Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Shqipëria më e dobët në 25 vjet, tifozët “firma” në rrjetet sociale për të shkarkuar Panuçin

Postuar: 12/09/2018 - 07:14

 Humbja e Shqipërisë ndaj Skocisë mbrëmjen e të hënës ishte jo vetëm e rëndë sa i takon rezultatit, por sidomos statistikave të ndeshjes. Kurrë më parë Shqipëria nuk kishte njohur një ndeshje kaq të dobët, ndoshta më e dobëta në 25 vjetët e fundit. Diferenca të tmerrshme në lojë me kundërshtarin, ndërkohë që aspektet e lojës, që lidhen jo vetëm me taktikën, por edhe teknikën, lënë për të dëshiruar në çdo drejtim. Duke parë performancën e skuadrës në tërësi në harkun e një viti, mund të konkludohet se trajneri nuk ka arritur të ndërtojë një ekip efikas, nuk jemi aspak në lartësinë e skuadrës së De Biazit, madje as i afrohemi asaj. Specialistët si Hafizi, Starova, Muça e ndonjë tjetër kanë fajësuar Panuçin drejtpërdrejt, duke e cilësuar shkatërrues të sistemit të lojës së Kombëtares, por së fundmi në rrjetet sociale është zgjeruar grupi i tifozëve kuqezi që kërkojnë shkarkimin e teknikut italian. Madje ka grupime të caktuara tifozësh që thonë se federata nuk duhet ta zgjasë bashkëpunimin e mëtejshëm me Panuçin dhe se ata janë gati të mbledhin firmat për të ndryshuar pankinën e Kombëtares. Kuqezinjtë dështuan në të gjitha drejtimet, vështirë të gjesh një aspekt të lojës ku përfaqësuesja jonë veproi në mënyrën e duhur. Statistikat pas ndeshjes janë të frikshme , aq sa të kthejnë shumë vite pas, ku kombëtarja dominohej edhe nga kundërshtarë të nivelit të ulët. 26 ishin aksionet ofensive të skocezëve, vetëm 7 herë provuan kuqezinjtë, Sa për të bërë një krahasim kundër Spanjës në Alicante, iberikët krijuan 28 aksione sulmuese kurse Shqipëria 14, pra diferenca në takimin ndaj spanjollëve është më e vogël se sa kundër skocezëve. 6 gjuajtje në kuadrat për skuadrën e McLiesh kundrejt 2 goditjeve të kombëtares sonë. Britanikët fituan 8 goditje nga këndi, 3 herë provuam ne nga flamuri, me Spanjën në këtë element të lojës e mbyllëm në avantazh 6-5 Edhe kontrolli i topit ishte i gjithi në favor të Skocisë, 54% kundrejt 46% që e mbajti Shqipëria. Statistikat ndoshta nuk thonë gjithnjë të vërtetën, por në rastin e paraqitjes së kuqezinjve në Glasgou, statistikat fitojnë një rëndësi unikale për të kuptuar se sa shumë duhet të përmirësohemi dhe ku duhet ndërhyrë për të ringritur në këmbë këtë kombëtare pa identitet. Shqipëria dikur ishte një skuadër e pakalueshme në prapavijë, një ekip që bllokonte çdo kundërshtar në mesfushë dhe nuk linte rivalët t’i afroheshin portës së mbrojtur nga Berisha. Me mbërritjen e Kristian Panuçit në stolin kuqezi, gjithçka ka ndryshuar dhe trajneri ka shpalosur hapur filozofinë e tij për të luajtur futboll sulmues. Skemat që garantonin mbrojtjen thuajse janë harruar dhe me “bashkëpunimin” e vetë lojtarëve të prapavijës të cilët nuk është se kanë shkëlqyer, kuqezinjtë shohin çdo kundërshtar të provojë lehtësisht të gjuajë në portën tonë. Izraeli arriti të gjuante 14 herë drejt portës tonë të premten, të njëjtën shifër që prodhuan edhe kuqezinjtë në fushë në suksesin 1-0. Mbrëmë, Skocia arriti të gjuante 21 herë drejt kuadratit, statistikë e frikshme të cilën ndaj nesh e ka regjistruar rrallëkush. Në vitin e fundit, më shumë se 20 tentativa në portë kundër Shqipërisë kanë regjistruar vetëm 2 skuadra. E para ishte Spanja, e cila gjuajti 26 herë drejt portës shqiptare, kryesisht në pjesën e parë të ndeshjes, pasi në të dytën e bëri “pushim” pasi kishte garantuar avantazhin 3-0. Më pas, vjen Turqia, me 24 gjuajtje në portë, në një takim miqësor të mbyllur me 10 lojtarë nga kuqezinjtë, një ndeshje të cilën Panuçi e cilëson si shembullin e asaj që kërkon nga ekipi i tij edhe pse vetë Shqipëria realizoi vetëm 6 gjuajtje në portë. Ky ishte edhe numri i goditjeve që prodhuan kuqezinjtë mbrëmë, në duelin ndaj skocezëve, por pa pasur efikasitetin e emrave si Sadiku e Grezda që gjetën rrjetën në atë duel në Antalia. Që nga ndeshja me Spanjën, Shqipëria pëson mesatarisht 18,7 gjuajtje në portë, një shifër e denjë për një ekip të vogël, i cili të hënën në darkë me lojën zhgënjyese që dhuroi, bëri edhe Skocinë e futbollit fizik britanik të dukej si iberikët. Duhet ta dini që Skocia kishte regjistruar 25 gjuajtje në portën kundërshtare në 4 ndeshjet e mëparshme që kishte zhvilluar së bashku./Adriatik BALLA

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
You voted 1. Total votes: 3

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 18/09/2018 - 19:41

Barcelona ka arritur të kalojë në avantazh në ndeshjen ndaj PSV.

Postuar: 18/09/2018 - 17:56

Ditën e sotme, nis zyrtarisht edhe faza e grupeve e Champions League, dhe 32 skuadra, janë të gji

Postuar: 18/09/2018 - 17:39

Edhe pse është në një proces gjyqësor me UEFA-n dhe nuk u lejua të luajë në kompeticionet europia

Postuar: 18/09/2018 - 17:24

Ai fitoi Europa League, Kupën e Botës dhe Superkupën Europiane, duke shënuar në finalet e dy gara

Postuar: 18/09/2018 - 16:18

UEFA ka bërë disa ndryshime me kompeticionin me të madh futbollistik të klubeve, Champions League

Postuar: 18/09/2018 - 07:33

Atletiko e Madridit ishte fituese e UEFA Europa League sezonin e kaluar, një sukses jo i vogël pë

Postuar: 18/09/2018 - 07:30

Në Vlorë ka një fitues dhe ai është sërish Skënderbeu.