BREAKING NEWS

Lombardia merr frymë,  bie numri i të vdekurve me 77 më pak dhe numri i infeksioneve 107 më pak

Lombardia merr frymë,  bie numri i të vdekurve me 77 më pak
x

Sport

Shqipëria shkëlqen në atletikë, dy kampionë Ballkani dhe një medalje bronzi

Shqipëria shkëlqen në atletikë, dy kampionë Ballkani

Shqipëria shkëlqeu dje në Kampionatin Ballkanik të atletikës, duke rrëmbyer tri medalje, dy ari e një bronzi, por mund të kishte tri ari nëse Franko Burraj nuk do të kishte cekur paksa vijën e korsisë, sepse rezultati i tij jo vetëm ishte fantastik dhe rekord kombëtar, por do ta çonte automatikisht në vend të parë në garën e 400 metrave. Ishte dita e Shqipërisë dje në atletikë dhe këtë e konfirmojnë jo vetëm medaljet, por edhe rezultatet e nivelit të lartë, dukshëm me lartësinë maksimale të dy “yjeve të atletikës, Izmir Smajlajt e Luiza Gegës.

Izmir Smajlaj kampion Ballkani, dominon garën e kërcimit së gjati

Atletika ka në përbërjen e saj një grup cilësor sportistësh që kanë rezultate të nivelit shumë të lartë dhe konkurrojnë në rang ndërkombëtar me mjaft sukses. Kështu, Luiza Gega prej kohësh e ka siguruar kualifikimin nnë Olimpiadë dhe vijon të vendosë rekorde të reja kombëtare në disiplinat e vrapimit të mesëm, sidomos në garën e saj të preferuar, atë të 3000 metrave me pengesa. Ka dhe atletë të tjerë në disiplinat e vrapimit që kanë rezultate premtuese, por dje atletika shqiptare konfirmoi një kampion të madh dhe bëhet fjalë për Izmir Smajlajn, i cili u shpall kampion Ballkani në disiplinën e kërcimit së gjati, një sukses ky i përsëritur për atletin shkodran. Izmir Smajlaj ishte protagonist kryesor në kampionatin Ballkanik të sallave të mbyllura që po zhvillohet aktualisht në Turqi. Smajlaj është shpallur kampion Ballkani në kërcim së gjati, teksa ia ka dalë të kërcejë 7.91 metra, duke bërë kështu më mirë se gjithë të tjerët. Në këtë kampionat marrin pjesë 23 shtete të ndryshme, e një ndër to edhe Shqipëria, e cila në këtë disiplinë e dominoi Ballkanin dhe falë rezultatit të Ismir Smajlajt përfaqësohet mjaft mirë. Në të vërtetë gara e kërcimit së gjati në rang ballkanik ishte një test për sportistin, i cili po përpiqet të bëjë disa gara radhazi për të arritur normën e kualifikimit olimpik, e cila kërkon një rezultat shumë më të mirë se kaq dhe bëhet fjalë për një normë 8.15 metër që është për momentin një limit që sportisti ende nuk e ka arritur ende në rezultatet e tij. Dihet që rekordi kombëtar i Msjlajat është 8.11 m, shumë pranë normës së kualifikimit dhe sportisti Izmir Smajlaj si dhe trajnerët e tij Gjergj Ruli dhe Vildan Tufi shpresojnë që në javët dhe muajt e ardhshëm ta kapërcejë këtë pengesë për t’i mundësuar atletikës shqiptare një kualifikim në Lojërat Olimpike Tokio-2020.

Luiza Gega medalje e artë, David Nikolli medalje bronzi

Smajlaj nuk ishte i vetmi që arriti sukses ditën e djeshme në Kampionatin Ballkanik. Luiza Gega nuk zhgënjeu as dje, duke merituar vendin e parë në garën e 3000 metrave, duke përsëritur kështu suksesin e saj në këtë aktivitet, pasi regjistrohet si një prej atleteve që ka fituar më shumë gara ballkanike në këtë disiplinë e ndoshta në krejt atletikën. Pra medalja e dytë e artë për Shqipërinë ka ardhur nga Luiza Gega në 3000 metra, e cila me 8’55”45 zuri vendin e parë duke marrë kështu të shtatën e artë në Ballkaniada që nga 2013-ta. Ndërkohë e bronzta ka ardhur nga David Nikolli në 1500 metra me 3’50”42, kurse keqardhja më e madhe ka qenë faulli ndaj Franko Burrajt në 400 metra, që me 47”04 do të ishte i pari në 400 metra duke dhënë dhe rekord kombëtar për atletikën shqiptare. Por përtej protestës së tanëve, Burraj ka shkelur vizën e korsisë fqinje. Të gjithë atletët tanë të dielën do të marrin pjesë në mitingun ndërkombëtar në Stamboll. Nuk është hera e parë që atletika bën një shpërthim të tillë spektakolar në garat ballkanike. Më herët Izmir Smajlaj e Luiza Gega e kanë dominuar këtë aktivitet dhe ky ishte një konfirmim për atletikën shqiptare, e cila ka ambicie madhore për të kualifikuar më shumë se një sportist në Lojërat Olimpike të Tokios gjatë këtij viti.