BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Sport

Shqipëria reagon, fitore zemre ndaj Moldavisë, rihapen shpresat për kualifikim

Shqipëria reagon, fitore zemre ndaj Moldavisë, rihapen shpresat

Shqipëria fitoi mbrëmë me Moldavinë 2-0 dhe mori një trepikësh me vlera për rrugëtimin e saj në këto kualifikuese të Euro-2020, grupi H. Ishte një fitore zemre e kuqezinjve, megjithëse loja la për të dëshiruar në mjaft aspekte të saj. Megjithatë, falë edhe një kundërshtari jo shumë cilësor, Shqipëria ia del të m,arrë një trepikësh domethënës në këtë rrugëtim, duke siguruar më në fund një fitore pas shumë kohësh. Sa i takon ndeshjes, kuqezinjtë zbritën në fushën e stadiumit “Elbasan Arena” me ndryshime të shumta. Duket se trajneri Reja kishte vendosur të mos i besonte në sulm dyshes së gjatë Balaj-Cikalleshi që i aktivizoi me Islandën, prandaj këtë herë nga minuta e parë zbritën në tapetin e blertë Sadiku dhe Uzuni, mbështetur nga krahët prej Lenjanit në të majtë dhe Hysajt në të djathtë. Në qendër të mesfushës u rreshtuan Ramadani, Kaçe dhe Abrashi. Kurse në repartin e mbrojtjes ishte treshja shtatlartë Veseli, Ismalaj dhe në qendër Mavraj, i cili mbante dhe shiritin e kapitenit. Pavarësisht ndryshimit në emra, Edi Reja nuk hoqi dorë nga skema taktike 3-5-2, një skemë që këtë herë nuk funksionoi aq mirë, të paktën jo në pjesën e parë të ndeshjes. Dhe me të vërtetë, pjesa e parë e ndeshjes nuk prodhoi rezultat, u mbyll në barazim 0-0. Ishte ndeshje e vaktë në aspektin e spektaklit dhe të emocionit, pavarësisht se Shqipëria e trajnerit Edi Reja e dominoi takimin. Daljet në të djathtë të Hysajt dhe në të majtë të Lenjanit sollën topa mjaftueshëm në zonë, por Uzuni dhe Sadiku nuk shënjestruan si duhet kuadratin. Madje edhe Hysaj e Lenjani humbën raste të mira shënimi. Padyshim, nga pjesa e parë është për t’u përmendur rasti i minutës së 24-t, ku Armando Sadiku gjuan nga vendi në hyrje të zonës, por portieri mik grushtoi. Lenjani që ndoqi aksionin, fare afër dhe i vetëm, u vonua në gjuajtje dhe i ndërhynë mbrojtësit duke i larguar topin. Në tërësi Shqipëria e dominoi takimin, ndërsa moldavët nuk erdhën asnjëherë seriozisht në portë. Në pjesën e dytë, dhjetë minutat e para të saj, kuqezinjtë ishin të çorganizuar në sulm. Mungesa e golit i bënte agresivë në vijën e parë, por të hutuar dhe pa shumë ide, duke bërë që kundërshtari, edhe pse me cilësi të paktë, të ishte dukshëm superior në aspektin psikologjik, pasi u organizua shumë mirë. Madje në dy kundërsulme të shpejta moldavët mund të kishin surprizuar nëse gjuajtjet e sulmuesve të saj nuk do të përfundonin jashtë kuadratit. Reja vendos të ndërhyjë në formacion, duke futur në fushë Roshin në vend të Lenjanit. Loja gjallërohet në krahun e majtë. Duhej të vinte minuta e 65-të, kur Roshi të shpërthente në krahun e majtë, të futej në zonë dhe të jepte asist për Cikalleshin, që u fut gjithashtu në pjesën e dytë, i cili nuk fal dhe i jep qetësi skuadrës me golin e tij. Minutat në vijim Moldavia del përpara dhe shton forcat për të barazuar shifrat. Madje krijon disa raste të rrezikshme, por mbrojtja kuqezi largon si duhet. Me kalimin e minutave moldavët nisin të dalin përpara me forca të shtuara, madje dhe me portierin shtatlartë, por mbrojtja e Kombëtares tonë reziston. Në minutën e parë shtesë nga 5 minuta gjithsej të dhëna nga arbitri, ishte Ylber Ramadani që pasi shmang dy mbrojtës në hyrje të zonës lëshon një “predhë” të fuqishme dhe realizon një gol mjaft të bukur, me një gjuajtje topazi në trekëndëshin e djathtë të portës së Moldavisë. Me këtë gol shpresat e moldavëve për të dalë me pikë shuhen përfundimisht, kështu që skuadra kuqezi ia doli të fitojë me rezultatin 2-0, duke marrë një trepikësh me mjaft vlera në rrugëtimin e saj në këto eliminatore, pasi rivalët si Islanda dhe Andorra do t’i presë në fushën tonë, ndërkohë që do të ketë nga një duel direkt në transfertë ndaj Turqisë dhe Moldavisë, pa harruar dy duelet vendimtare me Francën që luhen në vjeshtë. Festa e trajnerit Edi Reja në fund të takimit ishte më domethënëse se çdo gjë tjetër. Kombëtarja fitoi, me meritë padyshim, por kjo skuadër ka probleme. Edhe pse në ndryshim nga Panuçi ky ekip po fiton, luan më kthjellët dhe më me dëshirë, sërish i duhet shumë punë të realizojë objektivat. Fitorja e Islandës ndaj Turqisë mbrëmjen e djeshme i ka komplikuar së tepërmi pozitat e skuadrave në grupin H, ku Franca, Turqia dhe Islanda kryesojnë me nga 9 pikë secila, kurse Shqipëria renditet në vend të katërt me 6 pikë, duke lënë pas Moldavinë me 3 pikë dhe Andorrën me zero pikë.

Adriatik BALLA