare në këtë takim dhe ndoshta mungesa e tij bëri që ekipi të mos lidhej sa duhet në fushën e lojës. Në gjithë ato minuta të mbetura pas pësimit të golit të dytë, Shqipëria nuk shkoi një herë në portën kundërshtare e nuk rrezikoi një herë seriozisht. Madje skocezët mund të kishin shënuar në një rast flagrant kur lojtarët e tyre u zbuluan si grup para Strakoshës por gjuajtja përfundoi në duart e gardianit tonë. Tensioni në pistë i trajnerit Kristian Panuçi ishte dëshmi e qartë se skuadra në këtë ndeshje nuk funksionoi dhe sado që vuri mbrojtje me radhë të ngjeshura dështoi plotësisht, duke i lënë fatet e kualifikimit në duart e skocezëve. Skocia fitoi 2-0 ndaj Shqipërisë dhe mori kryesimin e grupit, kurse kuqezinjtë mbajnë vendin e dytë me 3 pikë, por me golavarazh më të dobët. Izraeli në vend të fundit me zero pikë. Tashmë objektivi i skuadrës tonë për të qenë e para e grupit komplikohet seriozisht dhe vihet në diskutim aftësia e skuadrës për të pasur sukses./Adriatik BALLA

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 5

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 23/09/2018 - 22:40

Juventusi dhe Kristiano Ronaldo nuk po dinë të ndalen.

Pas kartonit të kuq në Champions League, portugezi rikthehet protagonist mbrëmjen e sotme.

Postuar: 23/09/2018 - 21:36

PSG arriti të fitonte me përmbysje përballë skuadrës së Renes.

Postuar: 23/09/2018 - 20:30

Skuadra e Milanit nuk ka mundur të marrë dot tre pikë në ndeshjen e sotme përballë Atalantës.

Postuar: 23/09/2018 - 18:33

Pas polemikave të krijuara nga disa deklarata të Navas disa kohë më parë lidhur me lëni

Postuar: 23/09/2018 - 17:31

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare ka marrë një mesazh ku e kanë kërcënuar me jetë.

Postuar: 23/09/2018 - 07:51

Shqiptari Xherdan Shaqiri rezultoi deciziv dje në fitoren e madhe të Liverpulit.

Postuar: 23/09/2018 - 07:49

Java e 5-të e Kategorisë Superiore kulmoi dje në mbrëmje me kryendeshjen e kësaj xhiroje, atë mid