BREAKING NEWS

Arrestimi i Vangjush Dakos, zbulohet kur del para gjykatës ish-kryebashkiaku

Arrestimi i Vangjush Dakos, zbulohet kur del para gjykatës
x
BREAKING NEWS

Arti në zi/ Ndahet nga jeta piktorja e njohur (Emri)

Arti në zi/ Ndahet nga jeta piktorja e njohur (Emri)
x
BREAKING NEWS

Zbulohen 12 emrat e propozuar nga qeveria për ambasadorë (Lista)

Zbulohen 12 emrat e propozuar nga qeveria për ambasadorë (Lista)
x
BREAKING NEWS

Publikuan sekretet hetimore për arrestimin e Vangjush Dakos, SPAK bën lëvizjen urgjente

Publikuan sekretet hetimore për arrestimin e Vangjush Dakos, SPAK bën
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur zbardh detaje nga ngjarja në “Don Bosko”, ja kush është Nikoll Sherrniku i arrestuar edhe më parë për vrasje

Gazetarja e njohur zbardh detaje nga ngjarja në “Don Bosko”, ja
x
BREAKING NEWS

Ndryshime në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, ja kush emërohet zëvendësministëri i ri (Emri)

Ndryshime në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, ja
x
BREAKING NEWS

Arrestohet personi 'kyç' në atentatin e bujshëm ndaj rivalit të Ervis Martinaj ku mbeti e vrarë banakierja në "Don Bosko" (emri)

Arrestohet personi 'kyç' në atentatin e bujshëm ndaj
x
BREAKING NEWS

Tragjedia e Gërdecit/ Përfaqësues të ambasadës së SHBA-së në gjyqin e Mediut

Tragjedia e Gërdecit/ Përfaqësues të ambasadës së
x

Sport

Shqipëria mundet në Varshavë nga Polonia, Silvinjo i nis me humbje eliminatoret e Europianit

Shqipëria mundet në Varshavë nga Polonia, Silvinjo i nis me

Shqipëria i nis me humbje eliminatoret e Kampionatit Europian të vitit 2024, pasi humbi mbrëmë në Varshavë ndaj Polonisë 1-0. Një rezultat jo i drejtë për ekipin kuqezi që bëri një ndeshje të mirë, pati rastet e veta, zhvilloi lojë të barabartë, por nuk u tregua efikas në pasimin e fundit dhe në finalizim. Nga ana tjetër, për herë të parë në shumë vite e ndoshta në dekada, skuadra përfaqësuese e Shqipërisë e nis një ndeshje zyrtare eliminatore me një formacion 4-3-3, pra tipik modul modern dhe ofensiv, një risi kjo e trajnerit të sapoardhur në krye të kuqezinjve, brazilianit Silvinjo.

Pjesa e parë, ndëshkohemi nga një goditje

Ndeshja midis Polonisë dhe Shqipërisë u luajt në stadiumin kombëtar në Varshavë, nën drejtimin e arbitrit slloven Sllavko Vinçiç. Pas 5 minutave të para ku Polonia ushtron presion në gjysmëfushën tonë, një kundërsulm i tanëve në minutën e 6-të bëri që polakët të stresohen jo pak. Cikalleshi rrëmben një top në këmbët e polakëve dhe futet në zonë, por pasimi lë për të dëshiruar. Asani ndëryn me faull taktik për të frenuar kundërsulmin e polakëve. Në 10 minutat e para të lojës nuk pati asnjë rast të rrezikshëm në asnjë portë, teksa spikaste loja e fortë fizike, taktika në shkallë të lartë dhe saktësia në pasime e ndërhyrje. Por pas minutës së 15-të e deri në minutën e 25-të, tanët krijojnë dy raste të mira shënimi me protagonist Cikalleshin, i cili fillimisht goditi me kokë e më pas me të majtën në trekëndësh, por që grushtoi Shezni. Më pas për minuta të tëra ngulmojnë polakët që fitojnë disa goditje këndi radhazi. Pas minutës së 35-të loja stabilizohet dhe luhet në mesfushë me një ritëm më të ulët, por një goditje dënimi shndërrohet në gol për Poloninë në minutën e 41-të. Në fillim topi i shkelmuar nga Kaminski përplaset në shtyllën e majtë të Strakoshës, por topi i kthyer në zonë nuk largohet si duhet nga tanët, e aty përfiton Sviderski që shënon për vendasit.

Pjesa e dytë, Shqipëria balancon lojën por jo rezultatin

Në fraksionin e dytë të lojës skuadra jonë rriti forcën e saj sulmuese në kërkim të barazimit. Pas shumë përpjekjesh momentet më të mira i arriti në minutën e 58-të, kur fillimisht Uzuni, pasi hyn në zonë, pozicionohet si duhet dhe gjuan me të djathtën, por Shezni zgjatet në ekstrem dhe devijon në korne. Pak sekonda më pas është Asllani që i rrëmben një top kundërshtarit dhe gjuan në trekëndëshin e djathtë, por portieri Shezni grushtoi pasi u ndodh në pozicion të volitshëm. Më pas është radha e Levandovskit të rrezikojë në dy raste portën tonë, por Strakosha dhe mbrojtësit tregohen të vëmendshëm. Silvinjo bën ndryshime, heq Asanin për Mehmetin, më pas aktivizon edhe Bajramin e Seferin, e më vonë edhe Laçin. Loja dominohet nga kuqezinjtë në minutat në vazhdim, por mungon vizioni final në momentin e goditjes. Nga ana tjetër, kundërsulmi polak shfaqet i rrezikshëm, ku Levandovski në të 84’ dhe një tjetër në të 85’ gjuajnë por mbi portë. Në të 88’ vjen një rast i bukur për Shqipërinë, por në momentin final Uzuni gabon në gjuajtje e topi përfundon jashtë. Përfundimisht fiton Polonia 1-0, e cila shpëton trajnerin Santos, por i dha mundësinë edhe Silvinjos të kuptojë ku e ka ekipin e çfarë mund të ndryshojë në sfidat e ardhshme.

Grupi E

Poloni-Shqipëri                       1-0

Moldavi-Republika ?eke        0-0

Renditja

1.?ekia            4

2.Polonia         3

3.Moldavia      2

4.Ishujt Faroe  1

5.Shqipëria      0