BREAKING NEWS

Llallën e pret burgu, Spartak Ngjela: Mendonte se do fitonte luftën me Amerikën, ishte aq mendjelehtë. Shpëton vetëm nëse ikën në...

Llallën e pret burgu, Spartak Ngjela: Mendonte se do fitonte luftën me
x
BREAKING NEWS

SPAK lëshon urdhër arrestin për Adriatik Llallën, Policia bën lëvizjen e menjëhershme

SPAK lëshon urdhër arrestin për Adriatik Llallën, Policia
x
BREAKING NEWS

Fundoset Adriatik Llalla, REAGON për herë të parë ambasadorja Yuri Kim, paralajmëron aksion kundër zyrtarëve të korruptuar: Askush nuk është mbi ligjin!

Fundoset Adriatik Llalla, REAGON për herë të parë
x
BREAKING NEWS

Adriatik Llalla dënohet me burg, Frrok Çupi bën deklaratën e fortë dhe paralajmëron zhvillime: Drejtësia e re po vepron! E gjithë armata e punonjësve të drejtësisë ishte e lidhur me...

Adriatik Llalla dënohet me burg, Frrok Çupi bën
x
BREAKING NEWS

“Me kë do të fillojë SPAK-u?”/ Spartak Ngjela tregon kush e ka radhën pas Sali Berishës dhe paralajmëron ‘TËRMET’ në skenën politike shqiptare: Ky politikan është një model skizofrenik. Rama mund të detyrohet të...

“Me kë do të fillojë SPAK-u?”/ Spartak Ngjela tregon
x
BREAKING NEWS

Përfundon mbledhja e Këshillit të Ministrave, Ahmetaj zbulon vendimet marra

Përfundon mbledhja e Këshillit të Ministrave, Ahmetaj zbulon
x
BREAKING NEWS

“Adriatik Llalla, kurbani i parë i reformës në drejtësi”, Klodiana Lala zbulon informacione për vendndodhjen e ish-kryeprokurorit: Më kanë ardhur foto! Avokati paraqiti akt ekspertimin, vuan nga një sëmundje e…

“Adriatik Llalla, kurbani i parë i reformës në
x
BREAKING NEWS

Jepet vendimi përfundimtar, GJKKO dënon me burg Adriatik Llallën, ja çfarë ndodh nëse nuk paraqitet ish kryeprokurori pasi ka një javë që është larguar jashtë vendit

Jepet vendimi përfundimtar, GJKKO dënon me burg Adriatik Llallën,
x

Sport

Shqipëria mbetet pa medalje, Calja humbet bronzin olimpik për vetëm 1 kg

Shqipëria mbetet pa medalje, Calja humbet bronzin olimpik për

Një nga shpresat e mëdha të ekipit tonë olimpik për medalje në Olimpiadën e Tokios ishte padyshim Briken Calja, por shtangisti i njohur nuk ia doli për vetëm një kg të kapë podiumin, pra 1 kg larg medaljes së bronzit në Tokio-2020. Calja zbriti në pedant dje në mesditë me orën e Shqipërisë dhe në tërësi bëri një paraqitje shumë të mirë, brenda pritshmërive të tij. Tentoi me çdo forcë të kapte medaljen olimpike dhe ishte përgatitur për këtë, por në stilin e shkëputjes gjërat nuk shkuan aq mirë sa do të dëshironte, pasi realizoi vetëm një provë të saktë nga tri në dispozicion, kurse në shtytje u tregua shumë lart, i denjë për një kampion të madh, duke tejkaluar edhe pritshmëritë dhe iu afrua ndjeshëm një medaljeje olimpike, por në fund, në dygarësh, për vetëm 1 kg, nuk ia doli, një keqardhje e madhe për sportistin që punoi kaq fort për këtë Olimpiadë, por edhe për ekipin tonë olimpik që kishte shpresat më të mëdha pikërisht tek shtangisti ynë kampion.

Gara në shkëputje

Përballë kinezëve fenomenalë dhe “ujqërve” të tjerë aziatikë, por edhe kampionëve të mëdhenj nga shumë vende të botës, Caljes i duhej të ndërtonte strategjinë e tij për dygarëshin, në mënyrë që të mos diskutonte zonën e medaljeve. Por që në fillim u pa qartë se konkurrenca ishte shumë e fortë në këtë peshë (73kg), sikurse dhe emocionet bënë të vetën. Ankthi dhe padurimi për një medalje në Olimpiadë nuk e ndihmuan sa duhet në stilin e shkëputjes, ku ai e nisi me 151 kg, një peshë të cilën dështoi ta realizonte me të parën. Kjo provë e humbur e “vrau” jo pak rrugëtimin e tij në këtë stil, pasi u desh të përsëriste sërish të njëjtën peshë në provën e dytë, këtë herë me sukses, duke pakësuar shansin për provën e tretë. Pretendimet e Caljes kanë qenë që t’i afrohej peshës 157 kg në këtë stil, që do ta rendiste atë automatikisht në podium në dygarësh. Gjithsesi, Calja dështoi të ngrinte 155 kg në provën e tretë, e cila rezultoi vendimtare edhe për klasifikimin në dygarësh. Në këtë stil, garë fenomenale ishte ajo e kinezit Shi Zhijong, që ngriti 166 kg, duke thyer një rekord olimpik.

Gara në shtytje

Briken Calja bëri maksimumin e tij, madje tej pritshmërive, për tu futur në zonën e medaljeve. Në stilin e shtytjes ai bëri një garë madhështore përballë rivalëve shumë të fortë. Në provën e parë ai kaloi me sukses peshën 184 kg, duke ngjallur shpresë. Në provën e dytë vuri në shtangë peshën 188 kg, por nuk ia doli. Megjithatë, ai bëri në provën e tretë maksimumin e tij, duke ngritur saktë 190 kg. Në dygarësh, ai ngriti 341 kg, duke mbetur jashtë zonës së medaljeve vetëm për 1 kg. Shkak u bë indoneziani Abdullah Rahmat Ervin, që garonte në baterinë B, i cili ngriti në dygarësh 342 kg. “Me rezultatin jam jashtëzakonisht i kënaqur. Mos të harrojmë se në shtytje dola i treti, një rezultat fantastik. Rezultati më i mirë i sportit shqiptar në histori shqiptare. Mos të harrojmë se unë kam zënë vendin e gjashtë në Londër, të pestin në Rio. Isha vetëm një vend larg medaljes, por ky është sporti. Është rezultat historik”, theksoi pas garës Briken Calja. Për medaljen e artë nuk pati konkurrencë, pasi kinezi Shi Zhijong ngriti 198 kg në shtytje, duke thyer rekordin olimpik, ndërsa në dygarësh me 364 kg, theu rekordin olimpik dhe botëror bashkë. Sa i takon medaljes së argjendtë, ajo shkoi për Ruben Mayora Pernia që ngriti në dygarësh 346 kg në total.