Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Shqipëria e Panuçit thyen Izraelin, vjen fitorja e parë në Ligën e Kombeve

Postuar: 08/09/2018 - 07:53

 Në një “Elbasan Arena” në pjesën dërrmuese të boshatisur dhe nën një atmosferë të vaktë në tribuna, Shqipërisë i duhej mbrëmë të tregohej në lartësinë e kërkuar në fushën e gjelbër. Përballë ishte Izraeli, një skuadër pak a shumë e nivelit tonë dhe në një kompeticion që UEFA po e aplikon për herë të parë, të ashtuquajturin Liga e Kombeve dhe ku Shqipëria është në grupin e parë të Divizionit C. Pas këndimit të himneve dhe fotove të rastit, skuadrat u lëshuan në fushë për më të mirën e tyre, ku natyrisht vëmendja ishte maksimale te kuqezinjtë që Panuçi kishte zgjedhur për këtë ndeshje. Kishte një gërshetim të lojtarëve me eksperiencë si Basha e Memushaj me të rinjtë Guri e Binaku që luanin për herë të parë në ndeshje zyrtare. Në tërësi performanca ishte e mirë dhe pavarësisht disa mangësive difensive në pjesën e parë, problemeve të organizimit etj, në pjesën e dytë Shqipëria sulmoi, shënoi dhe fitoi 1-0 ndaj Izraelit, me golin e Taulant Xhakës.

Ndeshja

Pjesa e parë ishte pothuajse e barabartë në çdo tregues sportiv. Por rastet më të pastra për shënim i pati Izraeli, i cili doli në katër raste i vetëm me portierin Strakosha, por ishte ky i fundit që ua mohoi golin. Dhe çuditërisht rreziku kishte të njëjtin emër, sulmuesi që na mundi dy vjet më parë në të njëjtin stadium dhe ai ishte Zahavi. Duhet thënë se përqindjen e dominimit të topit e kishte Shqipëria, kjo falë një mesfushe më cilësore, me eksperiencë. Dy mundësi shënimi krijoi sulmuesi kryesor Sindrit Guri, i cili doli vetëm me portierin e Izraelit, por nuk ia doli të realizoi, duke ia pritur portieri topin. Edhe vlonjati Memushaj pati dy raste të mira shënimi. Në rastin e parë gjuajtja e tij parabolë u prit me vështirësi nga portieri mik, kurse në rastin e dytë ai u zbulua i lirë dhe kishte mundi të madhe shënimi, por sërish priti portieri. E ndërsa Izraeli krijonte me kundërsulm raste të pastra, ishte Strakosha që tregohej në vijën fatale vendimtar, duke na shpëtuar nga gola thuajse të sigurt. Gabimet e mbrojtjes tonë ishin foshnjarake. Por pjesa e parë u mbyll në barazim 0-0. Në pjesën e dytë skuadrat bëjnë ndryshime, për Izraelin del nga loja i dëmtuar sulmuesi kryesor Zahavi dhe për Shqipërinë kjo qe gjë e mirë sepse u largua një rrezik. Për ekipin tonë vendin e Gurit e zë Balaj. Loja jonë në sulm merr më shumë forcë dhe Memushaj bëhet protagonist me gjuajtjet nga jashtë zone. Depërtimi në krah nis të japë fryte dhe në minutën e 55-të, pas shumë përpjekjesh, skuadra kuqezi gjeti golin. Disa pasime të shkurtra e të sakta nxjerrin zbuluar Xhakën në një pozicion ballor që nga 20 metra lëshon një silurë të fuqishme që përfundon në rrjetë. Entuziazëm dhe emocion. Shënimi i golit çliron krejtësisht skuadrën tonë, e cila në harkun e 10 minutave regjistron të paktën tri raste shënimi, por me kulminacion atë të Hysajt në minutën e 60-të, i cili vetëm me portierin, krejtësisht me fushëpamje të qartë dhe para portës, bën më të vështirën e gjuan jashtë. Izraeli në 20 minutat e para të lojës së dytë shkoi vetëm një herë në portë dhe rrezikon në një rast pa pretendime, por devijoi mbrojtja. Në minutën e 72-të një goditje këndi e izraelitëve krijon rrezik dhe zgjatja e Strakoshës e përplasja në shtyllë krijon panik nga dëmtimi, por gardiani u ngrit në këmbë. Në minutat e fundit Panuçi bëri disa zëvendësime taktike për të mbajtur ekipin të karikuar si duhet në mbrojtje, për këtë arsye largoi Veselin e dëmtuar dhe futi Mavrajn me eksperiencë. Izraelitët kërkojnë me çdo kusht të barazojnë dhe shtojnë forcat në sulm, madje arrijnë të rrezikojnë, por Strakosha ofron siguri në daljet e tij. katër minutat shtesë nuk u shërbejnë izraelitëve që dorëzohen dhe dalin të humbur. Shqipëria fiton 1-0 ndeshjen e parë në Ligën e Kombeve dhe kështu shpëton edhe Panuçin. Pas tri ditësh na pret Skocia, një duel akoma më i vështirë./Adriatik BALLA

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 4

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 13/11/2018 - 20:32

Real Madrid ka njoftuar me anë të një komunikate se ka vendosur që të vazhdojë me Santiago Solarin si trajneri deri në vitin 2021.

Postuar: 13/11/2018 - 19:43

Klubi spanjoll Real Madrid ka marrë një lajm tronditës.

Postuar: 13/11/2018 - 14:46

Financial Fair Play, i cili nuk i lejon klubet të shpenzojnë më shumë para sesa që fitojnë, ka ma

Postuar: 13/11/2018 - 13:02

Kristiano Ronaldo është një nga futbollistët më të preferuar në botë, për të mos thënë numri

Postuar: 13/11/2018 - 12:16

Arbitri Daniel Sweeney është sulmuar të dielën e kaluar, pasi ka drejtuar ndeshjen Mullingar-Hors

Postuar: 13/11/2018 - 10:23

Gruaja e Michael Schumacher ka thyer heshtjen duke folur për gjendjen e kampionit të Formula 1, i

Postuar: 13/11/2018 - 10:02

Pas shumë vitesh me të njëjtin trajner, Elseid Hysaj tani duhet të përshtatet me lojën e Ançeloti