BREAKING NEWS

Tensionohet situata në Ballkan/ Dodik i ‘frynë zjarrit’, paralajmëron Kosovën: Do përdorim të gjithë kapacitetet tona për…

Tensionohet situata në Ballkan/ Dodik i ‘frynë zjarrit’,
x
BREAKING NEWS

Çfarë po ndodh? Homeland Justice publikon foton e Yuri Kim dhe trondit me paralajmërimin e fundit

Çfarë po ndodh? Homeland Justice publikon foton e Yuri Kim dhe
x
BREAKING NEWS

Projekti i Portit të Durrësit, eksperti i ekonomisë ngre shqetësimin dhe bën paralajmërimin e fortë: Shqipëria rrezikon të përfundojë në arbitrazh, është shqetësues fakti që...

Projekti i Portit të Durrësit, eksperti i ekonomisë ngre
x
BREAKING NEWS

“Retorika nacionaliste e Serbisë, e papranueshme!”/ I dërguari gjerman për Ballkanin del me paralajmërimin e frikshëm dhe bën thirrjen e fortë: Zero tolerancë për sulmet në veri të Kosovës

“Retorika nacionaliste e Serbisë, e papranueshme!”/ I
x
BREAKING NEWS

Pse po përgjohej ‘Tualanti’? Gazetari Basir Çollaku plas dokumentet ‘bombë’: Del vendimi i gjykatës dhe urdhri për asgjësimin e CD-ve

Pse po përgjohej ‘Tualanti’? Gazetari Basir Çollaku
x
BREAKING NEWS

Tensionohet situata në veri të Kosovës, plagoset efektivi i policisë në Mitrovicë

Tensionohet situata në veri të Kosovës, plagoset efektivi i
x
BREAKING NEWS

Bonusi i Vitit të ri, nis shpërndarja për pensionistët, kreu i ISSH del me njoftimin e rëndësishëm

Bonusi i Vitit të ri, nis shpërndarja për pensionistët, kreu
x
BREAKING NEWS

Nga Milano e deri në Bukuresht, si u paguan me kartën e Zotos udhëtimet e Arben Ahmetajt: 1600 euro për dy netë

Nga Milano e deri në Bukuresht, si u paguan me kartën e Zotos
x

Sport

Shqipëria mbyll me turp Ligën e Kombeve. Tifozët kundër lojtarëve. “Reja Ik!”

Shqipëria mbyll me turp Ligën e Kombeve. Tifozët kundër

Shqipëria mbyll me turp Ligën e Kombeve. Tifozët kundër lojtarëve. “Reja Ik!”

Shqipëria mbylli aventurën e saj në Ligën e Kombeve këtë sezon me një turp të vërtetë, duke mos marrë asnjë fitore, vetëm dy barazime e dy humbje, me vetëm dy pikë dhe në vend të fundit, një dështim total i përfaqësueses kuqezi, gjë që ka nevojë për një ndryshim radikal në pankinë, në formacion dhe në mentalitet. Mbrëmë Shqipëria luajti duelin e fundit në grupin e dytë, kundër islandëz, ku kishte një shans që nëpërmjet fitores t’i ikte vendit të fundit dhe të pozicionohej e dyta, një pozitë që do të përmirësonte imazhin e paraqitjes së dobët në këtë sezon. Por përfaqësuesja barazoi 1-1 me Islandën, duke mos ia dalë të regjistrojë qoftë një fitore në këtë edicion të Ligës së Kombeve.

Ndeshje me dy fytyra

Edhe pse tifozët ishin të mllefosur me Kombëtaren, ata sërish u bënë disa mijë për ta mbështetur ekipin, porn ë fund mbetën të zhgënjyer, sepse Islanda barazoi në sekondat e fundit të kohës shtesë. Ndeshja nisi e mirë për kuqezinjtë, me veprime të bukura të Myrto Uzunit, i cili në minutën e 10-të detyroi një lojtar islandez të ndërhynte gabimisht dhe ai mori karton të kuq. Islanda mbeti me 10 vetë, e Shqipërisë iu rritën shanset të fitonte ndeshjen. Në minutën e 35-të, një krosim perfekt i uzunit nga e majta e sulmit, gjen në krahun tjetër Lenjanin që me kokë godet bukur dhe shënon. Gjithcka e merituar në pjesën e parë dhe dukej se kjo do të ishte nata e kuqezinjve. Në pjesën e dytë ekipi bëri një performancë të dobët, por sërish krijoi raste. Megjithatë, broja edhe këtë herë nuk mundi të finalizonte, as të tjerët. Në minutat e fundit islanda me 10 vetë e rriti shumë volumin e lojës dhe në një krosim në gjysmëlartësi në minutën e fundit të ndeshjes, gjen zbuluar mbrojtjen tonë dhe shënon me Anderson. Barazim 1-1, që bëri që stadium të vërshëllente gjatë lojtarët dhe stafin teknik. Një mbyllje e tillë pa fitore përballë një kundërshtari që luajti gati 90 minuta me një lojtar më pak, është vërtet e turpshme dhe kjo Kombëtare kërkon me patjetër një ndryshim radikal nga pankina e deri tek stoli i rezervave.

Reja jep dorëheqjen

Edhe pse nuk është zyrtarizuar, trajneri Edi Reja nuk ka çfarë i jep më kësaj kombëtareje. Italiani nuk fiton një ndeshje nga 12 tetori i vitit të kaluar. Një fit pa fitore, një vit dështime dhe aspak progress. Kthim hapa prapa, për pasojë veteran Reja nuk është më trajneri i duhur për këtë skuadër. Gjithsesi, vendimin e merr kreu i FSHF-së Duka. Tifozët në fund të ndeshjes përsëritën me volum të lartë “Reja go!”, pra “Reja ik!

Mesfushori/ Lenjani kalon Muratin e Duron si golashënues kuqezi

Ermir Lenjani futet në listën e emrave të kuqezinjve golashënues në Kombëtare. Mbrojtësi, i cili për herë të parë shënonte me kuqezinjtë ndaj Danimarkës në tetorin e vitit 2014, do të shënonte më pas edhe ndaj Austrisë, Katarit dhe Andorrës, për të ardhur te goli si sotëm që është i pesti me Shqipërinë në karrierën e tij. Me këtë gol ai kalon kësisoj emra të njohur që kanë veshur fanellën kuqezi e janë ndalur në kuotën e 4 golave si Edvin Murati, Klodian Duro e Odise Roshi, me këtë të fundit që mund ta rivalizojë në ndeshjet e ardhshme pasi është pjesë e grupit kuqezi.