BREAKING NEWS

Ja dosja e re që rrezikon Edi Ramën, marrëdhënia me kinezin Patric HO që i hapi ekspozitë dhe pazaret Duçka-McGonigal me biznesmenin e goditur nga SHBA

Ja dosja e re që rrezikon Edi Ramën, marrëdhënia me kinezin
x
BREAKING NEWS

“Senatorët” e PS i dalin kundër Edi Ramës për tradhtinë ndaj Kosovës dhe lojërat me serbët, lëvizja kundër Albin Kurtit e dyshimtë, kërkojnë mbështetje për kryeministrin kosovar

“Senatorët” e PS i dalin kundër Edi Ramës për
x
BREAKING NEWS

Ja prapaskenat që po luan Edi Rama me qarqet serbe për të futur KFOR në Veri të Kosovës dhe për të nxjerrë jashtë loje shtetin kosovar, skenar për ndërrimin e territoreve

Ja prapaskenat që po luan Edi Rama me qarqet serbe për të futur
x
BREAKING NEWS

Një dëshmitar i ri mund të zbarkojë në SPAK për të fundosur Shkëlzenin, ja informacionet “përvëluese”  që ka për djalin e Berishës që e implikojnë në aferën e “Gërdecit”, nga takimi në zyrë me një mafioz, tek gabimi i madh që i kushtoi jetën Kosta Treb...

Një dëshmitar i ri mund të zbarkojë në SPAK për
x
BREAKING NEWS

“Bomba” e Spartak Brahos: SPAK do fundosë një tjetër ministër, ja pse Sali Berisha sulmon Prokurorinë e Posaçme dhe kush është politikani që pritet të zëvendësojë Edi Ramën në krye të PS

“Bomba” e Spartak Brahos: SPAK do fundosë një tjetër
x
BREAKING NEWS

Gazetari gjerman ironizon Ramën: Kryeministri më i mirë që ka pasur Serbia që nga koha e Nikola Pashiç

Gazetari gjerman ironizon Ramën: Kryeministri më i mirë që
x
BREAKING NEWS

Universiteti i Tiranës në top listën e 30 universiteteve më të mira në Shqipëri

Universiteti i Tiranës në top listën e 30 universiteteve më
x
BREAKING NEWS

Britanikët i tregojnë prangat Sali Berishës, ambasadori King Smith kërkon të nisë hetimi penal ndaj të korruptuarve, thirrje autoriteteve të vihen në lëvizje për vendimet e Londrës

Britanikët i tregojnë prangat Sali Berishës, ambasadori King
x

Sport

Shqipëria e Silvinjos, skuadra e qëndrueshme dhe shumë pranë Europianit 2024

Shqipëria e Silvinjos, skuadra e qëndrueshme dhe shumë pranë

Shqipëria i nisi këto eliminatore me humbje, pikërisht 1-0 ndaj Polonisë në duelin e parë në grupin E, në mars të këtij viti. Por loja e skuadrës tonë nuk e meritonte humbjen, ndërkohë që tifozët, duke parë ndryshimin që kishte sjellë Silvinjo, kuptuan që kjo skuadër mund të bënte përpara dhe e mbështetën atë pa kushte. Silvinjo vijoi të grumbullojë lojtarë të rinj dhe punoi me ta. Ua gjeti vendet e duhura dhe dy fitoret e qershorit, më pas barzimi me çekët e në fund fitorja me polakët, bindin se ka ndryshim rrënjësor nga Reja, madje është futur një frymë optimiste dhe entuziazmi që mungonte prej disa vitesh. Tani Shqipëria është gati për të shkuar në Europian, ndoshta me një fitore të radhës ndaj Çekisë. Dhe meritën kryesore për këtë e ka trajneri brazilian.

Ndryshimi në 6 muaj

Janë vetëm gjashtë muaj nga ndeshja e parë e humbur në Varshavë, por sa shumë ndryshime në pak kohë. Nga ajo humbje, nga 27 marsi kanë kaluar 168 ditë, ndoshta në letër janë pak, por për Silvinjon jo. Mjafton t’i hedhësh një sy formacionit, për të kuptuar se tani Shqipëria ka një identitet të ri, ka një organik më të pasur, me emra që deri dje nuk ishin as në planin B apo C dhe përpos kësaj, skuadra ka më shumë “zemër dhe shpirt”, moto-ja e trajnerit brazilian. Kthesa e Shqipërisë erdhi ndaj Moldavisë, me “kuqezinjtë” që triumfuan 2-0 në Tiranë, në një ndeshje gati-gati perfekte. Një formë që skuadra e Silvinjos e ruajti edhe në transfertën e largët në Torshavn përballë Ishujve Faroe me suksesin 1-3. Në letër, kundërshtar i kalueshëm dhe Shqipëria favorite, historia kishte treguar se pikërisht, në të tilla situata kishim hasur vështirësi dhe 45-minutat e para sollën hijet e të kaluarës, por më pas, fraksioni i dytë solli Shqipërinë e duhur dhe atë të vërtetën.

Rikthimi i madh i kuqezinjve

Gjashtë pikë në dy ndeshjet e muajit qershor dhe menjëherë Shqipëria u rikthye në lojë, ndërsa shtatori ishte kryefjala. Padiskutim që ky muaj pritej të ishte vendimtar, dhe i tillë rezultoi, sepse besimi ishte shumë i lartë dhe skuadra tregoi të gjitha cilësitë e saj në këtë muaj. Një barazim me shumë vlera në Çeki dhe suksesi bindës ndaj Polonisë, dërguan Shqipërinë në vendin e parë në Grupin E dhe tani duket se të gjitha rrugët të çojnë në Gjermani verën e ardhshme. Bilanci i vitit 2023 i jep akoma edhe më shumë shpresë, me tre fitore në pesë ndeshje, një barazim dhe një humbje, ndërsa përpara janë edhe tre finale, tre ndeshje ku euforia nuk duhet të jetë në fjalorin e Kombëtares, por natyrisht, shpresojmë të kemi fatin për të evituar çdo dëmtim dhe mungesë për ndeshjen e tetorit ndaj Republikës Çeke. Viti 2023 ende nuk është mbyllur sepse fundi i tij do të jetë vendimtar dhe tani të gjithë e presin me padurim, por deri më tani ka mjaftuar për të thyer vitin e kaluar që ishte një zhgënjim me vetëm një fitore në 11 ndeshje, ndërsa tre fitore në një vit Shqipëria nuk i bënte bashkë prej vitit 2021. Tetori është sa afër dhe larg, por populli kuqezi ka nisur numërimin mbrapsht sepse përballë Çekisë do të luhet një finale e parakohshme, në një duel ku “Shqiponja” do të bëhet gati të dalë nga foleja dhe të niset në fluturim me destinacion Gjermaninë.