
“Emra që i njeh e gjithë Tirana, do të tronditen pushtetet”, Lorenc Vangjeli lëshon 'bombën' dhe tregon çfarë do ndodhë së shpejti: Aferë më e madhe se Inceneratorët

Paditë në SPAK dhe aferat me të vëllanë xhindosin Monika Kryemadhin, sulmon Inceneratorët me faktet publike të Jorida Tabakut

Vjedhja e floririt në Krrabë, blloku 700 mijë euro, deri tek dorëheqja për Shkëlzen Berishën, del videoja e Ilir Metës dhe Sali Berishës që po qarkullon me shpejtësi

“Bota ka hyrë në një politikë të madhe”/ Spartak Ngjela paralajmëron zhvillimet e rëndësishme dhe fatin e frikshëm që e pret Vladimir Putin: Në Shqipëri do krijonte një...

Spartak Braho: Berisha vrasës, ka thirrur protestën për hallin e tij dhe kundër SHBA, ja pse më 7 korrik rrezikon të përsëritet ‘21 janari’ dhe çfarë e lidh kreun e ‘Foltores’ me Metën

Krimi ekonomik operacion blic/ Arrestohen 8 persona, mes tyre edhe zyrtarë të bashkisë, në pranga edhe drejtori i varrezave të Tufinës. Ja skema që përdornin për të vdekurit

Shifrat e të infektuarve po arrijnë nivele të larta/ Konferencë urgjente nga Komiteti Teknik i Ekspertëve: Po qarkullon nënvarianti i ri i Omicron

Alarmohet Evropa, Moska vendos 30 raketa e dy nëndetëse në Detin e Zi, Polonia përgatitet për luftë

Shqipëria ia doli, organizoi një finale të madhe europiane

Shkruar nga Adriatik BALLA 26 Maj 2022

Për Shqipërinë ishte hera e parë që priste një aktivitet kaq madhor në futbollin europian. Kryeqyteti ynë, Tirana, u shndërrua të paktën për një ditë në qendrën europiane të sportit dhe rinisë, duke mbledhur në gjirin e saj personalitete të futbollit dhe institucioneve sportive nga rajoni e Europa por edhe mjaft huliganë me të cilët nuk ishte përballur më parë policia jonë. Rrugët e Tiranës për dy netë me radhë kanë qenë skenë e përplasjeve të forta, gjë që ka detyruar forcat e rendit të përdorin jo vetëm shkopinjtë e gomës, por në mjaft raste edhe gazin lotsjellës për të shpërndarë turmat e irrituara dhe krejtësisht jashtë kontrollit. Holandezët disi më të dhunshëm se italianët, ndërkohë që birraritë në rrugët kryesore të Tiranë kanë pasur punë në maksimum me tifozerinë e Fejnordit. Italianët kanë zgjedhur anën jugore të qytetit, pranë kodrave të Liqenit, kurse holandezët e Roterdamit rrugët pranë ministrive dhe qendrës. Në tërësi atmosfera pozitive dhe festive ka mbizotëruar në shumicën e grupeve, kurse elementët problematikë u depërtuan që në orët e vona të mbrëmjes së të martës e sidomos gjatë paradites së djeshme. Shumë të tjerë u proceduan për dhunim të dyqaneve dhe shkatërrim të pronës publike.
Festimet e kryeministrit Rama me personalitetet e UEFA-s
Federata Shqiptare e Futbollit organizoi dje një drekë me miqtë e ardhur me rastin e finales së Conference League, duke filluar që nga Presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin, zyrtarë të lartë të qeverisë së futbollit europian, presidentë federatash, drejtues dhe legjenda të klubeve finaliste, Roma dhe Fejnord. Në këtë drekë ishte i pranishëm edhe Kryeministri Edi Rama, Ministrja e Arsimit, Rinisë dhe Sportit, Evis Kushi, Ambasadori shqiptar i UEFA Conference League, Lorik Cana, Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, Presidenti i Federatës së Futbollit të Maqedonisë së Veriut, Muamed Sejdiu, si edhe drejtues e anëtarë të Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së. Në një atmosferë të shkëlqyer dhe tejet të ngrohtë, Presidenti Duka ka falënderuar UEFA-n për besimin që i dha FSHF-së si partner zyrtar i finales së Conference League, teksa ka vlerësuar edhe mbështetjen e qeverisë dhe Kryeministrit Rama për organizimin sa më të mirë të kësaj ndeshjeje historike ndërkombëtare, AS Roma-Fejnord, e para e këtij niveli që zhvillohet në vendin tonë. Përveç zyrtarëve më të lartë të UEFA-s këtij takimi iu bashkuan edhe legjenda e Romës, Françesko Toti, dhe ish-futbollistët e famshëm Luigji Di Biaxhio, Aldair Naskimento dos Santos, Vincent Candela.
Stadiumi dhe masat
Duhet thënë se stadiumi “Air Albania” mori vlerësime maksimale nga përfaqësuesit e UEFA-s, por edhe nga personalitetet e sportit, të cilët, edhe pse pranuan kapacitetin e vogël të tij, sqaruan se ai ishte krejtësisht modern dhe mjaft cilësor në funksionet e tij. Stadiumin e lavdëroi edhe vetë trajneri i Romës Hoze Murinjo, por edhe trajneri i Fejnordit Slot. Masat e marra nga autoritetet shqiptare ishin maksimale dhe në tërësinë e saj si forca policore jashtë stadiumit, ashtu dhe stjuartët brenda impiantit u treguan profesionistë.
Më të lexuarat


Laçi me përforcime cilësore në Europë, kurbinasit marrin edhe portierin e Tiranës

Europiani i Basketbollit U-20 na vë përballë Serbisë, flet talenti Prodani: Do të japim maksimumin tonë

Cristiano Ronaldo nxjerr në shitje avionin e tij privat, arsyeja do t’ju lërë pa mend

Miqësorja në Angli kthehet në arenë sherri, përplasen tifozët

Fituan medalje në Lojërat Mesdhetare, sa do të shpërblehen sportistët shqiptarë

Kristof Galtier pritet të zëvendësojë sot Mauricio Poçetinon në krye të PSG-së

Tare mund të ketë sezonin e fundit si drejtor i Lacios

Zelimkhan Abakarov: Ende s’kam arritur sukses të rëndësishëm, kur ta fitoj Botërorin mund të quhet arritje

Arrestohet lojtari i Premier League, ja për çfarë akuzohet

Ndryshim planesh për sulmuesin e Kombëtares, Juventusi dërgon Vrionin në…
