BREAKING NEWS

Mbi 2 mijë testime! Zbardhen të dhënat e fundit, ja sa raste të reja me COVID u regjistruan në 24 orët e fundit në Shqipëri

Mbi 2 mijë testime! Zbardhen të dhënat e fundit, ja sa raste
x

Sport

Shqipëria fiton “finalen” ndaj Bjellorusisë, fut në xhep 1.1 milion euro (VIDEO)

Shqipëria fiton “finalen” ndaj Bjellorusisë, fut në

Shqipëria ka mposhtur Bjellorusinë  me rezultatin e thellë 3 me 2 në ‘Air Albania’.

Kuqezinjtë e teknikut Edi Reja bindën në sulm, ku shfrytëzuan pothuajse të gjithë rastet e krijuara. Goli i parë erdhi nga një goditje e bukur e Cikalleshit me kokë, pas një krosimi të Memollës. Sulmuesi kavajas dyfishoi rezultatin 7 minuta më vonë me penallti, pas një faulli të portierit bjellorus ndaj Manajt.

Miqtë shkurtuan rezultatin me Skavysh në minutën 35, pasi i iku Ismajlit, por në fund të pjesës së parë ishte Manaj që përfitoi duke i vënë sërish në distancë bjellorusët. 

Në minutën e 80, Ebong shkurton diferencën, duke shkaktuar panik në ekipin tonë, që u mbyll i gjithi në mbrojtje në 10 minutat e fundit.

Pavarësisht përpjekjeve të miqve, kuqezinjtë ruajtën të paprekur portën dhe e mbyllën grupin në vendin e parë me 11 pikë, një pikë më shumë sesa Bjellorusia.

Nga ky edicion i Ligës së Kombeve kuqezinjtë kanë përfituar 1.1 milion euro.