BREAKING NEWS

Mbi 800 të infektuar në 24 orë, MSH informon qytetarët mbi situatën epidemiologjike në vend: 19 pacientë në gjendje të rëndë, ja sa persona kanë humbur jetën

Mbi 800 të infektuar në 24 orë, MSH informon qytetarët mbi
x
BREAKING NEWS

Shqipëria "shkundet" nga tërmeti, ja epiqendra dhe magnituda

Shqipëria "shkundet" nga tërmeti, ja epiqendra dhe magnituda
x
BREAKING NEWS

“Mund të arrestohen ish-kryeministra e ish-presidentë”/ Artan Hoxha flet me emra dhe plas ‘bombën’: Do goditet shumë lartë! SPAK më ka thirrur dhe mua të dëshmojë për këtë dosje!

“Mund të arrestohen ish-kryeministra e ish-presidentë”/
x
BREAKING NEWS

Konflikti me kryebashkiakun Dritan Leli dhe drejtorit të bashkisë që përfundoi të shoqëruar në polici/ Reagon ‘flakë për flakë’ UKV, sqaron gjithë situatën

Konflikti me kryebashkiakun Dritan Leli dhe drejtorit të bashkisë
x
BREAKING NEWS

Ndizen gjakrat, Basha i hedh dorashkën me dosjen kriminale të amerikanëve, Berisha paralajmëron me shkarkimin e kreut të PD, Fieri sfida e radhës

Ndizen gjakrat, Basha i hedh dorashkën me dosjen kriminale të
x
BREAKING NEWS

Milaim Zeka paralajmëron arrestimin e Berishës, Roland Bejko akuzon ish-kryeministrin se po tenton grusht shteti brenda partisë

Milaim Zeka paralajmëron arrestimin e Berishës, Roland Bejko akuzon
x

Sport

Shqipëria e Rejës me statistika top-europiane, dominon grupin me treguesit sportivë kryesorë

Shqipëria e Rejës me statistika top-europiane, dominon grupin me

Fitorja me Hungarinë e riktheu përfaqësuesen kuqezi në vallen e vendit të dytë në grup, e madje mund të shkojmë në “play-off”, nëse arrijmë të mundim Poloninë në ndeshjen direkte në fushën tonë pas një muaji, ndeshje që do të jetë vendimtare për vendin e dytë në grupin tonë. Kuptohet, Anglia është shumë lart dhe pothuajse e ka siguruar vendin e parë, sepse është shumë pikë përpara. Paraqitja e skuadrës përfaqësuese në dy ndeshjet e fundit konsiderohet me tregues sportivë të denjë për top-ekipet europiane. Me përjashtim të golave, në të gjithë treguesit e tjerë sportivë të lojës Shqipëria ka dominuar si ndaj Hungarisë, ashtu dhe ndaj Polonisë.

Kontrolli i lojës

Në të dy takimet, mbajtja e topit ka qenë 50%, ndërsa kemi dominuar veçanërisht në numrin e aksioneve sulmuese, gjë që nuk ka ndodhur më parë. Edhe në goditjet nga këndi përfaqësuesja jonë ka qenë më lart se rivalet e saj, duke dominuar dukshëm. Një dominim vihet re edhe në bllokimet një për një, por i vetmi element i lojës që ka çaluar, është përqindja e dobët e finalizimeve, sidomos në ndeshjen e parë ndaj Polonisë, ku në katër gjuajtje në kuadrat ata shënuan 4 gola, kurse Shqipëria nga 4 gjuajtje në kuadrat shënoi vetëm 1 gol. Me përjashtim të këtij treguesi, kontrolli i lojës nga kuqezinjtë ka qenë brilant.

Dobësitë

Përfaqësuesja kuqezi ka tre dobësi të dukshme. Së pari kuqezinjve u mungon qartësia në pasimin final dhe saktësia e goditjes së fundit. E thënë ndryshe, skuadra krijon, por nuk shënon mjaftueshëm. Në këtë pikë, Polonia, edhe pse një skuadër me grup më të dobët bën diferencë, pasi ka Levandovskin. Pra Shqipëria nuk e ka ende “Levën” e saj. Broja mund të rezultojë tani e tutje një “Levandovski” shqiptar. Dobësia e dytë lidhet me organizatorin ose fantazistin. Në mesfushë kemi lojtarë të mirë si Abrashi, Gjasula, Bajrami e ndonjë tjetër, por asnjëri nuk është një organizator, psh. i nivelit të Verratit që ka Italia. Më herët tek Shqipëria këtë rol e luanin Migjen Basha, Ervin Skela etj. Dobësia e tretë dhe më kryesorja është se kuqezinjtë nuk kanë një lider në grup. Polonia fitoi se pati Levandovskin, qoftë si sulmues e qoftë si kapiten, kurse skuadra jonë po dëshmohet që i mungon një futbollist si Lorik Cana.